LIVE UPDATES
Politike

Financimi nga Rusia/ Ambasadori rus: Biznesmenët tanë as se dinë që ekziston PD

29 Mars 2019, 10:00 Nga DOSJA
Financimi nga Rusia/ Ambasadori rus: Biznesmenët tanë as se dinë

TIRANË- Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe akuzat ndaj Partisë Demokratike për ndikim nga Moska.
Gjatë një interviste për A2 CNN, Karpushin tha se akuzat për ndikim rus janë të rreme dhe se Moska nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

Më tej, ai thotë se financimet nga Rusia janë akuza dhe shpifje të amplifikuara nga mazhoranca socialiste, ku sipas tij, spikat deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë nga intervista:

Kriza më e fundit politike në vend ka rinxjerrë në pah akuzat që palët i bëjnë njëra-tjetrës për ndikimin rus në jetën politike të vendit. Kryeministri Edi Rama e përmendi në konferencën për shtyp me kryeministrin Zaev, kurse prokuroria po heton burimin e parave që Partia Demokratike ka përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, për të cilat është akuzuar se janë fonde ruse. A keni gisht ju, Rusia, në krizën e fundit politike në vend?

Ambasadori: Duke folur për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në procesin aktual politik në Shqipëri, dëshiroj të kujtoj se parimi themelor i politikës së jashtme ruse është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera. Ky parim është plotësisht i zbatueshëm edhe në marrëdhëniet tona me Shqipërinë.

Për sa u përket akuzave të pasqyruara nga mediat shqiptare për rritjen e njëfarë ndikimi negativ të Rusisë, për financimin prej saj të opozitës shqiptare, medias apo edhe politikanë të caktuar, dua të them se të gjitha këto, në thelb, janë absolutisht absurde dhe të pabaza. As nuk do të doja t’i komentoja, aq më tepër të argumentoja se përse ato nuk janë të vërteta. Megjithatë, do të them disa fjalë për këtë temë.
Është e qartë se teza e përhapur në media, e përsëritur në deklaratat e drejtuesve të niveleve të ndryshme për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të Shqipërisë, jo rastësisht është hedhur në qarkullim. Kjo lidhet me tensionimin e situatës së brendshme politike në vend ku “faktori rus”, për fat të keq, përdoret në përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës.

Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit. Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi.

Është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet. Për shembull, kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Sidomos zbavitëse është kur deklarata të tilla bëhen në Itali, me të cilën Rusia ka tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore, si edhe ndërveprim shumë intensiv politik. Midis vendeve tona ka një numër mekanizmash të rëndësishëm bashkëpunimi duke përfshirë takimet e rregullta të Komisionit Ndërqeveritar. Dhe tani bëni një krahasim me Shqipërinë, ku shkëmbimet tregtare dhe ekonomike me Rusinë janë tepër të politizuara dhe praktikisht nuk ecin përpara. Ndërkohë që sesioni i fundit i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri është zhvilluar gati 10 vite më parë.

Endri Xhafo: A mund t’ju ndërpres një moment zoti Ambasador? Ju, kur thoni “deklaratat e bëra në Itali”, i referoheni intervistave të fundit të kryeministrit për mediat italiane?

Po, e kam fjalën edhe për deklaratat e Kryeministrit Rama i cili u shpreh se çdo ngadalësim i rrugëtimit evropian të Shqipërisë është gjoja në interes të Rusisë. Do të doja të thoja me përgjegjësi të plotë: Moska kurrë nuk ka kundërshtuar as zgjerimin e BE-së, as integrimin evropian të Shqipërisë. Ne nuk pajtohemi me disa qëndrime në bllok të Brukselit, si për shembull, përpjekjet e tij për t’i vënë vendet kandidate përpara një zgjedhjeje artificiale: ose me Moskën, ose me Brukselin. Megjithatë, drejtuesit më të lartë të Rusisë, përfshirë edhe Presidentin Putin, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se për vendin tonë BE-ja është një fqinj i rëndësishëm dhe partneri kyç ekonomik. Do të përmend vetëm një shifër: aktualisht 45% e shkëmbimeve tregtare të Rusisë realizohen me Bashkimin Evropian, dhe kjo ndodh pavarësisht sanksioneve.
Për fat të keq, elitat qeverisëse të Shqipërisë nuk e shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar marrëdhënie pragmatike njëkohësisht edhe me Rusinë, edhe me BE-në. Por, ky nuk është faji ynë. Udhëheqja shqiptare me vetëdije sakrifikon perspektivën e partneritetit dypalësh, përfshirë këtu edhe rritjen e fluksit të turistëve rusë, e cila mund të kontribuonte në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Tendenca për të përmbushur objektivat e menjëhershëm politikë mbizotëron mbi mendimin strategjik për një perspektivë afatgjatë.

Endri Xhafo: Zoti ambasador ndjesë, t’i rikthehem edhe njëherë çështje së financimeve: Në mënyrë nominale dhe të prerë ju mohoni që Rusia të ketë financuar Partinë Demokratike, kryetarin e saj Lulzim Basha, apo figura të tjera të jetës politike apo mediatike në vend?

Unë tashmë ju fola për absurditetin dhe pathemelësinë e materialeve të tilla në mediat shqiptare. Nëse i analizojmë ato me kujdes, do të shohim se në to nuk ka as edhe një fakt të vetëm konkret, por vetëm hamendje. Dhe kryesorja është që nuk shpjegojnë motivet apo, të paktën, ndonjë arsye të financimit të Partisë Demokratike nga burimet ruse. Madje, unë dyshoj se biznesmenët rusë kanë dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e saj. Përse duhet t’i japin para Partisë Demokratike? Mos vallë është më proruse sesa Partia Socialiste? Jo, aspak. Sot ne shohim se njësoj si mazhoranca, ashtu edhe opozita nuk janë të prirura për të bashkëpunuar me Rusinë dhe janë futur në garë me njëra-tjetrën se kush bën më shumë deklarata antiruse. Në të njëjtën kohë, aleatët e demokratëve në parlament organizojnë aktivitete rusofobike në Uashington me mbështetjen e kongresmenëve amerikanë. Nga të gjitha këto, çfarë mund ta shtyjë Rusinë, të paktën teorikisht, për të mbështetur opozitën shqiptare?

E kuptoj, natyrisht, që Shqipëria po përpiqet, në çdo aspekt, të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara, ku tashmë prej disa vitesh trumbetojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Megjithatë, shikoni ju lutem se si përfundoi hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller. Pas shumë hulumtimeve dhe një fushate të pafundme propagandistike në media, të gjitha akuzat për “dorën e Kremlinit” kanë plasur si një flluskë sapuni. A mendoni se ndonjë nga politikanët, ekspertët, gazetarët në Perëndim apo në Shqipëri do t’i kërkojë falje Rusisë për të gjitha fyerjet e bëra ndaj vendit tonë në kontekstin e kësaj historie? S’di pse, mua më duket se jo.

Ka edhe një moment tjetër interesant që dua ta përmend. Pak kohë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë një politikan me përvojë, e paraqiti lajmin e rremë për financimin e Partisë Demokratike si një fakt të vërtetuar. Ai deklaroi haptazi se kandidatët për postin e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar caktohen dhe madje paguhen nga Moska. Kjo deklaratë më duket një gabim.

Dakord zoti ambasador, që ta mbyllim çështjen e financimeve: Rusia nuk jep, biznesmenë ruse nuk japin financime të fshehta, sipas jush. Po financime publike a jep Rusia apo ambasada ruse për shqiptarë? Kam parasysh këtu në vitet ’90 pati disa studentë shqiptarë që studiuan në Rusi, njësoj siç studiuan në një vend tjetër të lindjes siç ishte Rumania, që asokohe nuk ishte ende anëtar as i NATO-s, as i Bashkimit europian.

Ambasadori Karpushin: Nuk e kuptoj, përse përmendët Rumaninë? Pasi studentët shqiptarë studiojnë në të gjithë botën. Po, është e vërtetë që në Rusi ekziston një program i posaçëm shtetëror, sipas të cilit qeveria u ofron çdo vit maturantëve të huaj bursa falas për të studiuar në universitete ruse. Dhe ky program realizohet edhe sot.
Universitetet ruse janë prestigjioze dhe tërheqëse për studentë nga e gjithë bota. Të rinjtë shqiptarë nuk përbëjnë përjashtim dhe demonstrojnë një kërkesë të qëndrueshme për t’u arsimuar në Rusi. Jam i sigurt se qeveria shqiptare është e interesuar për trajnim të specialistëve të kualifikuar, të cilët kur të kthehen në atdhe do të japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit të tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh procesin e largimit të popullsisë nga Shqipëria, si edhe deficitin e

punonjësve të rinj të kualifikuar.
Në vitin 2018 në kuadër të këtij programi më shumë se 15 mijë aplikantë nga e gjithë bota morën bursa studimi, duke përfshirë edhe 53 studentë nga Shqipëria. Këtë vit do të fillojnë studimet e tyre në Rusi edhe 51 studentë të tjerë shqiptarë. Gjithsej, në Rusi janë diplomuar disa qindra shqiptarë, përfshirë këtu ambasadorë aktivë dhe drejtorë të drejtorive në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të mos përmendim mijëra shqiptarë që studiuan në universitetet e Bashkimit Sovjetik, si për shembull shkrimtari Ismail Kadare i cili ka mbaruar në Moskë, apo babai i Kryeministrit aktual të Shqipërisë që është diplomuar në Akademinë e Arteve në Shën Petërburg.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alexander karpushin financimet ruse lobimi rus i pd ne shba alexander karpushin financimet ruse lobimi rus i pd ne shba

Sondazh

Poll

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh