Zjarr në Roskovec, digjen 20 ha tokë! Digjen dhjetëra koshere bletësh, rrezikohen disa banesa
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta: Ne jemi çift mjekësh, 1.5 vit kam deputet 26 Qershor, 14:26 ...
Kancelari i Austrisë: BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria me Maqedoninë e Veriut 25 Qershor...
Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri, SHISH: Kamuflohen përmes 'call center', të përfshirë edhe të huaj 25 Q...
KAVAJË– Një 21-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit edhe pse tentoi që të shpëtonte pa u kapur. Ai u pikas duke drejtuar mjetin dhe iu bë shenjë për ndalim, por nuk iu bind urdhërit të efektivëve, duke braktisur mjetin në tentativë për t’u larguar në këmbë. Megjithatë nuk shkoi dot larg, e u kap nga patrulla. Brenda makinës së tij, 21-vjeçari i identifikuar me iniciale A.U., kishte një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kavajë
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Tentoi të braktisë mjetin duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë gjahu, fishekë luftarakë dhe sende të tjera të kundraligjshme. Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit në Kavajë. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. U., 21 vjeç për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Patrullës së Përgjithshme, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet. Gjatë kontrollit të banesës së tij, nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje. Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit, konkretisht: – Më datë 19.01.2022, në fshatin Rrakull, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. T.; – Më datë 19.01.2022, në fshatin Bago, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. V.; – Më datë 21.01.2022, në lagjen nr. 3, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. L.; – Më datë 24.01.2022, në fshatin Golem, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases E. S. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA– Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka rrëfyer se si ajo është kritikuar në rrjetet sociale se ajo nuk ka kombësi dhe as identitet apo se Kosova...
TIRANË-Komisioni për Çështjet Ligjore përfundoi më shpejt se zakonisht. Pasi kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka lajmëroi se do të ketë një njof...
DURRËS – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i hodhi poshtë aludimet se ka konflikt me 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, i cili...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës kërkon 52 vite dhe 6 muaj burg për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe në Elbasan. Prokuroria dha diskutim...
VLORË – 3 punonjës të zyrës së Urbanistikës në bashkinë e Vlorës u arrestuan sot nga sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare të këtij qyte...
DURRËS– Arlen Hasanaj, 34 vjeç, është personi i prangosur nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet si personi që ka vendosur tritolin në banesën ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është drejtuar sot përmes një shkrese zyrtare Kolegjit të Posaçëm të Apelit ku edhe kërkon hetimin disiplinor n...
FIER– Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin të pranishme mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fierit, në një aksion “blic” për kontrollin e makinave luksoze dhe ...
LEZHË– Florian Përvathi qëlloi ndaj 65-vjeçarit Lekë Lekgjonajt, me gjashtë plumba duke e lënë të vdekur. Mësohet se njëra prej plumbave i ka ...
TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duket se ia ka marrë dorën mirë detyrës së tij të re. Sot, i veshur me “kostumi...