LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Mitsotakis, djali i Dora Bakoyannis?”/ Kjo është teoria konspirative që po ‘çmend’ grekët. Si u fsheh shtatzënia

12 Prill 2020, 15:01 Nga DOSJA
“Mitsotakis, djali i Dora Bakoyannis?”/ Kjo është teoria

GREQI- Prejardhja e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis, është një nga thashethemet më të përhapura në Greqi, që nuk është shuar kurrë, madje vitet e fundit është rikthyer edhe më fuqishëm se më parë për shkak të përfshirjes së tij më të madhe në politikë. Thuhet që e ëma e tij është ish-ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis, e cila deri më tani është paraqitur si motra e tij e madhe.

Para se gjërat të konfuzohen edhe më shumë (duke marrë shkas edhe nga shumë artikujt e shumtë të shkruar në mediat greke lidhur me historinë) bëjmë një përshkrim të shkurtër të lidhjes së tyre, dhe familjes prej nga vijnë. Të dy janë fëmijët e ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis dhe bashkëshortes së tij, Marikës. Çifti ka edhe dy vajza të tjera, më të vogla se Dora dhe më të mëdha se Kyriakos, Alexandrën dhe Katerinën.  Kyriakos është më i vogli i familjes, i cili që pa iu futur politikës ka marrë vëmendjen e mediave. Thuhet se ai është djali i jashtëligjshëm i Dora Bakoyanis dhe këngëtarit të famshëm Teris Chrysos.

Këngët e tij mund t’i kemi dëgjuar me mijra herë por kurrë nuk ditur sesa flitet për të në Greqi edhe pse tashmë ai ka hequr dorë nga muzika dhe jeton një jetë të thjeshtë larg vëmendjes së publikur. Por historia e tij me Dora Bakoyannis nuk do të harrohet kurrë…

“HISTORIA”

Dora Bakoyannis në vitin 1968 u dashurua me këngëtarin Teris Chrysos, dhe fryt i dashurisë së tyre ishte një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kyriakos. Duke marrë parasysh që Dora ishte ende një adoleshente dhe e pamartuar me këngëtarin 29-vjeçar, familja mori frenat e situatës dhe vendosi ta largonte nga vendi derisa të lindte djalin. Ndërsa në Greqi hapën lajmin se Marika ishte shtatzënë dhe po pristë një tjetër fëmijë pas tre vajzave. Çifti kishte vendosur që djalin t’a rrisnin si të tyrin, ndërsa Dora të merrte rolin e motrës së tij.

Megjithatë thuhet se gjatë periudhës së shtatzënëisë së supozuar të Marikës, nuk ka pasur asnjë pamje apo provë që të dëshmojë pro tyre dhe të hedhi poshtë gjithë ‘gojët e liga’. Edhe pse kishin vëmendjen e gjithë Greqisë për shkak të statusit të tyre, ajo nuk është parë asnjëherë shtatzënë për herë të katërt.

FJALA MERR DHENË

Megjithëse nuk është e qartë se nga filluan thashethemet, një gjë është pak por e sigurtë: çdo gjë mori dimensione të tjera kur komendianit dhe muzikantit Tzimis Panousis i shkau ‘pakëz’ goja teksa po jepte një intervistë në radio.

“Dora do të shpërthejë. Cili këngëtar ka pasur një fëmijë të jashtëligjshëm pas Paschalis? Teris! E themi hapur. Ai dhe Dora sollën në jetë Kyriakos Mitsotakis. Ky skandal do të dalë dhe ne do të shohim kush do të na qeverisë më pas”.

E gjithë ‘përralla’ bëhet disi më e besueshme nga ngjashëmria e paparë që kanë të dy me njëri-tjetrin. Madje, grekët kanë shkuar deri tani duke e në një program për ngjashmërinë, dhe rezultati ishte goxha i lartë; 87%.

Duke qënë se familja Mitsotakis s’ka pranuar kurrë që të flasë për këto thashetheme, Teris Chrysos, nga ana tjetër duket se i ka hedhur shpesh herë benzinë zjarrit.

Njëherë ai shprehet se gjithë historia është një shpikje e madhe, ndërsa herë të tjera pranon se Kyriakos i ngjan jashtëzakonisht shumë. Në jetëshkrimin e tij, këngëtari i dedikon një hapësirë edhe gjithë gurgulesë që zien në vend, edhe kur kanë kaluar më shumë se 50 vite.

“Është një gënjeshtër e tmerrshme që Kyriakos Mitsotakis është djali im. Mëshirë! Çfarë janë në gjendje që të thonë këta njërëz? Dikush bëri një shaka dhe… Ju lutëm tregoni të vërtetën se gënjeshtrat nuk nderojnë askënd.”

Deri më tani, familja Mitsotakis nuk e ka adresuar kurrë “skandalin”, dhe kur e ka bërë, kanë qënë mjaft të qartë se janë thjeshtë thashetheme që nuk i konsiderojnë që t’i komentojnë.

Vetëm njëherë Dora ka folur për rastin, kur është pyetur nga Jimmy Panousis, nëse thashethemet i konsideronte si qesharake apo fyese.

“I konsideroj fyese, as që e njoh këtë këngëtarin,”– është shprehur ajo për herë të parë dhe ndoshta të fundit.

MOSPËRPUTHJET

Një nga arsyet kryesore që kanë fryrë gjithë teorinë konspirative që ka ‘ccmendur’ Greqinë ka qënë mosha e dy prindërve të Kyriakos Mitsotakis. Edhe pse Dora ka qënë vetëm 14 vjeç, kur ka lindur i vëllai, kjo teori ka qënë më e thjeshtë për t’u bësuar sesa lindja e një djali të Marikës, në moshën 38-vjeçare. Edhe pse Kyriakos ka vetëm 9 vite diferencë nga vajza e fundit e familjes, Katerina.

Meqënëse rryma e relativizmit propozon se kurrë nuk ka një të vërtetë absolute, por vetëm ato që një individ apo kulturë e veçantë zgjedh të besojë, as kjo histori nuk ka një të vërtetë! Disa zgjedhin që t’u besojnë letrave që thonë se Kyriakos është djali i babait të tij, sidomos pas zgjedhjes si kryeministër. Disa të tjerë, u besojnë syve, pasi ngjashmëria mes Teris Chrysos dhe kreut të qeverisë greke është thuajse identike. Po ju kë zgjidhni të besoni?

P.S. Shkrimi është i bazuar në një nga historitë më konspirative të Greqisë moderene.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale dora bakoyannis kyriakos mitsotakis teris chrysos dora bakoyannis kyriakos mitsotakis teris chrysos


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 12 Prill 2020, 13:56

TIRANË – Këngëtarja e njohur Linda Halimi ditën e sotme ka suprizuar fansat me lajmin që ka shpërndarë në profilin e saj të ‘Instagramit’. Ajo ka bër...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet