LIVE UPDATES
Bota

Në Kosovë hapet Java e Krenarisë, Osmani: Dashuria është e pastër dhe ne duhet ta respektojmë atë

28 Qershor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Në Kosovë hapet Java e Krenarisë, Osmani: Dashuria

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Java e Krenarisë, është mundësi për të vlerësuar dhe për të çmuar diversitetin në shoqëri.

“Dashuria është dashuri, dhe këtë gjë nuk do të duhej ta mohonte, ta kundërshtonte, apo ta sfidonte askush. Dashuria është e pastër dhe nuk bëhet në baza selektive, prandaj si të tillë duhet ta respektojmë pa asnjë kusht”, ka thënë Osmani.

Java e Krenarisë në Kosovë, ka nisur të hënën, më 28 qershor, nën organizimin e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me disa organizata të shoqërisë civile, dhe në këtë periudhë, përmes marsheve dhe paradave, mbështetet komuniteti homoseksual, lesbike, biseksual dhe transseksual (LGBTI).

Motoja e këtij viti është “Bashkë dhe Krenarë”. Sipas Osmanit, shoqëria e Kosovës ka shënuar përparim në këtë drejtim, ndonëse ka ende punë përpara.

“Të përqafosh diversitetin në një shoqëri, duhet të konsiderohet përfundimisht si vlerë e shtuar, sepse kjo gjë sjell edhe diversitet në të menduar, dhe si u tillë kontribuon në gjetje të kreativitetit, mendimit kritik, por edhe në krijimin e një shoqërie më të drejtë, e të barabartë”, ka deklaruar Osmani.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka thënë se Qeveria e Kosovës, është duke punuar në krijimin e mundësive të barabarta, për trajtim të barabartë për të gjithë pa dallim, në mënyrë që të luftohet dhe të parandalohet diskriminimi, që ka të bëjë në aspektin e orientimit seksual.

Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen. Në Kushtetutën e Kosovës thuhet ‘se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin’.

Ndërkaq, Kodi Civil thotë se ‘martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua’.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni java e pride ne kosove vjosa osmani java e pride ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?