Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme, më shumë sesa çdo qytetar tjetër në Europë dhe e 17-a në botë. Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rekord së fundmi, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej 250-260 lekë për litër, ose rreth 2.3-2.4 dollarë. Me të ardhurat për frymë që janë rreth 4400 dollarë në vit, sipas Bankës Botërore, ndër më të ulëtat në Europë, shtrenjtimi i karburanteve do peshojë më shumë jo vetëm në xhepat e atyre që kanë makina por edhe indirekt përmes shtrenjtimit të transportit dhe produkteve të tjera zinxhir.
“Monitor” ka përllogatur shpenzimet ditore, që duhen për blerjen e një litri naftë për 135 shtete në botë, në raport me të ardhurat totale, bazuar në çmimet e naftës në dollarë sipas Global Petrol Price dhe të ardhurave për frymë në dollarë të publikuara nga Banka Botërore.
Pas Shqipërisë renditet Kosova, shteti më i varfër i Europës, me 18% të të ardhurave ditore, për shkak se çmimet e naftës janë pak më të lira se tek ne (aktualisht rreth 2 dollarë për litër).
Edhe në vlerë absolute, Shqipëria, me nivelet aktuale, renditet ndër 10 vendet më të shtrenjta në botë, se bashku me Finlandën, Belgjikën, Danimarkën, Hong Kongun, Norvegjinë, Suedinë, që ka karburantin më të shtrenjtë në botë, me 2.6 dollarë për litër. Por, të ardhurat për frymë të suedezëve janë 51.4 mijë dollarë në vit, ose rreth 12 herë më shumë se të Shqipërisë. Si rrjedhojë një suedezi i duhet vetëm 1.9% e të ardhurave mesatare ditore për të blerë një litër karburant. Edhe një gjermani i mjaftojnë po rreth 2% e të ardhurave ditore.
Pas Shqipërisë dhe Kosovës, nafta më e shtrenjtë në Europë, sipas fuqisë blerëse është në Ukrainë, me rreth 18% të ardhurave ditore. Ndonëse çmimi i naftës në shtetin që tashmë po vuan pasojat e pushtimit të Rusisë është 1.1 dollarë për litër, të ardhurat e tyre janë sa gjysma e atyre në Shqipëri (shiko tabelën në fund).
Në rajon, serbëve u duhen 9.2% të të ardhurave ditore (kanë të ardhura më të larta dhe çmime nafte më të ulëta), malazezëve 8.8%, boshnjakëve 11%.
Një rumuni i duhen 5.5% e të ardhurave ditore, një italiani vetëm 2.5%, një greku 3.9%.
Fuqia blerëse e naftës në Shqipëri njësoj si në Afrikë
Shtetet që kanë karburant më të shtrenjtë në botë, në raport me të ardhurat përgjithësisht janë në Afrikë.
Në Mozambik, ndonëse nafta kushton më pak se një dollar, të ardhurat shumë të ulëta për frymë bëjnë që të duhen 60% e të hyrave ditore për të blerë një litër naftë. Shqipëria “konkurron” me shtete të tilla si Zimbabve, Afganistan, Ruanda, Etiopi, apo dhe Pakistan në Azi, që janë ndër vendet më të varfra të botës, duke u renditur e 17 në botë (shih grafikun në fund).
Nafta më e lirë në botë është në shtete kryesore prodhuese si Katar (0.4% e të ardhurave ditore), Arabia saudite, Libia, Irani (0.1%).
Rritja e shpejtë e çmimeve
Çmimi i naftës u rrit me shpejtësi në vend ditët e fundit. Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është shtrenjtuar me 4 herë.
Vetëm të mërkurën e një jave më parë nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 57 lekë, ose 50%, për të arritur në 250-260 lekë për litër.
Operatorët e tregut e lidhin shtrenjtimin me rritjen e karburanteve në bursa, ku nafta arriti të mërkurën në mëngjes në 130 dollarë për fuçi, por më pas u ul në 120 dollarë, nga rret 90 dollarë që ishte në dhjetor dhe me zhvlerësimin e dollarit, që arriti në 116 lekë, por që ra të mërkurën, pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi ka hapur njëhetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji shkurt.
Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më teper për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milionë euro më shumë. /O.Liperi/MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Të dhënat zyrtare të vitit të kaluar tregojnë se konkurrenca në tendera është rrudhur. Mesatarja e ofertave për një procedurë vitin 2021 ishte 7.9 nga 8.55 që i...
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e &cce...
Nga Klodian TomorriLajme te mira! Meqe kryeministri po u fut friken njerezve, ia vlen te themi disa lajme te mira.1-Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ra m...
TIRANË- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), nën drejtimin e Sekretares së Përgjithshme, Majlinda Bregut, do të prezantojë më 11 Mars në Tiranë, krijimi...
TIRANË- Lirimi i brezit frekuencor 700MHz, i njohur si DD2, kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve institucionalë dhe privatë të përfshirë në këtë proces m...
TIRANË- Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhëna...
TIRANË– Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rekord mëngjesin e të mërkurës, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej gati 250 lekë...
Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye m...
“Bonusi i bebeve” një stimul financiar që qeveria nisi të japë në fillim të vitit 2019 për nxitjen e lindjeve nuk po jep rezultate në rritjen e lindshmërisë në ...
TIRANË– Dollari ka njohur sërish rritje. Sot është këmbyer me 115.3 lekë dhe ka njohur një tjetër rritje nga një ditë më parë. Euro u forcua përsëri ...