Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MAL I ZI– Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten mbrëma një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës si dhe shkarkoi ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vlladimir Leposaviç për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Pro shkarkimit të Leposaviqit votuan 43 deputetë ndërsa 27 ishin kundër.
Më 26 mars, Leposaviç deklaroi para Parlamentit të Malit të Zi se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.
Ky qëndrim nxiti kritika brenda Malit të Zi si dhe nga Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara.
Propozimi për shkarkimin e tij u bë nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ndërsa u mbështet edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq. Kjo parti është në opozitë.
Rezoluta e miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës u votua nga 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 abstenuan.
Rezoluta dënon deklaratat, veprimet dhe politikat që mohojnë ose vënë në dyshim gjenocidin në Srebrenicë si dhe shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për viktimat e Srebrenicës.
Në bazë të kësaj rezolute, Mali i Zi konfirmon vendosmërinë për të parandaluar gjenocidin dhe krime të tjera të rënda në të ardhmen.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.
Kjo ngjarje përbën vrasjet masive më të rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, meqë aty më 1995 forcat e serbëve të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra dhe djem myslimanë.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi ligjin që e bën 19 qershorin festë federale, në kujtim të përfundimit të skllavërisë në SHB...
AFGANISTAN– Stafit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul iu kërkua të punojë nga shtëpia, për shkak të, siç u tha, “shpërthimit të madh” të...
IRAN– Qytetarët në Iran votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës Islamike.Votimet zhvillohen në kohën e zemërimit në rritje për gjendjen...
BOSNJE HERCEGOVINË-Ishte Nëntor i 1992 dhe Sarajeva e akullt, kryeqyteti i Bosnje Hercegovinës ka qenë nën rrethim nga ushtria serbe që nga prilli. Një fot...
A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19?Ka të ngjarë që një gjë e tillë të jetë e sigurt dhe efektive, por studiuesit ende po g...
Presidenti i ShBA Joe Biden nënshkroi të enjten një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e B...
Një shifër impresionuese: 7.353.885 aplikime për shikimin e dosjeve të Ministrisë për Sigurimin e Shtetit janë paraqitur që nga viti 1991. Gati gjysma (46 përqi...
Kompania farmaceutike me qendër në Tübingen, Curevac është konsideruar një kohë të gjatë si kandidati më shpresëdhënës në luftën kundër virusit Corona. Ndaj edh...
ATHINË– “Një shok oficer policie, në atë moment që hyri brenda në shtëpi, vuri re sjelljen e çuditshme të Babis Anagnostopulos dhe e mor...
KOSOVË– Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari ka reaguar ndaj Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak lidhur me deklaratën pë...