Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MIRDITË- Fenomeni i ndërtimit të HEC-eve në Valbonë ka ngritur në revoltë edhe banorët e Mirditës, të cilët, ditën e djeshme, u bënë bashkë për ti thënë jo ndërtimit të dy HEC-eve, të cilët janë parashikuar të ndërtohen mbi lumin Urakë.
Revolta e banorëve duket qartë, ata akuzojnë vendimet e qeverisë, i cili sipas tyre, është abuziv. Përgjatë lumit të Urakës janë disa kanione, ndërsa në të ka dhe peshk të llojit troftë.
Kam disa vendime këtu, është turp të thuash që janë vendime të shtetarëve, shtetarë jo që jo se këta janë burrecë shteti, këta janë maskarenj dhe dallaverexhi. Nëse qeveritari ka në mendje vetëm bllokimin dhe PPP-të, koncesionet, populli do të marrë vetëm tritolin. Këtë ta dinë. Nuk ka burrë nënë që na nxjerr nga ky vend.
Banor i Mirditës
Ndërsa, disa të tjerë e shohin si pasurinë e fundit të përbashkët që këtij komuniteti po i grabitet, ndaj shprehen të vendosur për ta mbrojtur me çdo mjet.
Na bllokon frymëmarrjen.Kjo ka mbetur pasuria për zonën e Kurbneshit, edhe këtë duan të na e marrin, me e deviju. Ky lumë që e ka falë Zoti dhe natyra është i këtij komuniteti.Tjetër pengesë shteti nuk mund ti bëjmë por nuk do të lejojmë të bëhet asnjë lloj punimi këtu. Ka një histori shumë domethënëse, si të dorëzohemi ne para një njeriu që nuk e njohim fare, nuk e dimë kush është ai dhe vjen dhe na e merr pasurinë këtu.Si lejohet kjo punë?Nuk do të lejohet dhe nuk ka për tu lejuar deri në pikën e fundit. Do të bëjmë gjithçka është e mundur deri në bllokim total. Ta fshijnë nga mendja se bejlerë dhe agallarë të vegjël duke filluar nga Ministritë dhe dikasteret e qeverisë deri te kryetari i bashkisë me disa vocërrakë drejtora, ta fshijnë nga mendja që do të përfitojnë dhe nëpërkëmbin njerëzit në komunitetin e Selitës. Në Kurbnesh që nga 1957 ka pasur vetëm grabitje, grabitje mineralesh, grabitje pyjesh dhe dhënie jetë njerëzish. Tani po grabisin dhe të fundit shpresë, lumin. Nuk duhet lejuar absolutisht grabitja.
Banor i Mirditës
Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas.
Ky projekt që po bëhet është një projekt komplet korruptiv, nuk është marrë fare mendimi i banorëve. Duhet ta dinë se Selita dhe Kurbneshi është i banorëve dhe nuk është i atyre. Lumin ne nuk do ta falim edhe sikur të vinë dhe të na gjuajnë me molotov. Nuk do ta lëmë kurrë.
Lumi është ai që na ka mbetur, është arteria kryesore. Nëse do të pritet kjo lloj arterie, këtu vdes gjithçka, vdes ajri, vdes mjedisi natyror. Kam ardhur nga posaçërisht nga emigracioni për të protestuar për këtë padrejtësi mjedisore që i bëhet këtij komuniteti.Kanë punuar gjithë jetën, kanë dhënë jetën dhe gjakun për këtë vend.
Banor i Mirditës
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ornela Naqellari kaloi vettingun më 13 mars, por KPK ka rihapur hetim ndaj saj, duke ngritur dyshim...
TIRANË- Partitë politike duket se kanë probleme me deklarimin e saktë të të dhënave pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, pasi të paktën 62 prej t...
Tiranë- Diktatori Enver Hoxha pasi prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, nisi një kapitull të ri. Ai u rreshtua në krahë të Bashkimit Sovjetik dhe që nga viti 1...
TIRANË- Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim. Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po ...
Elbasan- Kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha është liruar nga kjo detyrë me firmë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjionaj pasi është emëruar në një t...
TIRANË- Një prej studentëve që tentoi t’i hidhte bojë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, është shprehur se ai dhe shoku i tij janë dhunaur në...
TIRANË- Ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka reaguar për vrasjen e ish të burgosur të komunizmit Haxhi Baçinozi. Në një po...
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjajren e ndodhur pak ditë më parë në lagjen “Komuna e Parisit”. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se k...
TIRANË- Gjatë festimeve të sotme në Tirianë për Ditën e Verës, të organizuara nga Bashkia Tiranë, një grup qytetarësh nuk kanë harruar të kujtojnë Ardit Gj...