U tha se do takonte djalin e Trump, Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhe...
Bota
Ministrat e Jashtëm të G-7 mblidhen për bisedime në Londër, në qendër të diskutimeve është pandemia e koronavirusit
3 Maj 2021, 10:11Nga DOSJA
BRITANI– Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Londër për bisedime me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të G-7, me pandeminë e koronavirusit, Rusinë dhe Kinën midis pikave të mundshme të agjendës gjatë tre ditëve të punimeve të takimit.
Irani dhe Koreja e Veriut, programet bërthamore të të cilave kanë qenë në qendër të negociatave viteve të fundit, do të diskutohen në një darkë pune të hënën në mbrëmje.
Takimet e sekrtarit Blinken të hënën përfshijnë bisedime me ministrin e Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi, ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Chung Eui-yong, ministrin e Jashtëm të Bruneit, II Dato Erywan Yusof, ministrin Indian të Punëve të Jashtme, Subrahmanyam Jaishanka dhe sekretarin e Jashtëm Britanik Dominic Raab.
“Tetë vjet më parë Britania e Madhe, aleati ynë i domosdoshëm, priti për herë të fundit presidencën e G-7”, – shkroi Blinken në Twitter pasi mbërriti në Britani. “Është mirë të kthehesh mes partnerëve dhe aleatëve për këto diskutime”.
Ministria e Jashtme britanike tha se sekretari Raab dhe sekretari Blinken, do të këshillohen për Afganistanin, Iranin, Kinën dhe tregtinë, në takimin e tyre.
Bisedimet e ministrave të G-7 po hedhin themelet për një takim të nivelit të lartë të shefave të vendeve në qershor që do të mbahet gjithashtu në Britani.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se takimet e kësaj jave do të ishin një shans për të diskutuar “avancimin e rritjes ekonomike, të drejtat e njeriut, sigurinë ushqimore, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave”.
Përveç Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, G-7 përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë. Australia, India, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut dhe Brunei gjithashtu po marrin pjesë në bisedimet e kësaj jave.
Pas takimeve të G-7, sekretari Blinken do të udhëtojë në Ukrainë për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në një deklaratë se sekretari Blinken do të “ritheksojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”.
Marrë nga VOA.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se kërcënimet dhe s...
NEW YORK– Një sukses i madh në karrierën e këngtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka qënë hyrja në billbord dhe vendosja e imazhit të saj në sheshin Ti...
GJERMANI– Policia gjermane ka zbuluar një nga faqet më të mëdha në botë për pornografi të fëmijëve me më shumë se 400,000 përdorues duke arrestuar tre per...
KORE E VERIUT-Kim Jong-Un ka marrë vendimin drastik, ku ka urdhëruar ushtrinë që të heqin medelet e flokëve dhe muzikën që atij nuk i pëlqen.Lideri i Koresë së ...
EUROPË– Pas një fillimi të ngadaltë, miliona njerëz në të gjithë vendet e BE tani po marrin vaksinën e tyre, me pothuajse një të katërtën e njerëzve ...
Është jashtëzakonisht e vështirë të gjurmosh saktësisht kufijtë etnikë të popullit shqiptar. Kufijtë shqiptarë të viteve 1913 dhe 1919 lanë një numër shumë...
BRAZIL– Ditën e djeshme është arrestuar trafikanti kolumbian i cili kërkohej nga Interpoli prej kohësh. Anëtari i kartelit të Medellín, Efe Sullivan Loisa Duran...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me rastin e Ditës së Lirisë Botërore të Shtypit,më 3...
SERBI– Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.Varhelyi, së bashku me kryeministren e Ser...