LIVE UPDATES
Politike

Në Elbasan nis ndërtimi i Bashkisë me Kullë, në afërsi të godinave muzeale

26 Nëntor 2020, 07:21 Nga DOSJA

ELBASAN– Në maj të 2019, kur militantët e opozitës qëllonin me molotov kryeministrinë dhe çdo natë dhjetëra prej tyre përfundonin në komisariat, një votimi konsensusal PS-PD u ngjiz në këshillin Bashkiak të Elbasanit. Pa zhurmë dhe pa shamatë, me 34 vota pro dhe asnjë kundër, socialistët dhe demokratët e Këshillit ranë dakort për ngritjen e disa kullave në qendër të qytetit, në shpërfillje të sherrnajës politike të Tiranës, që do të çonte më pas në bojkotin e zgjedhjeve lokale nga opozita.

Lapsi.al shkruan se kryebashkiaku në ikje, Qazim Sejdini kishte hedhur farën e një projekti që do ta përçudnojë krejtësisht qendrën e Elbasanit me kulla që ngrihen edhe mbi lulishte, në afërsi të godinave muzeale apo institucioneve kryesore të qytetit.

Një prej këtyre kullave do të jetë ngjitur me godinën e bashkisë së qytetit, ndërtuar mbi tokë publike që i falet kompanisë private nga Bashkia e Elbasanit që drejtohet nga Gledian Llatja. Sipas një kontrate që mbahet e fshehtë, Bashkia e Elbasanit ka pranuar të “shkëmbejë” tokën publike të lulishteve pranë saj me punimet e kompanisë së ndërtimit për rikonstruksionin e një pjese të godinës që zgjerohet më tej. Sipas kësaj marrëveshjeje, kompania private ndërton kullën ngjitur me godinën e Bashkisë.

Akuza e PD

Afera ka disa kohë që denoncohet nga zyrtarët e PD-së në Elbasan. Sipas tyre kryebashkiaku Gledian Llatja duhet të përgjigjet se përse po i fal kompanisë ndërtuese 3500 metra katrorë tokë publike nga lulishtja ngjitur me godinën e bashkisë? “Pas teatrit me kullë, pas stadiumit me kullë, vepra e fundit e Rilindasve në ikje është një bashki me kullë. Dilema është kullë me bashki apo bashki me kullë? Janë 3500 m2 të vjedhura sipërfaqe publike për t’i dhënë privatit. Nuk ka ndërtesë nga fillimi. Ka vetëm një restaurim për një sipërfaqe jashtëzakonisht të vogël” tha sekretari i PD, Blendi Himçi në një denoncim publik.

“Në këtë lulishte që ju po shikoni nuk do të luajnë më fëmijët tanë. Ka ndryshime edhe me planin rregullues. Ishte një ndërtesë 15 katëshe që do ndërtohej për të mbuluar funksionet e bashkisë, prefekturës dhe këshillit të qarkut. Por situata ka dal krejt ndryshe. Makutëria e kësaj qeverie dhe pushtetit lokal nuk paska fund. Po vjedhin pjesët e fundit të pronave publike” u shpreh Himçi.

Përgjigjia e Bashkisë

Kryebashkiaku Gledian Llatja nuk ka dalë vetë të përgjigjet për një një çështje me shumë interes publik si kjo e ndërtimeve në qendër të Elbasanit, ku përveç të tjerave falet tokë publike në qendër të qytetit për privatin. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Bashkia u kundërpërgjigj duke akuzuar vetë denoncuesin e PD-së, Blendi Himçi, se jo vetëm ka qenë prezent në mbledhjen e 23 Majit të vitit 2019, por dhe ka votuar pro kontratës për ndërtimin e kullave, për të cilën sot kërkon llogari.

Në këtë video-montazh jepen edhe pamjet, ku shfaqet Himçi dhe proces-verbali, ku ai ka votuar pro vendimit, që parashikonte ngritjen e godinave 10 dhe 14 katëshe . “A e keni njoftuar kryetarin tuaj Lulzim Bashën se këtë kontratë ju e keni miratuar vetë?” thuhet në reagimin e Bashkisë së Elbasanit, që kujton se ngritja e kullave është në përputhje me planin rregullues të miratuar nga K.RR.T.R.SH në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.

Kontrata sekrete

Por edhe sikur zyrtarët e Partisë Demokratike të degës Elbasan të jenë hipokritë në akuzat e tyre, sërish shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Në arkivën elektronike të faqes së Bashkisë së Elbasanit, vendimi i Këshillit Bashkiak të Majit të vitit 2019 nuk ekziston. Mospublikimi i kontratës me kompaninë e ndërtimit dhe mosdhënia e llogarisë për një çështje me një rëndësi të madhe publike, e implikon direkt kryebashkiakun aktual Gledian Llatja.

Nga sa kuptohet në video-mesazhin e Bashkisë së Elbasanit do të ketë një shkëmbim trualli mes bashkisë dhe kompanisë së ndërtimit. “Për shtesën e godinës dhe për rikonstruksionin e saj, Bashkia e Elbasanit paguan zero lekë” thotë bashkia.

Por çfarë jepet në vend të lekëve?

Mesazhi vazhdon: Bashkia e Elbasanit po i jep privatit 2600 metër katror truall. Falë marrëveshjes së shkëmbimit ky i fundit kthen 5471 metra sipërfaqe godinë dhe 1481 metër katrorë sipërfaqe lulishte. Pjesa tjetër është pronë private.

Pra, ashtu siç thotë opozita, është e vërtetë se kompanisë private që do të ndërtojë kullën pranë bashkisë, po i jepen disa mijëra metra katrorë tokë publike. Skema duket e njëjtë me atë që çoi në shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Duke mbajtur të fshehtë kontratën, është rënë dakort që privatit t’i falet tokë publike për ndërtimin e kullës, në këmbim një pjese të punimeve falas. Ku është negociuar me kompaninë private? Përse është zgjedhur kjo mënyrë për të bërë rikonstruksionin e Bashkisë? Sa kushton zgjerimi i godinës dhe sa do të përfitojë kompania private?

Pyetje si këto e të tjera, mbeten pa përgjigje sot, por projekti nuk mund të mbahet për shumë kohë i fshehtë. Çështja është që me nisjen e punimeve do të jetë shumë vonë, sepse një nga zonat karakteristike të qytetit, do të ndryshojë krejtësisht nga kullat.

Largimi i Qazim Sejdinit pas 3 mandatesh nga Bashkia e Elbasanit dha idenë se PS po shkëputej nga konjukturat e krimit dhe të korrupsionit, për të cilat ishte akuzuar kryebashkiaku i vjetër. Por megjithëse i ri në moshë, zëvëndësuesi i tij Gledian Llatja nuk gjeti forcë të ndryshojë asgjë. Përkundrazi, nën patronazhin e Taulant Ballës, rioshi Llatja është bërë pjesë e një prej çudirave më të mëdha në Shqipëri: Bashkia me Kullë, një mutacion arkitekturor sa i rrallë, aq edhe i denjë për mentalitetin PPP të të zgjedhurve të Rilindjes.

LAPSI.AL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gledian llatja gledian llatja


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet