Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se brenda dy ditëve do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën do diskutohet për masat e marra kundër COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Meta tha se në mbledhje do ftojë dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
“Brenda dy ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe do i bëj një ftesë kreut të opozitës, Lulzim Basha që të jetë i pranishëm, që të dëgjojë se çfarë do komunikohet, por dhe të shpreh mendimet e tij për këtë situatë”, u shpreh Meta. Presidenti edhe pak ditë më parë njoftoi se do të mblidhtë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në një kohë që të jetë e përshtatshme.
Po ashtu Meta ka lënë të hapur dhe mundësinë për një tryezë me të gjitha palët politike për të dhënë një mesazh për qytetarët në këtë periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
“Pa dyshim mund të jetë e nevojshme dhe do të ketë besoj edhe zhvillime të tilla në interes jo thjesht të dhënies së një mesazhi vizual, por për të bërë një vlerësim të situatës ku jemi dhe për të patur një perspektivë më të qartë sipas të gjithë skenarëve qoftë pandemia, qoftë edhe situata ekonomike që ka pasojat e saj“, tha më tej Presidenti.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për planin ekonomik të qeverisë dhe u shpreh se është një hap i rëndësishëm për situatën e tanishme dhe pret që t...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se ku i ka kaluar ditët e karantinës. Në një intervistë në emisionin “Open”, Meta u shpreh se tani nuk u jep më...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje qeverisë që të urdhërojë mbylljen e të gjithë call center dhe fasonerive që nesër në...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka bërë një denoncim teksa shkruan se qeveria ka porositur me një muaj vonesë mjetet mbrojtëse për ...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është shprehur se sot ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, në lidhje...
TIRANË– Për 10 mijë biznese që janë në Tiranë, Bashkia nuk do të marrë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe të prillit. Në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka ripërsëritur thirrjen për qeverinë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për kryerjen e sa më shumë testimeve për të identifikuar të prekurit nga koronavirusi në mënyrë që të arrihet ide...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të nën kryetarit Edmond Spah ka reaguar kudnër Kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk po bën mjaftueshëm për përballimi...