Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot, “Foltoren” në qytetin e Sarandës. Në fjalën e tij, Berisha ftoi kryedemokratin Lulzim Basha që të shkojë të kontrollojë të gjithë firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Por ka një kusht; Basha të shkojë të shohë 4200 firmat te zyra e Palokës por si anëtar i PD-së dhe jo si kryetar pasi sipas tij nuk ka asnjë tagër.
Berisha nënvizon se nuk i publikon emrat sepse sipas tij i ruan të dhënat personale nga publiku, por shtoi se nuk ka asnjë fshehtësi ndaj anëtarëve të tjerë demokratë. Më pas, shoqëruesja e tij në këtë qytet, aktivistja politike, Evi Kokalari tha se Basha kishte dalë në një intervistë në të njëjtën orë me Berishën, duke e konsideruar si këshillim të gabuar që i ishte bërë.
Ndërsa vetë Berisha pasi listoi edhe njëherë të njëjtat akuza ndaj Bashës, duke e konsideruar si “pengkryetar”, nuk u kursye as ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se e shndërroi vendin në delen e zezë të Ballkanit. Kësaj herë, ndryshe nga të gjitha takimet e tjera, Berisha e ka mbyllur fjalën me një urim për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, e cila luan sonte kundër Anglisë. Ndërkohë që u njoftua se takimi i radhës do të zhvillohet në Fushë Krujë.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Ligji për shpronësimet, Berisha nga Saranda: Do të anulohet i pari
‘Foltorja për PD’, Garo: Takimi i radhës është në Fushë Krujë të martën
‘Foltorja’ në Sarandë/ Berisha takon shokun e ngushtë: Njihemi që prej fëmijërisë
Foltorja për PD, Kokalari: Basha vendosi të japë intervistë për të hequr vëmendjen
E FORTË! Berisha ftesë Bashës: Do t’i shohësh firmat? Shko si anëtar i thjeshtë…
Berisha për Bashën: I shkolluar në perëndim, por i ardhur nga Koreja e Veriut
Foltorja në Sarandë, Berisha: Basha, njeriu primitiv që ka frikë nga firmat tuaja
‘Foltorja’ e fundit e Berishës ishte në Pogradec, aty ku ish-lideri historik i partisë Demokratike, u takua me qytetarët demokratë të zonës. Ish-lideri historik i demokratëve ka marrë nismën për grumbullimin e firmave të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha. Mes të dyve ka nisur një luftë e ashpër pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator të këtij viti. Basha u justifikua se nuk mund të dilte kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen e paraardhësit të tij “non grata”.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e një efektivi policie, i cili akuzohet p...
SARANDË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Lulzim Basha do të shoh firmat e mbledhura, duhet ta bëjë atë si anëtar i Partisë Demokratike. ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe aksionin që ky i fundit ka nisu...
TIRANË– Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë ditën e sotme pranë qytetit të Dibrës. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 4.0 të shkallës Rihter. Epiqen...
ELBASAN – Një zjarr ka rënë ditën e sotme në pyllin me gështenja në Labinot mal, afër Elbasanit.Mendohet se zjarrvënia ka qënë qëllimshme. Zjarri ka nisu...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar të gjithë delegatët se më 11 dhjetor do të thirret tek Pallati i Kongreseve Kuvendi Kombëtar i PD-s...
FIER-Përfundoi me përplasje të forta fizike me policinë, protesta e zhvilluar ditën e sotme nga fermerët e Lushnjes dhe Fierit në rrethrrotullimin e Plugut në L...
LUSHNJË –Fermerë, eksportues dhe prodhues janë mbledhur në Lushnjë për kundërshtuar ndryshimet e paketës së re fiskale për vitin 2022, Heqja e TVSH-s...
Banorët e këtyre zonave po bien pre e vjedhjeve çdo natë. Ata shprehen se pjesën më të madhe të natës e kalojnë zgjuar me frikën se hajdutët do tu hynë n...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi theksoi se Kuvendi do të mblidhet vetëm nëse protokollohen firmat dhe vërtetoh...