LIVE UPDATES
Politike

2 Korrik 2021, 13:12 Nga DOSJA

TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një shkrimi ka bërë një analizë për modelin e partive politike.

Sipas tij, modeli i organizimit politik të partive duhet të ndryshojë sepse është bërë pengesë për orientimin perëndimor të Shqipërisë. Ai shkruan se ky model duhet të ndryshojë sepse mban të ndrydhur energjitë politike të shoqërisë. Kadilli shkruan se Rama sillet arrogant me partinë. Ai shton se dhe Basha sillet me një gjuhë më të rrafshët dhe me një buzëqeshje të pandashme në fytyrë.

‘PD ka shancin të hedhë një hap të parë kuptimplotë për zgjerimin e hapësirës së lirisë, për demokratizimin e institucioneve publike, atyre të tregut dhe të gjithë shoqërisë.’- shkruan ai.

POSTIMI:

Parti Perëndimore, apo Klub Oriental? Partitë politike janë bërë pak e nga pak zotëruese të jetës shoqërore në tërësi. Ato formësojnë dhe zotërojnë institucionet publike, zotërojnë institucionet e tregut dhe kanë shtrirë ndikimin e tyre edhe në ato institucione që do të duhet të ishin më të mbrojtura, në institucionet mediatike dhe ato kulturore. Në zbrazëtinë e institucioneve të tjera të qëndrueshme shoqërore, aq më shumë të institucioneve me natyrë intemporale, ky pushtet i partive politike kapërcen ndjeshëm misionin e tyre. Ato bëhen shumë më tepër se aktorë politik, ato bëhen formësues të sjelljes dhe të mendësisë të shoqërisë tonë. Mjafton të kujtojmë numrin jashtëzakonisht të madh, përtej kapacitetit prodhues, të emisioneve televizive politike që kanalet mediatike përcjellin në një javë. Duket se ushqimi i vetëm që i shërbehet shoqërisë është politika dhe axhendat e saj. Mjafton ky bombardim që të kuptojmë mbingopjen politike që i shkaktojmë shoqërisë. Dhe jo vetëm kaq. Nga raporti me partitë dhe politikën përcaktohet dhe modelohet më së shumti sjellja e individit tonë në treg. Sjellje aspak e lirë, aspak konkuruese, larg meritës, larg respektit. Kjo vjen se partitë tona janë monopole kryetarësh. Vini re sa arrogant është Rama në parti, apo me vendimet që kanë të bëjnë me të tijtë. Është shumë më arrogant si kryetar partie se sa si Kryeministër. Në parti, nuk bën kurrë jo zgjedhje, por as diskutime. Të njëjtën arrogancë shfaq edhe Basha, ndonëse me një gjuhë më të rrafshët dhe me një buzëqeshje të pandashme në fytyrë. Megjithatë, kjo nuk është çështje individësh edhe pse ata kanë përgjegjësinë kryesore.Kjo para së gjithash ka të bëjë me mënyrën si janë organizuar dhe funksionojnë partitë tona. Thënë këtë, nuk kam aspak për qëllim të amnistoj drejtuesit ndër vite të këtyre partive. Për faj të tyre, por edhe prej oportunizmit të padurueshëm të individëve politik me përgjegjësi dhe funksione drejtimi partiak, sot ne kemi parti që nuk janë parti perëndimore, por janë klube orientale. Ky realititet brendapartiak shkakton dhe peshën e tepruar që kanë partitë në gjithçka jashtë dhe rrotull tyre. Ashtu siç janë modeluar dhe funksionojnë vetë, ashtu modelojnë edhe sjelljen e shoqërisë. Atë raport ndrydhje të individit përballë autoritetit që zhvillojnë brenda vetes partitë, po atë raport të individit me autoritetin projektojnë edhe në shoqëri. Partitë perëndimore janë parti, ku bashkohen dhe njëherësh konkurojne lirisht mendimi alternativ, kontributi publik dhe investimi politik. Janë parti ku pushteti i politikanit buron vetëm nga forca e mendimit të tij politik, nga alternativa që artikulon dhe paraqet, buron nga kauzat që ai zgjedh dhe me të cilat ai identifikohet, nga kauzat që mbron dhe promovon. Autoriteti buron nga fluksi që krijon, apo nga mbështetja politike specifike që përfaqëson. Në një Parti perëndimore je dhe vlerësohesh për peshën reale politike. Në një parti perëndimore shprehja e respektit për tjetrin është prova e respektit për veten. Ky model është tërësisht i kundërt me modelin zotërues të partive tona që gjithnjë e më tepër të kujtojnë klubet orientale. Këto janë grupime ku bashkohen mbështetës të udhëheqësit. Ku vlera politike e vetme dhe e pakonkurushme është ajo që formulon dhe shpall kryetari. Ku investimi i vetëm politik është të mimikosh kryetarin sidomos kur je në radarin e tij. Kur kontributi i vetëm publik është të riprodhosh pikë për pikë atë që thotë dhe të kërkon kryetari. Kur karriera e politikanit përcaktohet nga aftësia për të qendruar i palëvizshëm, qoftë edhe për gjërat më të rëndomta e më spontane, gjithnjë brenda vijave kufizuese që heq kryetari. Kuptohet më në skaj të spektrit se sa qëndron ai vetë, domethënë kryetari. Ky model i organizimit politik të partive duhet të ndryshojë sepse është bërë pengesë për orientimin perëndimor të Shqiperisë. Ky model duhet të ndryshojë sepse mban të ndrydhur energjitë politike të shoqërisë. Ky model mban peng çdo nismë, çdo sipërmarje individuale që do të provonte që realisht liria funksionon. Ndryshimi, hapja e mënyrës si funksionojnë partitë do të sjellë hapjen e sjelljes tonë në përgjithësi. Në se garantojmë garë në parti, do të garantojmë garë në treg, në biznes, në profesion. Në se respektojmë karrierën dhe kontributin në parti, do të respektojmë meritokracinë dhe punën në shoqëri, në administratë, në biznes. Nëse e respektojmë mendimin, alternativën, vlerën që individi sjell në parti, do ia respektojmë këto kudo. Nëse bëjmë zgjedhje në parti, do të mësojmë të votojmë për çdo gjë. I takon PD të hedhë hapin e parë. Dhe nuk duhet shumë, mjafton që të jemi të vetëdijshëm se kryetari i partisë shërben që të drejtojë vetëm një projekt politik dhe as të mos e mendojë dhe as të mos e ketë mundësinë edhe po të dojë ta marrë organizatën peng të egos së tij dhe interesave të tij. Kryetari të jetë i përkohshëm, anëtarët të përhershëm. Kur të kuptojmë që kryetari është vetëm një i privilegjuar i përkohshëm, atëhere do jemi pjesë e një partie perëndimore, jo numëror të një klubi oriental. PD është para një Kuvendi Kombëtar. Ky Kuvend është një mundësi reflektimi. Ky Kuvend është një mundësi që PD të ndryshojë së pari veten që të ndryshojë më pas Shqipërinë. PD e ka para vetes shancin e madh që të çlirojë veten. Ka shancin të çmontojë monopolin monoton të kryetarit dhe kryetarëve që zotërojnë sot në politikë. Ka shancin të japë edhe një herë një impuls të madh perëndimor, jo vetëm zhvillimeve të vetes, por gjithë shoqërisë. PD ka shancin të hedhë një hap të parë kuptimplotë për zgjerimin e hapësirës së lirisë, për demokratizimin e institucioneve publike, atyre të tregut dhe të gjithë shoqërisë. Ka shancin për t’i dhënë vlerë reale tregut dhe garës së drejtë e të ndershme që është themeli dhe filozofia e jetës në këtë sistem politik që rrekemi të zhvillojmë në Shqipëri dhe për të cilin vetë PD ka vendosur gurin e parë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli fatbardh kadilli

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë