LIVE UPDATES
Bota

Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

4 Mars 2019, 16:06 Nga DOSJA
Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

Kosovë- Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën e Mitrovicës së jugut, një shesh, në qytetin e tij, Isa Boletini, heroi i shqiptarëve.Sheshi tjetër kryesor i Mitrovicës së veriut, Car Llazari, knezi hero i serbëve.

Ashtu si simbolika e këtyre dy shesheve të një qyteti dikur simbol i Kosovës, tani i ndarë në gjithçka gati paralele.

Ura mbi lum ka qenë arenë e përleshjeve dhe simbol i ndarjes. Tani aty gjithçka është më qetë dhe si për ironi kjo zonë quhet Parku i Paqes. Tani duket se betejat megjithatë janë më shumë politike dhe me flamuj.

Organizata aktiv. Në këto hapësira bëhet debat dhe shkruhen platforma e ide për Kosovën. Serbët e veriut janë mjaft aktiv në pro dhe kundër.

Miodrag Milliceviç është prishtinas. Si ekspert i organizatës, thotë se në jug kanë frikë në veri kanë shpresë.

 

Miodrag Miliceviç, Organizata Aktiv, Mitrovicë: Në gjithë këtë paqartësi është vështirë të thuhet se çfarë po flitet. Nëse shikoni disa hulumtime të opinionit për ndarjen do të shihni se shumica janë pro ndarjes në veri, por jo edhe në jug pasi ndarja etnike nuk është zgjidhje e mirë. Të gjithë kanë harruar se Kosova është ndërtuar në baza të bashkëjetesës, por edhe në Mitrovicën e veriut ky është shembull dhe mund të jetojnë bashkë.

Kjo pjesë ka qenë për kohë të gjatë territor i pashkelur për shqiptarët. Në veri pak kanë ngelur për të jetuar. Për serbët kjo ka qenë një fortesë. Politika e Serbisë është se Kosova nuk mund të fitoj gjithcka, por duhet edhe Serbia.

Serbët e Kosovës janë mbledhur tek lista serbe që ka shumicën. Ata mbajnë linjën e Beogradit.

Igor Simic, është deputet në kuvendin e Kosovës. Idetë për përkufizim ngjallen përplasje mes serbësh. Kritikave u përgjigjet duke thënë se zgjidhja sjell paqe.

Igor Simic, Lista Serbe: Nëse duam paqe në këto hapësira dhe të ndalojmë elementet ekstreme tek serbët dhe shqiptarët duhet të arrijmë një marrëveshje të kompromisit. Si deputet kurrë nuk do ta mbështesë një zgjidhje të keqe për serbët, qofshin në jug apo veri. Por, njësoj askush nga lista serbe nuk dëshiron një marrëveshje që përkeqëson jetën e fqinjëve tanë shqiptarë.

Një gjendje pasigurie u pat krijuar pas vrasjes së Oliver Ivanovic. Serbët protestuan pas taksës së Kosovës, por gjithçka ngeli qetë.

Mahalla e Boshnjakeve, lagjia ku jetojnë të përzier. Këtu fillojnë flamujt shqiptarë dhe një realitet tjetër.

Thellë në këtë lagje jeton familja Rugova. Kur janë kthyer pas luftës në pjesën veriore, nuk kanë gjetur shumë paqe. Tani jetojnë qetë dhe janë kundër ndarjes pasi nuk duan shpërngulje.

Simbolika e ndarjes në këtë qytet megjithatë ka ngel. Shumë përpjekje për integrimin e veriut kanë dështuar, por disi natyrshëm banorët lëvizin. Përkufizimi, shkëmbimi, ndarja, bashkimi, demarkacioni apo statusi i veçantë janë idetë pasi këtu thuhet se “çdo gjë mund të jetë rock n’ roll” dhe në tavolinën e bisedimeve.

Marrë nga Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova mitrovica mes ndarjes dhe bashkimit kosova mitrovica mes ndarjes dhe bashkimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet