Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE– Dosja.al mëson detaje të reja për operacionin “Abuzuesit”, i finalizuar mbrëmë në Durrës, ku u prangosën 17 zyrtarë të policisë dhe të pushtetit vendor. Mësohet se dyshimi kryesor për këtë grup ka ardhur pas një informacioni që ka dalë nga Lezha, në muajin shtator 2019, se në Durrës është favorizuar një grup për ndërtime pa leje. Denoncimi është dorëzuar në Komisariatin Dixhital, ku sipas personit anonim, ishte grupi i arrestuar, që i bënte foto objekteve, më pas i tjetërsonin dhe fshinin gjurmët. Sipas dosjes, policët lejuan ndërtimet pa leje për një pagesë që varionte nga 1500 deri në 7 mijë euro. Ata madje mësonin edhe ndërtuesit, duke iu thënë se gjatë kontrolleve, do të thonin se godinat e ndërtuara ishin të vjetra.
Ndërsa, në qershor të 2019, gjatë fushatës elektorale, ka nisur verifikimi në terren, për disa objekte që ishin në themel ndërsa sot, kanë arritur në 4 kate. Sipas grupit hetimor, specialisti i zonës, madje kishte marrë informacion, duke këshilluar ndërtuesin të pezullojë aktivitetin, pasi një qytetar e kishte denoncuar te Komisariati Dixhital. Për dy denoncime të ardhura në fshatin Jubë, punonjësit e policisë kanë raportuar se nuk kishte shkelje dhe se denoncimet kanë qenë të rreme, dhe në vend të fotove të fshatit Jubë, kanë përdorur ato të fshatit Rrushkull. Shpërdorimi i detyrës nga ana e policëve ka vijuar edhe me lejimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.
Ndërkohë që Dosja.al ka siguruar edhe emrat e 13 prej të arrestuarve:
13 nga të arrestuarit:
Besnik Domi-shef rendi në Shijak;
Sami Xhafa-shefi i stacionit të policisë Manzë;
Ermal Petova-OPGj Manzë;
Nikollë Marku-OPGj Manzë;
Agim Osmani-ndihmës specialist policia Durrës;
Haxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati Shijak;
Petrit Neziri-ndihmës specialist policia Manzë;
Ndricim Shika-ndihmës specialist policia Shijak;
Gjergji Gerco-sekretar njësisë administrative Sukth;
Jul Kacadej-specialist IMT-ja Shijak;
Marjus Shahini-kryeinspektor IMT-ja Shijak
Adem Lika-ndërtues;Dëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës;
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)
Operacioni i koduar “Abuzuesit” u finalizua mbrëmë në Durrës, pas hetimit tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit. 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa 1 person është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është pezulluar nga detyra.
(F.g:E.K/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Përgjime të reja janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë për skemën e prostitucionit të Hermes Nikajt, që njihet ndryshe si Zogu i Tiranës. Në disa b...
Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt pas akuzave të PD-së se në vitin 2000 gj...
TIRANE- Emri i Dritan Zaganit është hequr papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar ...
Tiranë-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje që Prokurorët punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozi...
PUKË– Sipërfaqja e liqenit të Pukës ka ngrirë krejtësisht pas temperaturave të ulëta duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës, sidomos fëmijët. Vetë...
TIRANË- 12 orë pasi vrau kunatën e tij, 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku në sy të vajzës dhe familjarëve të tjerë të saj, është arrestuar nga Poli...
FIER– Ladimir Seitaj, daja i Ervis Zotajt, ka kërkuar ndëshkim për nipin e tij, për ngjarjen e rëndë ku u vra Drita Saliaj. Ai tha se nipi i tij iu ka ulur kokë...
BE– Shtimi i numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së ka detyruar Ministrinë e Brendshme që të nxjerrë dy urdhra të posaçëm për të shtua...
TIRANË– Pronari i banesës ku Enkeleda Çopaku, e cila u vra sot nga kunati, banonte me qira, ka kërkuar dënim maksimal për autorin e krimit, Erdet &C...
Tiranë- Detaje të reja ka treguar gazetarja Klodiana Lala për vrasjen e Gëzim Gjuriqit në Tropojë më 6 janar. Ajo ka treguar në emsionin “Opinon” se pista ku po...