LIVE UPDATES
Insights

Naftëtaret, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

24 Shtator 2020, 11:00 Nga DOSJA
Naftëtaret, minatorët dhe resurset nëntokësore të

Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë,por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë të vështirë, por shumë fitmprurës punojnë naftëtarët, dhe miniatorët, të cilët edhe në vitin 2020,nuk kanë kushtet minimale të nevojshme të vendit të punës, por nuk ankohen!

Ikën një qeveri, e vjen një tjetër, lind një diell e perëndon e rilind përsëri e naftëtarët dhe minatorët janë po në një gjendje. Naftëtarët e minatorët, marrin rrogën sipas tekave të pronarëve të tyre si në sasi dhe në kohë dhe përsëri nuk ankohen. Naftëtarët jetojnë në qytetin e gazit sëbashku me familjen e tyre me atë erë të tmerrshme, e në skajet më të ftohta të vendit pa oksigjen të mjaftueshëm dhe përsëri nuk ankohen. Pothuajse 90 % e tyre vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ku një pjesë jo e vogël diagnostifikohet me kancer ,por ata përsëri nuk ankohen! Naftëtarët dhe minatorët, presin me ankth ndryshimin e pronarëve galerive apo të Uzinës me shpresë se do paguhen për punën e tyre. Të shkretët naftëtarë e minatorë!

Thonë se lekët e Naftëtarëve dhe minatorëve janë lekë gjaku. Cdo ditë pune ata e paguajnë me ditë jete ,por lekë nuk ka asgjëkundi. Pronarët e konҫesioneve dhe uzinës pasurohen me hapa të frikshëm me gjakun e naftëtarëve dhe të minatorëve”. Duhet mik të futesh dhe atje. Duhet mik që të paguhesh, me shpresë të Zotit, nëse pronarët e gjykojnë se duhen paguar (se ligji si rregullator nuk zbatohet kurrë)! Por, qeveria hesht! Institucionet përgjegjëse heshtin! Avokati i popullit hesht! Pushtetarët heshtin! Pronarët normalisht që do heshtin! Ju heshtni dhe unë hesht! Naftëtarët dhe minatorët, punojnë për oligarkët nga kjo heshtje!

Heshtim dhe kur ata duan të flasin! Heshtim se mendojmë se nuk na përket! Të heshtësh për një padrejtësi, je automatikisht bashkëfajtor! Heshtja është gjithcka! Të heshtësh është ligësi kur duhet të flasësh. Ata heshtin ngaqë nuk i dëgjon njëri. Shteti është i shurdhër në tërë superstrukturën dhe formacionin e tij ekonomiko-shoqëror. Por kur thika u shkon në kockë ata nuk heshtin, skanë ç’humbasin. Unë nuk dua të hesht për Naftetarët, që punojnë me gjak për oligarkët dhe interesat e pushtetarëve. Kërkoj nga organet e drejtësisë së re të shqyrtojë kontratën konçesionare e do të gjejë zullume të mëdha. Do të mësojë pse Marinza u shkatërrua nga plasjet dhe u mbyt nga argjila e ujëzuar. Do kuptojnë pse nëntoka jonë (pasuria kombëtare e shqipëtarëve) shfrytëzohet barbarisht pa asnjë benefit për ekonominë kombëtare.

A e dini pse? Sepse kontrata ka përcaktuar nje kufi sasion për të cilin një konçesionar i detyrohet shtetit, por nuk kufizohet në sasinë që do të nxjerr. Konҫesionari duke rritur prodhimin me shifra të frikshme 10 deri në 100 herë nuk paguan asnjë “kacidhe”, por rrit pasurinë private nëpërmjet shfrytëzimit të pasurive tona kombëtare. Sot, naftëtarët nuk po heshtin! Po ju?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog silvana begaj silvana begaj

Sondazh

Poll
Insights 22 Shtator 2020, 09:24

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnjë, py...

Insights 16 Shtator 2020, 06:03

Trump fiton pikë duke vepruar

Një sondazh në rrugë do të tregonte shumë shpejt, se shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin. Po ashtu a...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet