LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Mos e ke burrin tregtar makinash, sepse…’/ Prokurorja Natasha Prifti kalon në Vetting, “bombardohet” me pyetje mbi t

26 Maj 2021, 18:47 Nga DOSJA
‘Mos e ke burrin tregtar makinash, sepse…’/ Prokurorja

KPK zhvilloi të mërkurën seancën dëgjimore ndaj prokurores së rrethit të Lushnjës Natasha Prifti (Shallapi). Trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me anëtare Alma Faskaj dhe relatore Etleda Çiftja, vuri në dukje se nga hetimi kishin rezultuar disa pasaktësi në deklarime dhe disa vite me mungesë burimesh të ligjshme.

Siç rezultoi shumica e problemeve, për të cilat prokurores i ishin kërkuar më pas shpjegime kishin të bënin me kursimet prej 4 milion lekësh cash të deklaruara prej bashkëshortit në vitin 2013, një vit pas fillimit të bashkëjetesës. Po ashtu problem rezultonin të paktën 7 transaksione me makina nga bashkëshorti dhe disa deklarime të pasakta në vite.

Natasha Prifti (Shallapi) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2012, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lushnje.

Problemet me gjendjen cash

Nga analiza financiare prej Komisionit të Pavarur të Kualikimit kishte rezultuar se bashkëshorti i prokurores, i cili kishte një aktivitet tregtarë për mallra industrialë, rezultonte me mungesë burimesh të ligjshme prej 3.2 milion lekë për vitet para fillimit të bashkëjetesës. Kjo mungesë më pas prekte kursimin e deklaruar prej 4 milion lekësh dhe investimet në pasuri të luajtshme të çiftit pas martese duke krijuar disa bilance negative.

Por siç doli në fjalën e Priftit mungesa vinte kryesisht prej llogaritjes së ndryshme të marzhit të fitimit të bërë prej Komisionit. Nga sa tha prokurorja analiza në KPK kishte llogaritur një marzh fitimi rreth 19 për qind, ndërsa një auditues privat kishte llogaritur një mesatare rreth 25 për qind. Prokurorja pretendoi se rikonsiderimi i marzhit në bazë të pretendimeve të saj justifikonte burimin e ligjshëm të pasurisë së bashkëshortit.

E pyetur nga anëtarja e trupës Faskaj se përse kishte përzgjedhur të llogariste si marzh e fitimi atë të vitit 2009, Prifti pretendoi se ai ishte sugjeruar nga eksperti si viti me dokumentacion më të plotë. Ajo tha se në vitet 2001-2009 marzhi kishte qenë edhe më i lartë se ai që ajo pretendoi dhe shtoi si referencë normat e interesit të bankës së Shqipërisë mbi kursimet.

Nga relatimi rezultoi se çifti jetonte në një apartament me qira dhe nuk kishte pasuri të paluajtshme, por doli se bashkëshorti ishte përfshirë në një sërë shit-blerje makinash. Relatorja Çiftja tha se nga 10 raste shit-blerje makinash, tre kishin rezultuar pa probleme. Për 7 rastet e tjera ajo lexoi disa gjetje, kryesisht të fokusuara në mospagimin e tatimit mbi fitimin për rastet kur makinat ishin shitur me një çmim më të shtrenjtë nga ai i blerjes me disa muaj diferencë.

Çiftja tha se disa prej këtyre transaksioneve rëndonin analizën financiare të vitit kur ishin kryer dhe se për këtë i ishte kërkuar shpjegime subjektit.

Në fund ajo pyeti Priftin nëse bashkëshorti ishte regjistruar si tregtar makinash dhe bëri një aludim jo fort të qartë mbi perceptimin se “bashkëshorti i një prokuroreje shiste dhe blinte makina në mënyrë të shpeshtë”. Çiftja tha në të njëjtin koment se “çdo kush ishte i lirë të bënte aktivitetin që donte”.

Prifti tha se i shoqi nuk ishte as de fakto dhe as i regjistruar si shitës automjetesh, ndërsa pretendoi se duke qenë se shiste mjete personale ai nuk kishte pasur detyrime tatimore mbi fitimin në këto shitje. Duke iu referuar diferencës nga çmim i blerjes dhe pagesa doganore në atë të shitjes, të konsideruar fitim nga KPK, Prifti tha se kjo ishte hipotetike dhe se nuk ishte e thënë që makinat të ishin shitur me fitim.

Sipas saj para se të shiteshin makinat kishin pasur kosto shtesë riparimesh dhe nuk mund të thuhej hipotetikisht se ato kishin rezultuar fitimprurëse. Prifiti megjithatë tha se bashkëshorti nuk kishte prova mbi shpenzimet e bëra për makinat.

Prifti pranoi në vijim disa pasaktësi sipas saj në deklarimin e pakësimit të gjendjes cash në vite. Ajo tha se në dy raste bashkëshorti kishte harruar të deklaronte pakësimin, që më pas rezultonte në bilanc negativ. Gjendja cash sipas KPK-së kishte rënë nga 4 milion në 1.3 milion në vitin e deklaratës veting, por kjo nuk ishte deklaruar e plotë në të gjitha vitet.

Prifti po ashtu pranoi deklarimin jo të saktë të pronësisë mbi një makinë që ajo kishte blerë me një kredi në vitin 2007. Prokurorja tha se gabimisht ishte deklaruar pronësia në ½ me të vëllain, por se kishte të bënte me keqkuptim mbi mënyrën se si makina do të përdorej.

Profesionalizmi dhe figura

Çiftja tha se DSIK, siç është bërë normë në seancat e këtij viti, kishte bërë dy raporte për Priftin. I pari në vitin 2017 dhe i dyti i përditësuar se fundmi. Ngjashëm me raste të tjera edhe në këtë rast DSIK kishte lëshuar një raport të parë pozitiv dhe një të dytë negativ. Megjithatë vetë DSIK pranonte në raportin e dërguar se të dhënat ishin sinjalizime dhe se nuk kishte fakte për implikim. KPK nuk duket se kishte gjetur ndonjë problem në këtë kriter edhe pse tha se i kishte kërkuar shpjegime subjektit për ato që përmendeshin në raport.

Prifti duket se u gjet pa probleme edhe në vlerësimin e profesionalizmit. KPK vuri në dukje se duke parë se kishte stilistikisht një numër të lartë mos fillimesh kishte marrë dhe shqyrtuar 12 dosje shtesë. Nga këto dosje, për dy raste ishin kërkuar shpjegime. Një në lidhje me praktikën e prokurorisë së Lushnjës për dëme më të vogla se 30 mijë lekë, për të cilat prokurorja ishte shprehur se nuk ishin vepër penale. E dyta në lidhje me marrjen në konsideratë në një rast kallëzimi vetëm të raportit mjekoligjore dhe jo të dhënave të kallëzueses se kishte qenë e shtruar për 4 ditë në spital.

Relatorja e cilësoi këtë: “Një gjë jo të qartë”. Ajo tha se Prifti kishte dhënë shpjegime që do të merreshin në konsideratë.

KPK po ashtu tha se kishte kërkuar shpjegime mbi një vendim mos fillimi duke thënë se kishte gjetur se nuk ishin kryer disa veprime hetimore të kërkuara nga gjykata. Po ashtu u theksuan dy denoncime të përsëritura ndaj saj dhe disa subjekteve të tjera. KPK nuk tha nëse ishin gjetur prova në këto raste, por se ishin kërkuar shpjegime.

Vetë Prifti nuk foli për këto kritere. Ajo tha se konsideronte të mjaftueshme shpjegimet e dhëna dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Seanca u caktua më 28 maj në orën 9.45.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kpk natasha prifti kpk natasha prifti

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni