Politike

Vizita në Tiranë, Meta me Presidentin e Maqedonisë së Veriut njëzëri: Rruga e vetme e dy vendeve, ajo drejt BE-së (VD)

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Meta dhe homologu i tij zhvilluan një takim me delegacionet pa mediat, dhe një konferëncë të përbashkët. Ata theksuan se BE duhet të kishte hapur negociatat me të dy vendet në 18 tetor. Meta dhe Pendarovski u shprehen se rruga e vetme është ajo drejt BE-së.

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një viztë zyrtare Presidentin e Maqedonisë së Veritu, Stevo Pendarovski. Meta ka pritur homolohun e tij në Pallatin e Brigadave me një ceremoni shtetëore dhe më pas kanë vijuar sipas axhendës, ku zhvilluan një takim me delegacionet përkatëse. 

Pas takimit Meta dhe Pendarovski zhvilluan një konferencë për mediat, ku theksuan se rruga e dy vendeve është një dhe e vetme, ajo drejt Bashkimit Evropian.  Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsi, u shpreh se Bashkimi Evropian me vendimin e tij në 18 tetor, ndëshkoi dy vendet, por ndërshkimi ishte i pamerituar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Presidenti i Shqipërisë, theksoi dhe njëherë se negociatat duhet të hapeshin për të dy vendet, pasi ishin përmbushur kushtet e parackatuar nga KE.  Të dy krerët e shtetit, theksuan nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve, ku deklaruan se do punojnë për t’u anëtarësuar në BE. 

(A.B. Dosja.al)

  • 13:57

    Meta mesazh Ramës: Liderët maqedonas treguan pjekuri, të forcojmë marrëdhëniet me vendet skeptike

    Presidenti Ilir Meta, i ka bërë thirrje politikës shqiptare, që të reflektojnë menjëherë dhe të lexojnë me vëmendje të gjitha detyrimet që iu duhen përmbushur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Meta mesazhin e tij e kishte të adresuar më shumë për Ramën, duke thë se  se liderët e Maqedonisë së Veriut treguan pjekuri, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen pas vendimin të BE.

    Ilir Meta, President i Shqipërisë

    Meta shtoi se tani duhet reflektim dhe duhen forcuar raportet me vendet kritike, siç janë Franca, Danimarka e Holanda, që bllokuan dhe integrimin e Shqipërisë në KE.

    Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë. Nuk mjafton të themi Franca ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, nëse ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, sa i takon krimit, azilkërkuesve. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme, në mënyrë që këto shqetësime të shuhen në javët e muajt në vijim. Dhe të bëjmë të qartë që ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër dhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër, është e papranueshme dhe është e padobishme”, u shpreh Presidenti.

     

     

  • 13:38

    Meta: Rruga e vemte e Shqipërisë është ajo drejt BE-së, udhërrëfyes platforma e Bundestagut

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me homologun e tij ta Maqedonisë së Veriut, nga ku ka thekesuar se duhet reflektim i politikës për të vijuar rrugën drejt BE-së. Meta në fjalën e tij u shpreh se për të mbetet si udhërrëfyese platforma e Bundestagut Gjerman dhe rruga e vemte për Shqipërisë është drejt BE-së.

    Ilir Meta, President i Shqipërisë

    Nuk jemi të lumtur për zhvillimet e fundit për përgjigjen për negociatat për dy vendet tona, por është tepër e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja rrugë dhe alternativë për dy vendet tona dhe rajonit mbetet anëtarësimi në BE dhe në këtë takim do forcojmë bashkëpunimin si në planin e brendshëm por edhe bashkëpunimin me BE që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Çdo ide tjetër do ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit që eshtë i rrethuar edhe gjeografikisht nga BE. Do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më te besueshëm dhe besoj se platforma më e mirë e reagimit dhe reflektimit në raport me BE mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman, për të cilin kërkohet konsensus lexim realiste dhe i përbashkët nga gjithë palët në vendin tonë”- tha Meta.

     

     

  • 13:33

    A u penalizua Maqedonia e Veriut nga Shqipëria? Pendarovski flet për vendimin e KE: Morëm ndëshkim të pamerituar

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë konferencës për mediat me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ka folur rreth vendimit të KE për mos hapjen e negociatave.

    Pendarovski tha se ai asnjëherë nuk kishte thënë që dy vendet të ndaheshin, pasi  sipas tij të dy vendet i kishin përmbushur kushtet për të hapur negociatat me BE, por kjo e fundit i ka ndëshkuar.

    Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut

    A u penalizua Maqedonia e Veriut nga Shqipëria për vendimin e KE?

    Procesi i ndarjes së ndarjes së dy shteteve, nuk ka qenë asnjë herë pjesë e fjalorit tim politikë, pasi të dy vendet e meritonin hapjen e negociatave. Ne harxhuam shumë energji për të bindur miqtë tanë evropianë se nuk bëhet fjalë për pranim në BE, por vetëm hapjen e negociatave.

     

     

    Mos dhënia e “Po-së” është një ndëshkim për vendim tim dhe vendin tuaj. Ky ndëshkim ishte i pamerituar pasi ne i kishim përmbushur të gjitha kushtet.

Shto Koment