LIVE UPDATES
Sport

Nderime dhe rrespekt në ditën e ‘Futbollistit të Shekullit’ Panajot Pano, Hajdari: Stadiumi kombëtar të mbaj emrin e ti

10 Mars 2019, 15:50 Nga DOSJA
Nderime dhe rrespekt në ditën e ‘Futbollistit të

Legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano, i ashtuquajturi ‘Futbollisti i Shekullit’ ndërroi jetë 9 vite më parë duke lënë pas emrin e tij dhe të gjithë historinë e madhe.

Futbollisti ende sillet ndërmend me nostalgji nga shumë sportdashës, ku madje në nder të tij organizohet dhe kupa ‘’Panajot Pano’’ mes gazetarëve sportiv.

Rrespekti për Panajot Panon mblodhi sot shumë njerëz në Mak Albania Hotel, në një përkujtimore për futbollistin që shkëlqeu me bluzën e Partizanit.

Nëse do ishte ftuar e gjithë Shqipëria, të gjithë do të vinin.

Në këtë takim bënin pjesë shumë figura të larta e të njohura të futbollit dhe jo vetëm.

Një nga pjesëmarrësit, Përparim Kabo tha se Pano kishte dhënë gjithçka për flamurin kuqezi dhe sygjeroi të recitonin himnin kombëtar në nder të tij.

Pano është mes nesh, ndaj ju ftojmë të përcjellim himnin kombëtar. Panajoti dha gjithçka për flamurin kuqezi.

Një ide interesante u hodh nga Vladimir Hajdari, i cili shprehu dëshirën e tij që stadiumi kombëtar ti vihej emra e legjendës së Partizanit, një ide e cila dukej se gjeti mbështetjen e të gjithë të pranishmëve.

 

Të gjithë fjalimet e mbajtura në nder të Panajot Panos.

Është një ditë e veçantë për mua dhe për ju, si miq të babait dhe të familjes. Një nga ditët më emocionuese për mua. Shoh njerëz që ndoshta nuk i njoh, por kanë duartrokitur babanë tim. Hera e parë që jam kaq i emocionuar. Bravo profesor Kabo për organizimin. Një falënderim për presidentin Gazment Demi. Falënderim i veçantë për Bamir Topin. Falënderim i veçantë për gjithë miqtë e tij, për personat në panel, për Sabah Bizin që  e kishte si vëlla. Faleminderit të gjithëve nga zemra.

 E adhuroja Panon. Mbaj mend që i shënoi gol Sulejman Maliqatit dhe më pas bëri një gjest. Nuk e kisha menduar se do luaja me të kurrë. Ato katër vite te Partizani me të ishin më të mrekullueshmit në karrierën time. Rrallë kam parë lojtarë si ai, edhe jashtë janë habitur nga mënyra si luante. Mbetet futbollist i madh dhe mik i madh i imi. Pano duhet kujtuar vazhdimisht.

Ju falënderoj nga zemra për ftesën. Dëgjova konsiderata për dekorimin e Panajotit. Nëse nuk do e kisha bërë, do ikja me një brengë të madhe nga presidenca. Jam shprehur besimplotë, se me shumë se Panajoti u gëzuan miqtë e tij atë ditë. Ishte gëzim i madh, jo i shtirur. Tifozët e dy ekipeve pas ndeshjeve ngacmoheshin, kurse Panajoti shoqërohej me lojtarët kundërshtarë. E kisha të vazhdueshëm komunikimin me të. Një njeri aq i madh, më i madhi i futbollit shqiptar, por që ishte shumë modest. Në tribuna i takonte të qëndronte, por ai nuk qëndronte aty. Legjendat lartësohen me kalimin e kohës.

 Panon e kam shoqëruar edhe unë gjatë karrierës. Duke qenë lojtar i madh e shikoja me sy tjetër. Më dilte edhe në ëndërr. Kur zgjohesh duheshin disa orë të vinte në stërvitje. Kur i thoshin Loro Boriçit ‘a është Pano nga më të mëdhenjtë’, ai na thoshte ‘po’. Ne na bëhej zemra mal.

E kam njohur në vitet 1961-1962. Dinamos i duheshin përforcime dhe morëm Panon. Luajtëm në kampionatin Ballkanik. Mundëm Dinamon e Bukureshtit 3-2 dhe thoshin që nuk është lojtar i formuar në Shqipëri, por në Perëndim. Më pas luajtëm natën në Sofie dhe nuk orientoheshim prej dritave. Pjesën e dytë u ambientuam dhe arritëm të shënonim dy gola. Me Fenerbahcen, presidenti Muslim Beu nguli këmbë ta blinte. Asokohe nuk e dinim çfarë ishte shitblerja. Vitet ’60 ishin një “bum” për futbollin shqiptar. Asokohe luajtëm në Europian dhe Greqia nuk pranoi të luante me ne dhe morëm 6 pikë në tavolinë. Dolëm në vendin e 80-të në Europë. Panajoti, po të luante në kohën e sotme, do luante me klube si Juventus e Barcelona. Ishte njeri shumë miqësor me të gjithë.

Jam mes miqsh në një ditë të jashtëzakonshme. Secili ka kujtimet e veta me të dhe mund të flasim për ditë të tëra. Ai nuk bëri histori, është historia e futbollit shqiptar. Panajoti do një kapitull të veçantë, pasi është nga ata djem që ishte prezent në çdo rrugicë e çdo vend të Tiranës. Ishte nga ata për të cilët flitej me muaj. Më kujtohet kur erdhi te Partizani. Pati një incident. Iku në mes të natës dhe zgjidhi problemin. Babai më tha: Panajot Pano është aset kombëtar. Ashtu ishte dhe ashtu duhet të mbetet. Ai ka kontribuar edhe në mendimin filozofik të njerëzve. Ai ishte sportist i madh dhe njeri i shkëlqyer. La një ikonë të veten dhe që asnjë nuk arrin dot ta pikturojë. Ai është si piktura e Monalizës, i papërsëritshëm. Familja Fagu ju ka një perlë në shtëpinë tonë (i drejtohet Ledios).

 Mendova se nuk do kishte njerëz, nisur nga fakti që ishte e diel dhe nga orari i zgjedhur, por më keni befasuar. Shpresoj që Panajoti të jetë një shembull për lojtarët e mi. Këtu nuk mungojnë as tifozë e politikanë.

 “Në atë kohë ndeshjet bëheshin të dielën, në 13:00 shkonim në stadium dhe flitej për futboll deri kur të niste ndeshja. Prisnim deri në 17:00 dhe nuk kishte sherre si sot. Prisnim atëherë nga Pano të na jepte fitoret. Takoheshim rrugëve dhe kjo është arsyeja pse ishim miq me lojtarët. Krenoheshim kur i takonim. Ishte njeri dhe futbollist i madh.

 “Duhet të jemi të privilegjuar që jemi këtu. Gjithë Shqipëria do vinte po të ftohej. 7 marsi 1939 është ditë më fat për futbollin tonë. Ishte një talent që sot mijëra skautë nuk e gjejnë dot. Ai ishte talent dhe u rrit, duke u bërë futbollist i madh. Aty i dolën në pah edhe cilësitë e tjera. Duhet ta lartësojmë emrin e tij dhe të rritim breza me shembullin e tij. Ata përballë duhet të bëhen si Pano dhe do t’u dalin në pah cilësitë e tyre. E kam njohur në vitet e fundit të jetës dhe ndihem me fat.

 Kam luajtur 8 vite me Panajotin. Si lojtar është e kotë të flasësh, e njihte gjithë bota. Komentet e shumta janë të kota”.

 Po përkujtojmë krye yllin e futbollit shqiptar. Është një takim shumë solemn, që na emocionon. Kam edhe unë kujtime me të. Kur isha te të rinjtë, me profesor Bejkush Birçen, shkoja në klub gjatë kohës së sezonit. Kisha mundësinë të ushqehesha mirë dhe të mësoja për provimet. Në ato mbrëmje e takoja dhe ishte shumë i dashur. Atij i bënin përshtypje librat që mbaja. Vinte e më pyeste shpesh. Dua t’ju them që ishte shumë i dashur. Të bënte përshtypje thjeshtësia e tij dhe sot përulem para kujtimit të tij. Ia kemi borxh një histori.

B.N/dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka evenimetn futbollisti i shekullit panajot pano panajot pano partizani armand duka evenimetn futbollisti i shekullit panajot pano panajot pano partizani


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje