Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Miratohet LISTA, 8 godina të dëmtuara në Zall Herr dhe Kombinat do rindërtohen nga e para
29 Korrik 2020, 17:00Nga DOSJA
TIRANË- Bashkia e Tiranës zhvilloi sot dëgjesën e radhës me inxhinierë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 6 në Kombinat, si dhe Njësinë Zall-Herr, ku qytetarët patën mundësi të ndjekin analizën e thelluar të ekspertëve nëse ato ndërtesa duhen prishur, për t’u rindërtuar, apo rikonstruktuar.
Nga analiza rezultoi se 8 pallate, kryesisht në Kombinat, kanë pësuar dëme tepër të rënda dhe kostoja e rikonstruksionit të tyre e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para. Për këtë arsye, sipas ekspertëve, këto objekte duhen prishur për t’u rindërtuar nga e para.
Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se:
Pallati 138 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 148.4% të vlerës nëse do bëhej i ri.
Pallati 152 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 126.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
Pallati 158 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 157 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
Pallati 161 në rrugën “Sokrat Mosko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 146.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
Pallati 168/2 në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 86.73 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
Pallati 140 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 124.2% të vlerës nëse do bëhej i ri.
Pallati 14 në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat-Tiranë, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 102.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
Pallati nr.6 në DRITAS – Njësia Administrative Zall-Herr, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 138.9 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
Bashkia e Tiranës do të vijojë me seancat dëgjimore publike me ekspertë dhe inxhinierë për çdo vendimmarrje në lidhje me pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjer në rindërtimin e këtyre pallateve, familjet e prekura marrin pagesën e qirasë nga Bashkia e Tiranës.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Një aksident automobilistik është regjistruar pasidten e sotme tek mbikalimi i Rinasit. Drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka dalë jas...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e COVID-19, dhe ka thënë se nuk pret mrekulli nga vaksina e COVID-19. Në një intervistë në Syri TV, ...
TIRANË -Katër pjesëtarë të një familjeje me origjinë nga Mirdita që jeton në Tiranë, nuk mundën dot që të kryenin testin ndaj COVID-19 në kryeqytet. Kësiso...
SHKODËR-Ditën e sotme në qarkun e Shkodrës janë shënuar disa vatra zjarresh. Disa hekatrë tokë janë djegur gjatë mesditës në fshatin Kukël të Bashkisë së V...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije bilancin e 24 orëve të fundit për situatën e COVID-19 në vend. Në një njoftim për mediat, ministria ka bër...
TIRANË- Dy të dënuar për vdjedhje me armë duhet të deklarojnë pasurinë brenda 40 orëve. Në një njoftim për mediat Operacioni Forca e Ligjit bën me dije se ...
KRUJË- Policia e Krujës ka vënë në praga një 41-vjeçar pasi është kapur duke trafikuar me makinën e tij 41 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa. ...