Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI- Një nismë e pazakontë po bëhet virale në rrjet dhe po mbështetet çdo ditë nga më shumë njerëz. Bojkot kompanive celulare! Shkaku… dihet! Rritja e shfrenuar e çmimeve dhe paketave të komunikimit celular.
Që prej vitit 1997, shqiptarët janë ngritur shumë pak herë, për të mos thënë asnjëherë në protestë për xhepin e tyre, për paratë që i fitojnë dhe më pas ua marrin nga xhepi në forma të moderuara, si komisonet bankare, apo ofertat identike të operatorëve të telefonisë celulare që nuk garantojnë konkurrencë, por një monopol në treg.
Nisma është iniciuar nga një qytetar, i cili ka shkruar tek faqja “Lolita” dhe ka shprehur shqetësimin lidhur me ndryshimin e çmimeve të ofertave dhe paketave të kompanisë celulare “Telekom”.
Shqetësimit i janë bashkuar shumë qytetarë të tjerë që thonë se kanë hasur të njëjtat probleme të pandryshuara, ndërkohë që shteti shqiptar është ende i verbër përballë të tillave abuzimeve.
Kështu, Lolita ka propozuar një protestë e cila konsiston në fikjen e celularëve nga ora 16:00-17:00, si dhe mos rimbushja e celularit për një muaj.
Protestuesit kundërshtojnë tarifat e vëna nga tre kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, Vodafone, Albtelecom dhe Telecom.
Njoftimi për protestën nga Lolita:
PROTESTOJMË KUNDRA KOMPANIVE CELULARE PËR RRITJEN E ÇMIMEVE TË OFERTAVE DHE PAKETAVE
-Të fikimi telefonat ose “airplane mode” 1 orë në ditë,
nga ora 16:00-17:00
– Të mos bëjmë asnjë rimbushje apo ofertë për 1 muaj
(shpërndaje)
Një protestë e tillë, zgjon shpresën se edhe në Shqipëri si në të gjithë botën çmimet e navigimit në internet dhe komunikimit celular do të jenë më të përballueshme.
Dosja.al do e ndjekë hap pas hapi këtë protestë në terren. Ne do të pyesim shqiptarët, se cili është mendimi i tyre për këtë çështje, dhe a do të ketë reagim nga institucionet përkatëse.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MAT- Ndonëse ndodhet vetëm 1 kilometër larg hidrocentralit të Shkopetit, fshati Madhesh në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, është pa energji ele...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dy mesazhe të ardhura në adresë të tij në lidhje me sasitë e mëdha të drogës të kapur në Maltë.Sipas...
Një ngjarje me pasoja të rënda për një vajzë 13-vjeçare është parandaluar nga disa kalimtarë të rastësishëm.Bëhet fjalë për një turiste nga Hungaria, që ...
ELBASAN- Shefi i Antidrogës në Policinë e Elbasanit, ka dëshmuar sot në lidhje me sulmin e kryer ndaj uniformave blu në vitin 2017. Sipas burimeve të Dosja.al m...
FIER– Një person i shallur në kërkim është ndaluar ditën e sotme nga policia e Fierit. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O. S..I shpallur...
ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga policia, pasi akuzohen për disa vjedhje me armë në qendrën e qytetit të Arezzos dhe planifikonin “...
ITALI- Media italiane “Il giornale indipentente del Mezzogiorno” në një shkrim të fundit ka ngritur alarmin për trafikimin e drogës nga Shqipëria. Autori Vincen...
TIRANË- Pas sensibilizimit të menjëhershëm të botës perëndimore si dhe biznesmenëve të jnohur botëror me mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrale së...
KORÇË- Ambasadorja franceze Christine Vasac ka deklaruar se kërkesa e parlamentit holandez për rikthyer regjimin e vizave për shqipatrët, nuk do të...
VLORË- Dy persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohert se janë autorë të 12 vjedhjeve të kryera në qytetin e Vlorës. Sipas...