LIVE UPDATES
Aktualitet

Misteret e gadishullit të Karaburunit

28 Korrik 2021, 18:44 Nga DOSJA
Misteret e gadishullit të Karaburunit

VLORË- Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.

Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdorur si një kullotë dimërore për dele dhe dhi; plazhet e vogla të bukura, më së shumti në anën perëndimore, dalin në lajme më së shumti si baza të fshehta për trafikantët e kanabisit ndërsa shumica e tyre janë të aksesueshme vetëm me varkë ose përmes një ecjeje të gjatë e të lodhshme.

Ato kanë emra që ngjallin ndjenjën e misterit – njëri quhet Gramata, ose Gjiri i Shkrimeve, një tjetër është i njohur si Gjiri i Raguzës, një qytezë në Sicili dhe emri me të cilin njihej më parë qyteza e Dubrovnikut kur ishte një qytet-shtet. Një pllajë mbart emrin Ravena, emër i një qyteti tjetër italian.

Pak rrugë të paasfaltuara të hapura nga ushtria shqiptare ecin përgjatë anës lindore të gadishullit, por ato janë ende të paaksesueshme për civilët për shkak se baza e Pasha Limanit e flotës detare shqiptare gjendet në krye të rrugës.

Udhëtimi i parë u nis nga gjiri i Vlorës me një kosto prej 2,500 lekësh për person, udhëtim që na çoi në Shpellën e Haxhi Aliut dhe në një nga të paktat plazhe në anën lindore të gadishullit, ku një restorant i vogël shërben mish ose peshk zgare, sallatë, djathtë të fortë të bardhë të zonës dhe patate të skuqura.

Në cepin verior të gadishillit, rreth 15 kilometra nga Vlora, shpella e Haxhi Aliut është kaq e madhe sa mund të mbajë një anije të vogël se disa gomone njëherësh. Zakonisht nevojiten 30 minuta për të mbërritur atje, në varësi se sa shpejt është i gatshëm të ecë kapiteni.

Ky është një vend i mbushur me mite mbi piratë dhe tregime më moderne për trafikantë droge apo trafikantë qeniesh njerëzore që e përdorën atë për t’u fshehur si nga moti i keq ashtu edhe nga policia. Ka disa gomone që nisen çdo ditë gjatë verës; vizitorët mund të notojnë në ujërat me salinitet të lartë ndërsa dritat vallëzojnë në tavanin e stërlartë të shpellës.

Udhëtimi i dytë na dërgoi nga fshati Dhërmi në anën tjetër të gadishullit të Vlorës te Shpella Blu dhe te Gjiri i Gramatës, ose i Gramës, ndoshta vendi më i bukur në bregdetin shqiptar. Varkat drejt Gramatës janë më të rralla dhe më të shtrenjta; në kontrast me ujërat e qeta të Gjirit të Vlorës, Deti Jon dhe Kanali i Otrantos është shpesh i egër. Udhëtimi mund të kushtojë rreth 150 euro për deri në gjashtë apo shtatë vetë.

Mënyra tjetër e mundshme për të mbërritur është një marshim i gjatë përmes një shtegu të ngushtë nga plazhi i Rrugëve të Bardha por kjo mund të zgjasë deri në gjashtë orë dhe duhet të kujdesesh të marrësh ujë me vete. Gjiri i Gramatës është e vetmja zonë e mbrojtur nga stuhitë në një segment brigjesh shkëmbore dhe e ka marrë emrin nga mijëra shkrime dhe simbole të gdhendura në gurë nga marinarët që kanë falënderuar zotat e tyre prej mijëra vitesh.

Studiuesit kanë identifikuar gjuhë të ndryshme në shkëmb, përfshirë greqiste të lashtë dhe të mesjetës si dhe latinisht. Studiuesit në fillim të shekullit të 20 menduan se disa prej shkrimeve i përkasin civilizimit etrusk në Italinë e lashtë. Disa nga mbishkrimet janë shuar me kalimin e kohës ose janë vjedhur, ndërsa të tjera janë vandalizuar nga vizitorë të mëvonë, përfshirë rekrutë të ushtrisë shqiptare që shërbyen aty kur Shqipëria ishte një vend komunist.

Përveç fjalëve, shkëmbi mbart edhe shenja heraldike, duke i dërguar udhëtarët e kohës sonë shekuj më pas. Ata bëhen dëshmitarë të një fakti tashmë shpesh të harruar – se udhëtimi me det është i rrezikshëm.

Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gadishulli i karaburunit karaburuni gadishulli i karaburunit karaburuni


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet