LIVE UPDATES
Insights

Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

22 Shtator 2020, 09:24 Nga DOSJA
Kollomoqi që na jep çdo ditë Qeveria

Gjatë viteve 80’, teksa “ZIS-at” e Partisë transportonin në autokolonë, misër nga Lushnja në Berat, njëri nga magazinierët e rezervave të shtetit në Lushnjë, pyet i habitur shoferët: Kaq shumë derra paska ky Berati?! Shoferët ia plasën të qeshurit. Misri, që shpesh qe i krimbur apo i mykur, ishte për njerëzit. Ndërkohë që njerëzit hanin kollomoqin e mykur për pjesën më të madhe të vitit, sekretarët e Partisë dhe zyrtarët e regjimit, krenoheshin se sërish Partia ia kishte dalë të siguronte bukën e popullit me forcat e veta.

Por vetë, asnjeri prej tyre nuk hante misrin e derrave e madje as i nënshtroheshin regjimit të tollonave.

Qeveritarët e sotëm ngjajnë shumë me sekretarët e Partisë qëmoti. Fundja, të gjithë kanë të njëjtën prejardhje. Politikisht nga mëma Parti, gjenetikisht shumica e tyre janë bijtë e etërve. Çdo ditë ministrat e sotëm lëvdojnë reformat dhe arritjet e Shqipërisë në arsim, por fëmijët e tyre i shkollojnë jashtë. Propagandojnë progresin në shëndetësinë publike, por veten dhe familjarët e tyre i kurojnë jashtë.

Mburren me transformimin e Tiranës, por jetojnë në periferitë e shtrenjta, larg zhurmës, trafikut dhe mbi të gjitha ndotjes që po vret me mijëra njerëz çdo ditë. Shkurt, këta janë të vetmit kuzhinierë në botë, që nuk e provojnë asnjëherë çorbën e tyre.

Lindita e Arsimit do të mbahet mend si Ministrja e vetme e Arsimit në botë, që krenohej njëkohësisht për arritjet në arsim dhe me faktin se vajza e saj studionte në Francë. Besa do të mbahet mend për rekordin, që fëmijët e saj nuk hëngrën asnjë ditë çorbën që gatoi mamaja me shkollat publike. Beqja i reformave të mëdha në shëndetësi do të kujtohet si ministri që edhe gripin e kuronte në spitalet private.

Erjoni, që çdo ditë ndërton një pallat dhe mbyll nga një rrugë në Tiranë, si pashai i Kodrës së Diellit, ndërsa shefi i të gjithë këtyre do të mbahet mend si burri që i bëri nënën arsimit, shëndetësisë dhe të gjithë vendit. Për ta bërë edhe më groteske, ka dhe një ngjashmëri tjetër. Në kohën kur shumica e popullit hante kollomoqin e mykur të Partisë, Shqipëria merrte çmimin e parë nga OKB për ushqimin.

Sot, që arsimi dhe shëndetësia publike janë në ditën e tyre më të errët, Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë në 10 vendet me përmirësimin më të madh në botë për këta dy sektorë, ndërsa Bashkia e Tiranës merr çdo javë nga një çmim të parë ndërkombëtar. Idem. Ndryshimi i vetëm është se në atë kohë, çmimin e tërhiqte Sofokli Lazri, kurse sot i tërheq Erjoni. Çmimet ndërkombëtare ngrohin propagandën e qeverisë dhe ndoshta edhe xhepin e atyre që i japin. Çështja është si do t’ia bëjmë me kollomoqin e mykur që po na jep çdo ditë Rilindja?!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog edi rama klodian tomorri edi rama klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 16 Shtator 2020, 06:03

Trump fiton pikë duke vepruar

Një sondazh në rrugë do të tregonte shumë shpejt, se shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin. Po ashtu a...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni