LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ta bëj unë krevatin për fëmijën”…“mobiljeri” mashtron oficerin e krimeve brenda në komisariat

28 Korrik 2021, 17:54 Nga DOSJA
“Ta bëj unë krevatin për

TIRANË– Për disa mashtrues, thonë që i ndihmon jo vetëm aftësia, por edhe kurajo dhe fati. Por ndonjë prej tyre, si L.N., qëlloi aq i guximshëm, sa në oborrin e komisariatit, brenda në polici u soll aq mirë me një oficer krimesh, sa që e bindi atë se ishte një pronar i zoti i një mobilerie.

Por kurajo nuk e ndihmoi kësaj radhe, pasi sipas burimeve policore të Gazetasi.al, agjenti, kur e kuptoi në krye të disa muajve se ishte mashtruar, nga një person i cili më pas rezultoi se ishte mashtrues, i dënuar edhe më parë, hapi gojën dhe rrëfeu. Mashtruesi i pafat, kësaj radhe, pasi u përpoq të mashtronte klientin-polic, i cili ishte pikërisht personi që duhet t’i qëndronte më korrekt se kujtdo tjetër, u justifikua më pas se nuk kishte pasur këtë qëllim.

”Do ia kryeja porosinë, por nuk kisha materiale”, – tha mashtruesi, i cili pavarësisht kësaj nuk shpëtoi dot.  Klienti ishte një oficer policie, i cili pasi priti porosinë, u nxeh aq keq, sa që në një nga ditët, kaloi nga njëra zyrë në zyrën tjetër dhe pikërisht në komisariatin numër një, i tha kolegut: “Dua të denoncoj, po më mashtron një mobilier”.

Ajo ç’ka rrodhi më pas, është e gjitha një çështje në disfavor të L.N., 46 vjeç, i cili, pasi u pa se kishte qenë një mashtrues spektakolar, u kërkua dhe u thërrit në polici dhe u vu përpara provave që janë kundër tij. Burimet bëjnë të ditura për Gazetasi.al, se kallëzues është oficeri E.R., dhe sipas komisariatit numër një, ai rezulton oficer krimesh në këtë rajon. Por ai pavarësisht se heton krimin, nuk e kishte hetuar mobilerin, i cili kishte rekorde në këtë fushë.

“U njoha me këtë person në afërsi të komisariatit dhe në bisedë e sipër, pasi më tregoi se kishte punishte mobilerie, e pyeta, a mund t’më bënte një krevat për fëmijën. L.,pranoi dhe më tha se një ditë do vite të merrte masat në dhomën e shtëpësë. Më pas erdhi në banesë dhe kreu matjet, ku e pranishme ishte edhe bashkëshortja O.R.,”.

Kolegët e tij shkruajnë në vazhdim: “Pasi mbaroi matjet, i dyshuari L., dhe efektivi E.R., kanë dalë nga banesa dhe L., i ka thënë se krevati kushtonte rreth 20.000 lekë dhe atij i duheshin parapagim 15.000 lekë për bazën materiale dhe kolegu ia ka dhëne këtë shumë lëkësh”.

Nga ky moment, sipas pretendimeve të policit të mashtruar, të dyja palët kanë komunikuar me mesazhe. Por një muaj më pas, mashtruesi zhduket dhe nuk i kthen asnjë përgjigjje në telefon.

“E.R., i ka dërguar mesazhe, ku i kërkonte paratë ose krevatin e djalit, në të kundërt do të bënte kallëzim, por përsëri i pandehuri nuk i kthente përgjigje, madje i binte zilja e telefonit dhe ai nuk e hapte. Dërgimi i mesazheve për të marrë të hollat ose krevatin, vazhdoi tre muaj, derisa E., depozitoi kallëzimin penal”.

Rajoni numër një pohon për Gazetasi.al, se të njëjtat rrethana dhe fakte, pranon edhe gruaja e oficerit të policisë, e cila shkruan se tentoi disa herë ta kontaktojë mashtruesin, por ai, jo vetëm që nuk hapte telefonin, por më pas edhe ua bllokoi numrat.

“Policia Gjyqësore ka kryer telefonata në drejtim të numrit të L.N., por ky i fundit përsëri nuk e ka hapur dhe për këtë fakt, policia gjyqësore ka hartuar dhe raport shërbimin përkatës. Nga printimi i sistemit TIMS, rezulton se shtetasi L.N., është i dënuar disa herë për konsumim të veprës penale “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje’”, – thuhet në shkresat e komisariatit numër 1.

Pasi janë vënë në kërkim të tij, policia bën me dije se ra në gjurmët e mashtruesit, por tregohet se gjatë marrjes në pyetje, ai parashtroi se nuk kishte pasur qëllim të merrte paratë përmes mashtrimit. “Nuk kisha mundësi ta përfundoja punën, pasi kisha mungesë materiali”, – u justifikua mashtruesi i policit, i cili nga ballafaqimi me të, u përpoq gjithashtu të reduktonte edhe detyrimin monetar.

Marrë nga Gazetasi.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mobiljeri mashtrues mobiljeri mashtrues

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Korrik 2021, 13:24

SERBI– Qytetarët serbë që preferojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri, shtohen çdo vit e më shumë. Mediat serbe kanë zgjedhur që të shkruajnë për ra...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet