Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për të plagosur
17 Prill, 20:17
Babai iu vra mb...
Bota
Daçiç: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër të armëve, kanë qenë bashkë në çdo luftë
3 Maj 2021, 09:44Nga DOSJA
SERBI– Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç i ka quajtur shqiptarët dhe kroatët “vëllezër të armëve”, duke komentuar njoftimin e ministrit kroat të mbrojtjes se janë gati t’i ndihmonte autoritetet e Prishtinës që ta transformojnë FSK-në në ushtri.
“Për shumë vite dhe dekada ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Armët u prokuruan përmes atyre kanaleve”,- tha Daçiç në emisionin “Hit Tweet” në televizionin serb, TV Pink.
Sipas Express, ai shtoi se shumë politikanë dhe separatistë shqiptarë ishin në ushtrinë kroate, duke përmendur njërin nga ish-themeluesit e UÇK-së, Agim Çekun.
“Nuk është asgjë e re. Ata janë vëllezër në armë, ata ishin në çdo luftë, dhe në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por u mor si e mirëqenë. Nuk është marrë shumë për keq edhe kur luftuan kundër Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës”,- theksoi Daçiç.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se në Luftën e Dytë Botërore, “regjimi shqiptar dhe regjimi kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste”.
“Pra, është plotësisht e qartë për mua se ata janë vëllezër të armëve, unë thjesht nuk e di se çfarë do të bëjnë ato armë për ta tani. A po flasim për armë sot, apo do të flasim për rrugë, turizëm, ndonjë të ardhme të përbashkët? Ky është një tregues se sa nuk pendohen për asgjë të keqe që kanë bërë në të kaluarën”, – tha Daçiç.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
NEW YORK– Një sukses i madh në karrierën e këngtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka qënë hyrja në billbord dhe vendosja e imazhit të saj në sheshin Ti...
GJERMANI– Policia gjermane ka zbuluar një nga faqet më të mëdha në botë për pornografi të fëmijëve me më shumë se 400,000 përdorues duke arrestuar tre per...
KORE E VERIUT-Kim Jong-Un ka marrë vendimin drastik, ku ka urdhëruar ushtrinë që të heqin medelet e flokëve dhe muzikën që atij nuk i pëlqen.Lideri i Koresë së ...
EUROPË– Pas një fillimi të ngadaltë, miliona njerëz në të gjithë vendet e BE tani po marrin vaksinën e tyre, me pothuajse një të katërtën e njerëzve ...
Është jashtëzakonisht e vështirë të gjurmosh saktësisht kufijtë etnikë të popullit shqiptar. Kufijtë shqiptarë të viteve 1913 dhe 1919 lanë një numër shumë...
BRAZIL– Ditën e djeshme është arrestuar trafikanti kolumbian i cili kërkohej nga Interpoli prej kohësh. Anëtari i kartelit të Medellín, Efe Sullivan Loisa Duran...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me rastin e Ditës së Lirisë Botërore të Shtypit,më 3...
SERBI– Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.Varhelyi, së bashku me kryeministren e Ser...
BANGLADESH– Të paktën 25 njerëz u vranë në një përplasje midis dy anijeve në Bangladeshin qendror të hënën, tha policia.“Ne kemi shpëtuar pesë perso...