LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimet e KLP/Zgjatja e mandatit për 3 drejtues,dorëheqja e prokuroreve në Elbasan

16 Nëntor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Vendimet e KLP/Zgjatja e mandatit për 3 drejtues,dorëheqja e

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen plenare të radhës. KLP vendosi zgjatjen e mandatit si drejtues të përkohshëm edhe për 3 muaj për drejtuesit e prokurorisë së Kavajës, të Gjirokastrës dhe të Apelit në Shkodër.

KLP ka pranuar dorëheqjen e dy prokuroreve të Elbasanit Armanda Xhaferri dhe Ermira Tafani, të cilat kërkuan të largohen nga sistemi pak ditë përpara se të dilnin në Veting. Po ashtu përmes procedurës së lëvizjes paralele, është emëruar prokurore në Durrës Englantina Shehu.

KLP vlerësoi të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurorit Arben Nika, duke lejuar atë që të vazhdojë procedurën për ngritjen në detyrë, nga prokuiror i Kurbinit në drejtues të prokurorisë. Një tjetër vendim që u mor ishte dhe ai i ndalimit të Ines Danit për të ndjekur shkollën e magjistraturës.

NJOFTIMI I KLP:

Këshilli vendosi për vazhdimin e caktimit të përkohshëm, për një periudhë tre mujore, të z. Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, të z. Julian Çafka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe të z. Lazër Çardaku, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.Me vendim unanim, Këshilli vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për znj. Armanda Xhaferri, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe për zj. Ermira Tafani, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shkak dorëheqjeje.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi caktimin në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës (shpallur me Vendimin nr. 329, datë 29.12.2020), të znj. Englantina Shehu, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Në vijim, Këshilli vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, z. Etien Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të z. Kasem Berberi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të z. Erjon Imeraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të z. Astrit Halilaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurorit Arben Nika, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, duke lejuar kandidatin të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë.

Në përfundim të procedurës e verifikimit të pasurisë dhe figurës të znj. Ines Dani, kandidate për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022, Këshilli vendosi ndalimin e kandidates për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë seancës së sotme, Këshilli vendosi caktimin e datës 28 dhjetor 2021, ora 11.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedim disiplinor nr. 2346 prot., datë 29.10.2021, filluar ndaj magjistrates {…}, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës {…}

Seanca u ndoq edhe nga përfaqësues të programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet