LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndotja nga hidrokarburet mban peng Gjanicën dhe rilindjen urbane në Fier

16 Tetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
Ndotja nga hidrokarburet mban peng Gjanicën dhe rilindjen urbane në

FIER– Qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për rehabilitimin urban të qytetit të Fierit, pa zgjidhur ndotjen e vazhdueshme të Gjanicës nga kompanitë e naftës, që i derdhin mbetjet e tyre në lumë. Materiali u përgatit nga gazetari Vladimir Karaj për rrjetin investigativ BIRN.

Gjatë viteve të fundit, qeveria investoi miliona euro në rehabilitimin urban të Fierit. U prishën ndërtimet pa leje, u rehabilituan brigjet e lumit, u mboll bar, u shtruan pllaka dhe u ngritën ura këmbësorësh. Por ndotja e lartë e hidrokarbureve i mban larg banorët nga shëtitorja e re në qendër të qytetit.

“Të dalësh këtu në darkë me fëmijët, të mbyt era e amoniakut, era e karburanteve. Është bërë gjith ky investim… vetëm për kompanitë që derdhin mbeturinat në atë”, thotë Aleksandër Robo, banor i Fierit.

Sipas Agjencisë Rajonale të Mjedisit, ndotja e lumit Gjanica vjen si rrjedhojë e shkarkimeve nga kompanitë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

“Janë kryer 11 inspektime janë vendosur 5 masa administrative dënim me gjobë me vlera të ndryshme, nga 5 milionë lekë të vjetra deri në 10 milionë”, thotë një inspektor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit

BIRN mësoi se një nga kompanitë e gjobitura është dhe rafineria e naftës në pronësi të “Al Global Oil”. E vendosur në zonën industriale të qytetit, kjo kompani i derdh ujërat teknologjike në një kolektor pranë lumit.

Drejtuesi teknik thotë se shkarkimet e rafinerisë janë brenda parametrave të lejes mjedisore. Ai pranon se në rast vërshimesh edhe mbetje nga rafineria përfundojnë në lumë, por këto janë raste të rralla.

“Ne vërtet shkarkojmë në Gjanicë, shkarkojmë ujëra teknologjikë, por këto janë brenda parametrave. Ka raste ku mund të vinë edhe nga rafineria, në momentet që ka shira dhe ka përmbytje”, thotë Robert Shehaj, nga “Al Global Oil”.

I gjatë 42 kilometra, Gjanica është një degë e lumit të Semanit. Ai konsiderohet si lumi më i ndotur në Shqipëri. Përveç rafinerisë së Fierit, në këtë lumë shkarkon ujërat teknologjike edhe rafineria e Ballshit dhe stacioni i dekantimi i fushës naftëmbajtëse të Visokës.

Fatos Mihali, drejtues i një televizioni në Fier, shprehet se investimet e Rilindjes Urbane në brigjet e Gjanicës nuk e kanë zgjidhur problemin e ndotjes, e cila sipas tij duhej të ishte prioritet.

“Ky lum tashmë është prishur fare dhe qytetarët ndjejnë aroma të pakëndëshme, mbytësë, jashtëzakonisht të rënda, sidomos gjatë verës kur temperaturat janë shumë të larta. E para fare kjo duhet të ishte, të heqim derdhjen, të heqim mundësinë e shkarkimeve në Gjanicë – që nga burimi deri këtu, dhe pastaj të merreshim me mirëmbajtjen dhe rregullimin e saj”, thotë zoti Mihali.

Kryetari i bashkisë së Fierit shprehet se ndotja e sotme e Gjanicës ka filluar gjatë kohës së komunizmit, periudhë kur qeveria i dha përparësi industrisë së naftës. Megjithatë, ai thekson se ka ardhur koha që këto raporte të rishikohen duke i kushtuar rëndësinë e duhur mjedisit.

“Lumi Gjanica ishte një lumë plotësisht i pastër, madje thonin se këtu madje lanin rrobat shpesh herë. Por ndërtimi i rafinerisë së Fierit dhe Ballshit dhe në një lloj kuptimi me një lloj vetdije të plotë ku dekantimi do të derdhej në lumë, bëri që çdo gjë të ndryshonte negativisht. Zgjidhejet janë që këto kompani, qoftë kompanitë që operojnë rafineritë, qoftë kompanitë që operojnë në nxjerrjene naftës ti investojnë një pjesë të fitimeve të tyre në këtë sektor”, thotë zoti Aramando Subashi.

Sipas Subashit teknologjia për impiantet e pastrimit ekziston dhe kërkohet një investim nga kompanitë hidrokarbure prej 2 deri në 4 milionë euro për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armando subashi gjanica ndotja urbane ne fier armando subashi gjanica ndotja urbane ne fier

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale