Showbiz

Në izolim prej dy muajsh/ Më në fund Mozzik takon vajzën e tij pas karantinës, matchy-matchy me Hanën (FOTO)

Përmes disa postimeve në Instastory ai ka publikuar disa foto të ëmbla me Hanën, teksa të dy janë veshur matchy-matchy me njëri-tjetrin me atlete të njëjta. 
Featured image of article: Në izolim prej dy muajsh/ Më në fund Mozzik takon vajzën e tij pas karantinës, matchy-matchy me Hanën (FOTO) Mozzik dhe Hana

ZVICËR– Masat drastike të vendosura prej më shumë se dy  muajsh si shkak i koronavirusit ka bërë që të  gjithë njerëzit të izolohen në shtëpi. Në këtë mënyrë edhe reperi i njohur nga Kosova, Mozzik e ka pasur të pamundur të takojë të vajzën e tij Hanën.

Pasi vogëlushja e tij jeton me të ëmën, Loredanën, ish-partneren e Mozzik që prej momenti kur çifti vendosi të  ndahet.

E sigurisht që kjo kohë ka qenë shumë e vështirë për reperin, duke qëndruar shumë kohë pa takuar vajzën  e tij. Pavarësisht se ai ka komunikuar vazhdimisht me Hanën, ai kishte mall ta takonte vajzën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hana dhe Mozzik matchy-matchy.
Mozzik dhe Hana

Për fatin e mirë me rihapjen e kufijve ai sot ka udhëtuar drejt Zvicrës dhe më në fund ka takuar vogëlushen e tij.

Mozzik dhe Hana

Përmes disa postimeve në Instastory ai ka publikuar disa foto të ëmbla me Hanën, teksa të dy janë veshur matchy-matchy me njëri-tjetrin me atlete të njëjta.  Ndërsa në një foto tjetër shfaqet Hana në një vaskë duke u larë dhe Mozzik që i qëndron  pranë.

A.C/Dosja.al   

Shto Koment