LIVE UPDATES
Ekonomi

Në treg ka shumë valutë! Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

7 Dhjetor 2021, 06:10 Nga DOSJA

Euro e nisi javën me rënie të mëtejshme ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 120.92 lekëve, duke rënë për herë të parë këtë vit poshtë nivelit të 121 lekëve.

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit të euros me lekun që nga gushti i vitit 2019.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e Euros shpjegohet kryesisht me kërkesën e paktë për të në raport me prurjet e saj, që ngelen në nivele të larta.

Nënçmimi i euros në nivele të tilla në këtë periudhë të vitit nuk është i zakontë, për më tepër që zhvillimet ekonomike, në teori, nuk duket se e favorizojnë një rënie të këtyre përmasave.

Sipas Instat, për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përmirësimi i kërkesës së brendshme dhe sidomos rritja e çmimeve ka sjellë një rritje të ndjeshme të importeve. Në veçanti, blerjet në vlera të mëdha të energjisë elektrike pritej që të ushtronin një ndikim më të ndjeshëm dhe më të zgjatur në kursin e këmbimit mes euros dhe lekut.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, në mënyrë, deri diku të papritur, euro në javët e fundit po shënon një cikël të ri të mbiçmimit. Një faktor që mund të shpjegojë deri diku këtë tendencë mund të jetë edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh i muajit nëntor. Duke qenë se shpenzimet e qeverisë shqiptare janë kryesisht në lekë, pjesa e Eurobondit që do të përdoret për të shlyer deficitin logjikisht do të këmbehet në lekë, duke shtuar ofertën e euros në tregun e brendshëm valutor.

Përtej ndikimit të supozuar të Eurobondit, agjentët e këmbimit valutor ngelen të mendimit se prurjet informale të valutës vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në kursin e këmbimit.

Një mbiçmim i lekut në kursin e këmbimit me euron për momentin është një faktor që ndikon pozitivisht për të amortizuar presionet e jashtme inflacioniste dhe për të kufizuar përcjelljen e tyre tek çmimet finale të konsumit në vend. Rreth 55% e importeve të Shqipërisë vijnë direkt nga vendet e Bashkimit Europian, pa llogaritur këmbimet me vendet e rajonit dhe vendet e tjera europiane që kanë euron si monedhë referuese në këmbimet tregtare.

Ata që fitojnë nga një nënçmim i euros janë edhe huamarrësit në monedhën europiane dhe që të ardhurat e tyre i kanë në lekë. Këtu përfshihet një pjesë e madhe e portofolit të kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Ata që humbasin nga ky nënçmim janë kryesisht eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në euro. Megjithatë, në kategorinë e depozituesve humbja nga kursi mund të jetë relative, duke pasur parasysh se asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, janë të kuotuara në euro./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi bie vlera e euros euro valute bie vlera e euros euro valute


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës