LIVE UPDATES
Bota

Minat në itinerarin e Ballkanit: 180.000 herë rrezik vdekjeje për migrantët

8 Gusht 2021, 06:29 Nga DOSJA
Minat në itinerarin e Ballkanit: 180.000 herë rrezik vdekjeje për

TIRANË- Numri i migrantëve e refugjatëve në itinerarin e Ballkanit po shtohet, nga koha kur rregullat e ashpra që u vendosën për shkak të pandemisë vitin e kaluar u liruan në verën e vitit 2021 në vendet e Europës Juglindore. Ndryshe nga viti 2015, nuk është Hungaria vendi, ku kalojnë migrantët. Gjithnjë e më shumë njerëz duan të kalojnë përmes Kroacisë në Europën perëndimore. Ky është konstatimi i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex në raportin e vitit 2020. Shumica e migrantëve vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, sipas Frontex. Dhe se rritja e numrit aktualisht është pasojë e grumbullimeve të krijuara sipas pasojë e rregullave të ashpërsuara në vitin 2020.

Nuk është e qartë, sa është numri i njerëzve që kanë destinacion Kroacinë, vendin e parë të BE në rajon, nga Serbia, përmes Drinit hyjnë ilegalisht në Bosnje-Hercegovinë. Autoritetet serbe janë të mendimit se aktualisht qëmdrojnë rreth 5000 migrantë në vend.

E qartë është, që këta njerëz që kanë synim Europën kalojnë në zonat, ku u zhvilluan luftërat e Jugosllavisë. Svjetlana Luledzija, zëdhënësja e Qendrës për Pastrimin e Minave (BHMac,Bosnia Hercegovina Mine Action Center) thotë për DW, se “për fat deri tani nuk ka pasur viktima”. Në pranverë ky institucion mori njoftimin nga policia kufitare në veri të vendit, se në afërsi të qytetit në Bosnjen e mesme, Tuzla ka lëvizje të një numri mën të madh të migrantëve, që kishin kapërcyer Drinin për shkak të nivelit të ulët të ujit.

“Rreth Tuzlës janë zhvilluar luftime, prandaj në atë zonë ka shumë mina, shpjegon zëdhënësja e BHMac, Luldiija. “Megjithëse policia përpiqet, ata shpesh nuk ia dalin të vendosin kontakt me njerëzit, sepse ata lëvizin natën dhe jashtë zonave të banuara, pasi kanë frikë nga policia. E pikërisht aty është shumë më e rrezikshme për shkak të minave.”

Ende 180.000 mina në fusha

Jashtë fushave me mina nga koha e Luftës së Dytë Botërore, të gjitha minat që gjenden në Bosnje janë nga vitet e luftës, 1992-95. Ato u vendosën nga forcat e armatosura të palëve luftuese atëkohë. “Ne llogarisim që ende sot ka 180.000 mina të pashpërthyera”, thotë Svjetlana Luledzija. “Nga viti 1996 janë gjetur dhe neutralizuar më shumë se 136.000 mina. Të prekura janë 118 qarqe nga 145 gjithsej.”

Bosnien ausgeschwemmte Minen werden nach der Flut geräumt 20.05.2014
Që nga përfundimi i luftës në Bosnje janë lënduar 1765 persona nga minat shpërthyese, 617 prej tyre me pasojë vdekjen, thotë zëdhënësja e BHMac. Në vitet e fundit ka pasur gjithnjë e më pak aksidente për shkak të punës shpjeguese të qendrës, por edhe të shenjave të vendosura tek fushat me mina. Madje në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë aksident apo vdekje.

Shenja tek fushat me mina

Svjetlana Luledzija e bën të qartë, se të gjitha zonat ku ka mina janë shenjuar qartë. “Kudo në rrugë apo në pika të dukshme janë vendosur tabela paralajmëruse. Por siç e thashë migrantët lëvizin natën dhe mund të ndodhë shpejt, që pa e vënë re të hyjnë në një zonë, ku ka mina.”

Sanela Lepirica është koordinatore e terrenit e Kryqit të Kuq në komunën boshnjake, Kjluzh. “Tek ne policia rregullisht i ndal autobusët, i nxjerr migranttë, që duan të kalojnë në Europë dhe ua kalon ekipeve tona”, raporton ajo për Deutsche Wellen. “Ne kujdesemi për ta me ushqime, ujë dhe i informojmë për rrezikun e minave, dhe ata vazhdojnë më pas në drejtim të Bihaçit dhe Velika-Kladuzhës në kufi me Kroacinë.”

Një i vdekur në Kroaci

Ekipi i Kryqit të Kuq ku punon Sanela Lepirica është stacionuar në ish-linjën e frontit të dikurshëm të luftës në vitet 1992-1995, “Inter Entity Boundary Line”. “Edhe këtu në rrethinën e qytetit dhe në rrugën që të çon në kufirin me Kroacinë ka mina, sepse edhe janë zhvilluar luftime”, rrëfen ajo. “Kjo rrugë paraqet rrezik të madh migrantët. Kur na thonë, se duam të kalojmë nëpër pyje, ne i paralajmërojmë, se ka mina. Dhe herë pas herë dëgjojmë edhe për fatkeqësi, si në pranverë, kur një grup afganësh në anën kroate të kufirit ra në një fushë me mina.”

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë në mars 2021 nga lëvizja e grupit afgan shpërthyen minat, me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e katër të tjerëve. Një ditë më pas një ekip nga shpëtimi i Qendrës Kroate për Pastrimin e Minave arriti të nxjerrë nga rreziku, një grup refugjatësh, që kishin qëndruar aty pas shpërthimit, pa e ditur, se ishin në rrezik.

Zonë e vështirë kalimi

“Vetëm pas fundit të luftës jemi informuar se kjo zonë malore përgjatë kufirit boshnjak e përshkuar nga përrenj e lumenj dhe e vështirë për t’u kaluar ka qenë minuar“, thotë Niksa Bogdnic, drejtues i Qendrës Kroate për Pastrimin e Minave. “Menjëherë pas çlirimit të zonave të pushtuara nga milicët serbë në gusht 1995, fillimisht jemi kujdesur për rajonet e banuara dhe sipërfaqet bujqësore që përdoren. Na duhej të rikonstruktonim të gjithë infrastrukturën, rrugët, rrjetin elektrik, dhe më parë sigurisht të pastronim territorin. Ky ishte kusht që njerëzit të ktheheshin në shtëpitë e tyre.”

Ndërkohë të gjitha zonat me mina janë shenjuar qartë, dhe rregullisht verifikohet, nëse shenjat apo tabelat përkatëse janë aty ku duhet. “Deri në vitin 2026 ne duam që të kemi pastruar të gjithë rajonin nga minat”, thotë Bogdanic. Qendra kroate ofron edhe një portal online që aktualizohet çdo muaj. Sipas Bogdanic aty ka shumë harta, kështu që çdokush që përdor mediat elektronike, mund të shohë vetë, se ku janë zonat e rrezikuara. “Nëse kjo faqe nuk arrihet ndonjëherë, kjo ka të bëjë me serverin, që u shkatërrua në tërmetin e janarit”, thotë Bogdanic.

Ndërsa Qendra boshnjake, Mine Action Centre ofron edhe aplikacionin, “BH Mine Suspected Areas”. Në bazë të Open Street Maps aty janë integruar të gjitha zonat me mina në vend. Ky aplikacion funksionon si Google Maps apo hartat e IPhone-it dhe është falas për të dyja sistemet.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni minat ne ballkan minat ne ballkan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet