Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KINË-Qeveria kineze ka miratuar një tjetër ligj që i jep fuqi Kinës për të vepruar mbi Hong Kongun. Në këtë mënyrë është thelluar frika për liritë e të gjithë qytetarëve në këtë vend.
Një muaj më parë Kina miratoi një ligj ku thuhej se do të kriminalizonte çdo veprim për shkëputjen e Hong Kongut nga Kina. Por vendosja e këtyre ligjeve erdh pas protestave të ashpra që u bënë në fund të 2019, pro-demokracisë.

Ndërkohë sa i përket këtyre ndyshimeve të reja, shumë kritikë të ligjit të miratuar nga Kina, shprehen se ligji i ri paraqet një kërcënim të madh për identitetin e Hong Kongut. Ndër të tjera ata paralajmërojnë se kjo do të dëmtojë pavarësinë gjyqësore të Hong Kongut dhe do të shkatërrojë liritë unike të tij.
Megjithatë Kina thotë se ligji është i nevojshëm për të zgjidhur trazirat e krijuara në Hong Kong, duke hedhur poshtë zërat që ky ligj cënon të drejtat e qytetarëve në këtë vend.
Si do të ndryshojë Hong Kongu?
Për shumë njerëz, vetë natyra e ligjit minon liritë që e ndajnë Hong Kongun nga pjesa tjetër e Kinës dhe ndihmoi në përcaktimin e karakterit të qytetit. Njerëzit në Hong Kong vlerësuan liritë civile si fjala e lirë dhe e drejta për të protestuar. Kritikët thonë se në fakt ky ligj mund të heshtë mosmarrëveshjen dhe do të zgjasë ndikimin e Partisë Komuniste Kineze në aspekte të ndryshme të jetës së Hong Kong-ut.
Shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam është shprehur se ky ishte një veprim “përgjegjës” për të mbrojtur ligjin. Ajo ka thënë se liritë, gjallëria dhe vlerat thelbësore të Hong Kongut do të ruhen.
Pse po e imponon Kina ligjin?
Hong Kongu iu dorëzua Kinës nga Britania në 1997 në bazë të një parimi “një vend, dy sisteme” dhe me një mini-kushtetutë të quajtur Ligji Themelor. Ai lejonte lirinë e fjalës, një gjyqësor të pavarur dhe disa të drejta demokratike që nuk shihen askund tjetër në territorin e Kinës. Hong Kongu gjithashtu pritej të dekretojë ligjin e sigurisë kombëtare.
Vitet e fundit, Hong Kongu ka parë vazhdimisht valë protestash kundër ndikimit të Pekinit dhe duke kërkuar më shumë të drejta. Ndërkohë në vitin 2019, protestat për një ligj ekstradimi shkaktuan dhunë dhe u kthyen në një lëvizje të gjerë pro-demokracisë.
Burimi: BBC
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Gjermani– Kancelarja gjermane Angela Merkel pret sot (29.06.) Presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar presidencën e ardhshme gjermane në BE, kjo në...
AMERIKË- Një kandidat në Miçigan është tradhëtuar nga vajza e tij pasi kjo e fundit i ka bërë thirrje votuesve që të mos e votojnë babanë e saj por ...
KOSOVË- Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 122 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe numri në total i të prek...
KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij edhe pas aktakuzave të ngitura nga Prokuroria Speciale ndaj tij, ...
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar botën se “më e keqja nuk ka ardhur ende” nga pandemia e Covid-19.Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreye...
KOSOVË – Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.Ademi e ka konfirmuar vetë për Gazetën Expres...
PRISHTINË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me aktakuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte. Nga zyra e tij, kreu i shtetit iu ës...
PRISHTINË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen edhe pas akuzave të ngitura ndaj tij për krime lufte.Në fja...
AZI– Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi një traget është përmbysur në Bangladesh, pranë kryeqytetit Dhaka. Zyrtarët e shpëtim...
GREQI-Televizioni kombëtar grek “ANT 1” i ka quajtur provokime ceremonitë e mbajtura në Shqipëri në për të kujtuar 76-vjetorin e genocidit grek në Çamëri...