LIVE UPDATES
Bota

Mjekët duhet të zgjedhin se cilët pacientë do të mjekojnë, Franca përballë zgjedhjeve të vështira për të ngadalësua

1 Prill 2021, 06:18 Nga DOSJA

FRANCË – Ashtu si në shumë pjesë të tjera të botës, njerëzit në Francë janë lodhur duke respektuar kufizimet për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

Celine – e cila preferon të mos thotë mbiemrin e saj – i ka lejuar vetes liri ndaj rregullave disamujore.

Ajo shpesh vjen në shtëpi nga takimet në shtëpinë e miqve të saj me vajzën e saj 2-vjeçare rreth orës 20:30, megjithë ndalim-qarkullimin në të gjithë vendin që fillon në orën 19:00 pasdite.

Jashtë, ajo ndonjëherë e heq maskën – të paktën kur nuk është askush afër – edhe pse mbajtja e maskave të fytyrës është e detyrueshme në rrugët e Parisit.

Dhe në një fundjavë së fundi, ajo shkoi për të parë mamanë, e cila jeton 80 kilometra larg në departamentin e Seine-et-Marne në lindje të Parisit. Ajo e bëri udhëtimin, edhe pse njerëzit në kryeqytet dhe 18 departamente të tjera, ku janë vendosur kufizime më të rrepta gjatë dy javëve të fundit, lejohen të dalin vetëm në një rreze prej 10 kilometrash rreth shtëpive të tyre.

Celine nuk dëshiron të ndjekë rregulla ‘absurde’

“Sigurisht, kam frikë nga COVID-19 – para se të shkoj të takoj mamanë, u testova dy herë, dhe ajo u vaksinua,” tha Celine për DW. “Por unë nuk e kuptoj pse duhet të vazhdoj t’u përmbahem këtyre rregullave absurde. Pse duhet të jemi në shtëpi deri në orën 19 dhe jo në 20:30 pasdite dhe pse duhet të qëndroj brenda një distance të caktuar nga shtëpia ime?”

Celine mendon se njerëzit po paguajnë çmimin për “paaftësinë” e liderëve të vendit.

“Qeveria është e paaftë për të menaxhuar këtë krizë – së pari, ne nuk kishim maska mbrojtëse për fytyrën, pastaj, ata e ndryshuan mesazhin dhe rregullat, dhe tani, fushata e vaksinimit po përparon me ritmin e kërmillit – është e pabesueshme”, – thotë ajo.

Shumë njerëz hezitojnë t’u përmbahen kufizimeve

Shumë nga bashkatdhetarët e saj do të ishin dakord me të. Vetëm 56% e atyre që jetojnë në departamentet me rregulla më të rrepta i miratojnë kufizimet, sipas një sondazhi të kryer nga instituti i sondazheve Sodoxa në emër të radiostacionit France Info, gazetës ditore Le Figaro dhe kompanisë me bazë në Paris Backbone Consulting. Kjo shifër ishte 96% te francezët gjatë mbylljes së parë në të gjithë vendin në pranverë të vitit të kaluar.

Presidenti Emmanuel MacronPresidenti Emmanuel Macron

Prandaj, vetëm gjysma e banorëve të zonave ku janë shtuar kufizimet thonë se do të respektojnë rregullat e reja. Megjithëse është vetëm një “mbyllje e lehtë”

Përkundër bllokimeve të mëparshme, shëtitjet e përditshme të banorëve nuk janë më të kufizuara në një orë, ata nuk kanë nevojë të plotësojnë një formular për të dalë – përveç rastit të orës së ndalimqarkullimit – dhe rregulli prej 10 kilometrash ka zëvendësuar rregullin kufizues prej 1 kilometër.

Vendim politik?

Presidenti Emmanuel Macron do të preferonte t’i mbante kufizimet si janë dhe më tepër të mos impononte një mbyllje më të rreptë në të gjithë vendin, megjithë një incidencë aktualisht prej 370 infektimesh të reja javore për 100.000 banorë, një shifër kjo shumë më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të Evropës.

Sa për Macronin, gjithçka ka të bëjë me politikën, mendon Bruno Cautres nga Qendra për Kërkime Politike në Science Po me seli në Paris.

“Në fund të janarit, presidenti vendosi kundër një mbylljeje të tretë – në kundërshtim me këshillën e shumë ekspertëve. Ai donte të tregonte se ai ishte në kontroll të situatës dhe jo virusi,” thotë Cautres për DW.

Studiuesi shpjegoi se Macroni po vepronte si një president tipik francez, i cili mbretëron mbi një sistem vertikal, shumë të centralizuar dhe aspiron të duket i plotfuqishëm.

“Por kjo ka të bëjë edhe me karakterin e Macronit. Që nga zgjedhja e tij në 2017, ai ka lënë përshtypjen e ambiciozit dhe dëshiron të tregojë se është efikas si president,” thotë Cautres. Ai shton se Macroni po përpiqej të mprehte profilin e tij për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vitin 2022.

Ekstremi i djathtë përfiton

Por kjo strategji duket se nuk po ecën. “Vetëm 16% e francezëve thanë në sondazhin tonë të fundit për institutin demoskopik BVA se ndiejnë se presidenti e di se çfarë po bën, krahasuar me 42% tetorin e kaluar,” thotë Cautres.

Për më tepër, nga kursi i veprimeve të qeverisë duket se po përfiton ekstremi i djathtë, thotë Stephane Wahnich, drejtor i agjencisë së sondazheve SCP Communication.

“E djathta ekstreme Rassemblement National tani ka një bazë të qëndrueshme votuesish. Sondazhe të caktuara parashikojnë që liderja e saj Marine Le Pen do të merrte 48% të votave në balotazhin kundër Macronit,” tha Wahnich për DW.

Wahnich mendon se një pjesë e arsyes pse Franca po lufton përsëri me një valë të re COVID-19 i përket ekonomisë.

“Macroni vendosi miliarda euro në tryezë për të zbutur dëmet ekonomike të krizës, pasi, pas muajsh protestash për më shumë drejtësi ekonomike nga të ashtuquajturit jelekverdhë, ai kishte frikë nga një revolucion social,” shpjegoi ai.

“Por ai thuajse nuk investoi në përgatitjen më të mirë të sektorit të shëndetit për valët e ardhshme të epidemisë dhe për fushatën e vaksinimit,” shtom analisti.

Mjekët ndoshta duhet të zgjedhin se cilët pacientë do të mjekojnë

Të parët që e ndiejnë këtë, sigurisht që janë mjekët. Shumë prej tyre po kërkojnë prej muajsh masa më të rrepta për të ndalur valën e pandemisë.

Një shkrim në të përjavshmen Journal du Dimanche u nënshkrua nga 41 mjekë të kujdesit intensiv në rajonin e Parisit. Artikulli paralajmëroi se spitalet duhet të fillojnë të zgjedhin se cilët pacientë të kujdesit intensiv do të mjekojnë në dy javët e ardhshme.

Antoine Vieillard-Baron, kreu i një grupi mjekësh të kujdesit intensiv në rajonin e Parisit, ishte njëri nga nënshkruesit.

Deri tani na është dashur të anulojmë 40% të operacioneve jo-COVID dhe duhet të kujdesemi për 3.500 pacientë të kujdesit intensiv deri në mes të prillit, sipas vlerësimeve të bazuara në numrin e njerëzve tashmë të infektuar,” i tha ai DW.

Kjo është 800 më shumë sesa gjatë kulmit të valës së parë në pranverën e vitit 2020″, shtoi Vieillard-Baron.

Njësitë e kujdesit intensiv në rajon aktualisht po punojnë me më shumë se 130% të kapacitetit të tyre normal, me rreth 1.500 pacientë.

Prandaj mjeku i lutet qeverisë që të marrë masa më të rrepta – dhe ta bëjë këtë shpejt: “Përndryshe, shifrat do të rriten edhe më shumë sesa parashikohet!”

Vieillard-Baron shtoi se fushata e vaksinimit nuk ishte aq e shpejtë për të ndaluar shtimin e infektimeve – rreth 7.8 milionë vetë, d.m.th. 11% e popullsisë franceze, deri tani janë vaksinuar për herë të parë.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota emanuel macron koronavirusi ne france masat kufizuese ne france emanuel macron koronavirusi ne france masat kufizuese ne france

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet