LIVE UPDATES
Politike

“Ndryshimi i kufijve projekt i Vuçiç”, Bushati: Po ndjek politika viktimizimi

7 Maj 2019, 20:03 Nga DOSJA
“Ndryshimi i kufijve projekt i Vuçiç”, Bushati: Po

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka folur ditën e sotme për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u shpreh se ideja e ndryshimit të kufijve ka qenë ide e presidentit Vuçiç, që sipas tij po luan rolin e viktimës. 

“Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve”, – tha Bushati. 

Më tej ai shtoi: “Nuk bie dakord me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet e që mban. Ai është Presidenti i Serbisë, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interesat e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që presidenti serb ka mbajtur qëndrime kurajoze, siç ishte edhe qëndrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neo-jugosllave që na dëmtojnë”.

Pjesë nga intervista:

-Do të doja një opinion për vizitën e Presidentit Aleksandër Vuçiç , do të doja një opinion, qëndrimin etij në lidhje me Kosovën, deklarata të ashpëra nga njëra anë, por nga ata tjetër thotë është një realitet…si e shihni vizitën e tij në Tiranë nesër?

Bushati: Nesër dhe pasnesër në Tiranë zhvillohet Samiti i Brdo Brijuni që është një iniciativë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë. Më vjen mirë që kjo nismë po mban një takim në Tiranë sepse në një mënyrë a një tjetër e sjell Tiranën në fokus të zhvillimeve rajonale dhe në këtë kontekst nuk shoh ndonjë risi të veçantë nga prania e Presidentit të Serbisë nesër.

-Ndoshta është konteksti që i jep peshë..?

Por për sa i përket qëndrimit të Vuçiçit mund të them që nuk e kam parë asnjëherë avancimin e Shqipërisë, Kosovës apo popullit shqiptar në përgjithësi në kurriz të një kombi apo një populli tjetër në rastin në fjalë të Serbisë.

Mendoj që kultivimi i marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet që të vazhdojë sepse janë dy vende kyçe për stabilitetin rajonal, por nga ana tjetër Serbia nuk mund të pretendojë marrëdhënie të mira me Shqipërinë për sa kohë vazhdon agresionin diplomatik ndaj Kosovës.

Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve. Gjithashtu në Serbi ka një politikë që unë e kam konsideruar si “politika e lisharësit” pasi Serbia ja lejon vetes që të ulet në disa karrige në të njëjtën kohë.

Nga njëra anë pretendon dhe kërkon që të jetë anëtare e BE dhe nga ana tjetër thotë që do të duhet që të konsultohet me Presidentin e Rusisë apo me atë të Kinës se çfarë qëndrimi do të mbaje në raport me dialogun me Kosovën. Kësaj qasje të Serbisë është rasti qe në ti përgjigjemi në mënyrë asimetrike duke vijuar linjëzimin e politikës së jashtme dhe të qëndrimeve me BE dhe duke u konsultuar me aleatët kryesor strategjik për çështje të rëndësishme. Nuk bie dakord me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet e që mban. Ai është Presidenti i Serbisë, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interesat e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që presidenti serb ka mbajtur qëndrime kurajoze, siç ishte edhe qëndrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neo-jugosllave që na dëmtojnë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati ndryshimi i kufijve vuçiç ideator i ndryshimit të kufijve ditmir bushati ndryshimi i kufijve vuçiç ideator i ndryshimit të kufijve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet