Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit në muajin nëntor, pas një serie prej tre muajsh radhazi në rënie.
Vrojtimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit i Bankës së Shqipërisë shënoi rritje me 0.9 pikë në muajin nëntor. Rritja u përcaktua kryesisht nga përmirësimi i besimit në sektorin e ndërtimit dhe nga një rritje e lehtë e besimit konsumator.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 6.3 pikë përqindje në muajin nëntor, duke arritur vlerën më të lartë të pesë viteve të fundit. Rritja e treguesit reflektoi kryesisht vlerësimin optimist të bizneseve për porositë aktuale. Bizneset vlerësuan gjithashtu në përmirësim aktivitetin ndërtues gjatë muajve të fundit. Rritje regjistruan dhe pritjet për nivelin e punësimit dhe të çmimeve në të ardhmen.
Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje, duke reflektuar kryesisht pritjet e tyre më pozitive për gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe situatën e tyre financiarë në të ardhmen. Por, ndërkohë, vlerësimi i konsumatorëve për blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për blerjen e tyre në të ardhmen ishte në rënie edhe për nëntorin.
Treguesi i besimit në shërbime mbeti pothuaj i pandryshuar nga niveli i muajit të kaluar (me një rritje të lehtë pre 0.1 pikë përqindje). Bizneset vlerësuan më pak pozitivisht ecurinë e tyre gjatë këtij muaji, megjithëse kërkesa për shërbimet e ofruara u vlerësua në rritje. Pritjet e tyre për të ardhmen janë vlerësuar më pozitivisht si për kërkesën për shërbime ashtu edhe për situatën e punësimit. Pritjet për çmimet që do të vendosin në muajt e ardhshëm janë rishikuar për poshtë nga bizneset e sektorit të shërbimeve.
Treguesi i besimit në tregti ra me 1.2 pikë përqindje në muajin nëntor. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë mbi mesataren historike. Rënia e treguesit reflektoi kryesisht vlerësimet më të dobëta të bizneseve të tregtisë për ecurinë aktuale të biznesit. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit dhe të punësimit në muajt e ardhshëm janë vlerësuar me rënie. Ndërkohë, pritjet për çmimet e produkteve të tyre në të ardhmen kanë vijuar prirjen rritëse në këtë muaj.
Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 2.7 pikë përqindje në muajin nëntor, duke reflektuar kryesisht vlerësimin më të ulët të bizneseve për prodhimin aktual. Po ashtu, vlerësimet e tyre për kontratat porositëse në total u vlerësuan më dobët në krahasim me një muaj më parë. Ndërkohë, vlerësimi për kontratat nga eksportet shënoi rritje. Pavarësisht rënies mujore, besimi qëndron 8.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Pritjet e bizneseve për ecurinë e prodhimit, për situatën e punësimit dhe çmimet e shitjes në muajt e ardhshëm janë me rritje./MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Euro e nisi javën me rënie të mëtejshme ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 120.92 lekëve, duke r...
Kriza energjetike vuri në pikëpyetje këta muaj mënyrën sesi menaxhohen burimet hidrike dhe ruajtjen e interesit publik dhe ekonomik në zinxhirin e kompanive, që...
TIRANË – Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve është pothuajse e ngrirë edhe këtë vit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financ...
TIRANË – Kostot në sektorin e ndërtimit u rritën në nivelin më të lartë të dekadës në tremujorin e tretë, kryesisht prej rritjes së çmimeve në...
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet ende në udhëkryq si një proces i gjatë që nuk është e qartë sa kohë do të marrë. Por vetvetiu qëndrimi sta...
Është konfirmuar transaksioni i shitjes së degës së bankës greke Alpha bank në Tiranë te hungarezët e OTP-së. Alpha Bank (ACBr.AT), një nga katër bankat më...
TIRANË – Eurobondi i parë 10-vjeçar i Shqipërisë u emetua më herët se planifikimi fillestar, për t’i paraprirë rritjes së pritshme të normave ...
TIRANË – Prej tre vitesh qeveria shqiptare jep bonus në para për çdo fëmijë shqiptar që regjistrohet në librat e gjendjes civile. Politika, që...
Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve do të diferencohen bazuar në faktorët që ndikojnë në rrezikun për të...
Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë mish dhe produkte të tjera me origjinë shtazore drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas BE, perimet made in Albania j...