LIVE UPDATES
Bota

Morali i dyfishtë grek në kohën e COVID-19: Mitsotakis kapet sërish “mat” duke ngrënë drekë me 30 persona të tjerë

13 Shkurt 2021, 14:58 Nga DOSJA
Morali i dyfishtë grek në kohën e COVID-19: Mitsotakis kapet

Aliki B. është duke mësuar për provimet e pranimit në universitet. Ajo është 18 vjeç, jeton me prindërit dhe vëllanë më të vogël në Selanik dhe ndodhet prej 101 ditësh në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Nuk duroj dot më “, thotë ajo, “jeta ime është bërë skëterrë. Vetëm mëso, mëso, mëso dhe zënka me mamanë “.

Aliki e dramatizon shumë gjendjen. Por në fakt jeta është vërtetë e stresuar në Greqi, kur ndodhesh para provimit të pranimit dhe pandemia e bën edhe më keq. Vetëm të shtunave nxënësja me nerva mund të dalë me shoqet e saj për xhiro në shëtitore. Deri në orën 21:00, sepse pas kësaj ore si ajo ashtu edhe banorët e tjerë duhet të mblidhen në shtëpi. Ndalimqarkullimi është vendosur me dekret që nga 1 nëntori.

Të shtunën e kaluar (06.02)edhe kësaj pak lirie i erdhi fundi. Sepse në fundjavë rrugët duhen zbrazur qysh në orën 18:00, kudo aty ku numri i infektimeve është i madh. Pra në Athinë dhe Selanik, ku jeton gati dy e treta e popullsisë greke.

Për drekë në Ikaria

Pikërisht të shtunën e parë (06.02) pas vendosjes së kufizimeve më të forta, kryeministri Kyriakos Mitsotakis vendosi për të vizituar Ikarian, një ishull në Egje, me nivelin më të ulët të infeksioneve në vend. Mitsotakis donte të shihte me sytë e tij se si është duke ecur fushata e vaksinimit. Me sa duket ai nuk donte ose nuk kishte mundësi të refuzonte ftesën për drekë të deputetit të atjeshëm, një anëtari të partisë së tij, Nea Dimokratia. Kështu kryeministri u ul në tavolinë së bashku me punonjësit e tij dhe personalitetet lokale, gjithsej 30 persona.

Kjo ishte shkelje e qartë e rregullave të vendosura nga qeveria e tij ndaj koronavirusit(për t’u mbledhur vetëm në tavolinën e festimit të Krishtlindjeve maksimalisht nëntë persona, kurse zakonisht vetëm rrethi i ngushtë familjar) – dhe ai u xhirua gjatë drekës. Çdo qytetar normal në Greqi paguan gjobë për shkelje të rregullave. Por jo Mitsotakis, i cili nuk kërkoi as falje.

Opozita foli për „Drekë të paturpshme në Ikaria”, ishulli njihet për festën popullore “Panigyria”. Në mediat sociale indinjata ishte e madhe, por edhe pengesat. Imazhet e filmuara për mosrespektimin e rregullave nuk u treguan nga shumica e stacioneve televizive, pëshpëritjet thonë se zyra e kryeministrit është lutur për injorimin e tyre. Dhe kjo nuk është hera e parë.

“Një moment pakujdesie”

Që në muajin dhjetor, kur Mitsotakis u fotografua duke i dhënë biçikletës në malin Parnitha mes kalimtarëve dhe pa maskë, u bënë përpjekje për ta mbajtur sekret shkeljen e rregullave. Edhe ato ditë mediat sociale u mbushën plot indinjata dhe tallje. Disa ditë më vonë Mitsotakis pranoi gjatë një interviste televizive, se “kishte qenë një moment pakujdesie”.

Për lëshime më të vogla se kjo njerëzit në Greqi duhet të paguajnë 300 euro gjobë dhe të dëgjojnë predikimet e forta për mungesën e përgjegjësisë transmetuar nga mediat e afërta me qeverinë. I njëjti stacion televiziv që i injoroi imazhet e xhiruara në Ikaria ditën e shtunë, dërgoi ditën e dielë reporterët për të filmuar njerëzit që shëtisnin ditën me diell në bregdetin e Attikas, për të treguar këta „njerëz të papërgjegjshëm” që nuk qëndrojnë në shtëpi.

Sinjale të gabuara

Mbase edhe kësaj herë kryeministri e pranon „se ishte një moment pakujdesie”. Por tek popullsia ka kohë që ka ardhur mesazhi: Rregullat nuk vlejnë për të gjihë. Dhe mediat nuk e respektojnë më funksionin e tyre kontrollues.

Sidoqoftë, demokracia vuan në Greqinë e kohërave të Coronës. Si kudo tjetër edhe këtu janë shfuqizuar parimet e tjera themelore, në favor të mbrojtjes së shëndetit të popullit. Këtë e kuptojnë pjesa më e madhe e grekëve. Por mbajtja fshehur e gabimeve të kryeministrit Mitsotakis dërgon sinjale të gabuara. Njësoj si dreka në Ikaria: Shumë vetë mendojnë se kur kryeministri dhe njerëzit që e ndjekin ulen pa frikë pranë njëri-tjetrit dhe hanë, atëherë rreziku që vjen nga virusi i Coronës nuk do jetë aq i madh. Pra kushdo mund t’i lejojë vetes pak pakujdesi.

Dy valë, dy reagime

Megjithëse disiplina nuk është patjetër virtyti më i preferuar i grekëve, për çudi kur shpërtheu vala e parë e pandemisë më 2020, helenët u treguan shumë të disiplinuar. Qeveria vendosi në kohën e duhur rregullat strikte të kufizimit të jetës publike, numri i njerëzve të sëmurë ishte i ulët, niveli i vdekjeve i ulët. Qeveria e Mitsotakisit mund të festonte suksesin e arritur. Pas valës së parë pasuan muajt e verës gjatë të cilave qeveria nuk arriti ta përgatiste sistemin e shëndetësisë dhe shkollat për valën e dytë të Coronës. Si kudo në Europë.

Vala e dytë ishte shumë më e fortë se e para. Por, kufizimi i dytë i jetës publike nuk është më strikt, sepse ekonomia nuk është më në gjendje ta përballojë. Rezervat e pakta të mbledhura mbas krizës së gjatë financiare, u zvogëluan sërish shumë.

Performanca e qeverisë lë shumë për të dëshiruar, mendojnë shumë vëzhgues politikë, shumë njerëz nuk janë më të bindur nga masat e marra që ndryshojnë vazhdimisht, gjë që nuk është vetëm specialitet grek. Por specialitet grek është që përgjigja e qeverisë konservatore për çdo pyetje është „më shumë polici”. Ata që kritikojnë masat që merren veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, thuhet më tej. Ose se ata janë „infektuar” nga „populizmi”. Një opozitë, që është kaq e papërgjegjshme sa të guxojë të dalë në rrugë, vetëkuptohet „me maska dhe me distancën e sigurisë”. Protestat drejtohen kundër planeve të qeverisë për të reformuar në mes të pandemisë sistemin universitar dhe për të formuar një polici për universitetet.

Edhe Aliki B. doli javën e kaluar në demostratë për të kundërshtuar këto plane bashkë me nxënëset e tjera të shkollës. Dhe në fundjavë ajo e nxorri dufin në facebook, kur pa fotografitë e kryeminstrit në Ikaria. Ajo thotë se me 18 vjeç ka arritur të kuptojë çfarë është e drejtë dhe çfarë jo dhe durimit të saj i ka ardhur fundi – ajo nuk mund ta falë kaq kollaj këtë moral të dyfishtë. Shumë greke dhe grekë, edhe të klasave të tjera, mendojnë njësoj si ajo.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi koronavirusi në greqi greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet