Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ndotet me naftë bregdeti i Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes
12 Nëntor 2021, 19:17Nga DOSJA
LEZHË– Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim, kapitenin e anijes Ermir Kosova, që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Në njoftimin e bërë, Policia njofton se rreth orës 15:10 jemi njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shetitores në bregdetin e Shëngjinit. Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë
Identifikohet dhe shpallet në kërkim kapiteni i anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Rreth orës 15: 10 , jemi njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare , se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shetitorës në bregdetin e Shëngjinit.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, të Komisariatit Lezhë dhe specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë kryher veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin E.K., për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.
Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe, ku do të qëndrojë edhe ditën e nesërme. Nga takimet e Ramës në Francë, kan...
TIRANË– Vazhdon përplasja mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “News24”, kryedemokrati Lulzim Basha, k...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot, “Foltoren” në qytetin e Sarandës. Në fjalën e tij, Berisha ftoi kryedemokratin Lulzim Basha q...
SARANDË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Lulzim Basha do të shoh firmat e mbledhura, duhet ta bëjë atë si anëtar i Partisë Demokratike. ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe aksionin që ky i fundit ka nisu...