Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Meta, homazhe tek monumenti i Heroit të Popullit, takon stërmbesat e Mujo Ulqinakut: Jam i lumtur
7 Prill 2019, 10:02Nga DOSJA
DURRËS– Presidenti Ilir Meta ka takuar stërmbesat e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku. Ai ka publikuar në Facebook, dy foto ku shihet me dy vazjat dhe me gjithë familjen e re Ulqinaku. Krahas fotos Meta shkruan se ndihet mjaft i lumtur që takoi stërmbesat e njeriut që i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar.
“I lumtur të takoja Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, sot në 80-vjetorin e rënies heroike të simbolit kombëtar të qendresës, i cili jo vetëm mbrojti me jetën e tij betimin ndaj Atdheut dhe flamurit, por i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar.
Me gjakun dhe veprën e tyre, Mujo Ulqinaku dhe patriotët e tjerë frymëzuan rezistencën antifashiste që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe qytetërimit. Ndaj sot çdo shqiptar kudo ku ndodhet kujton me nderim e mirënjohje heroizmin e tyre sublim në emër të lirisë dhe flamurit,”- shkruan presidenti Meta në postimin e tij.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në kuadër të përkujtimit të 80-vjetorit të rezistencës antifashite. Në fjalën e tij Meta kërkoi dialog nga palët politike dhe ajo që që ra në sy ishte fakti që të pranishëm në takim ishin të pranishëm vetëm deputetë të PS dhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Nga PD apo edhe nga LSI nuk ka pasur asnjë përfaqësus edhe pse në vitet e shkuara ata kanë qënë të pranishëm.(Lexo këtu)
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KUKËS– Kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati ka denoncuar arrestimin e një të sëmuri më diabet pasi kishte protestuar më 16 mars.Sipas Rexhmatit, i arrestua...
RROGOZHINË– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në qytetin e Rrogozhinës. Gjatë fjalës së tij, Basha është ndalur edhe në protes...
DURRËS– Presidenti i Republikës Ilir Meta nga qyteti i Durrësit, ku ishte në kuadër të përkujtimit të 80-vjetorit të rezistencës antifashite kërkoi nga pal...
DURRËS- Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën e sotme me një kafe me gazetarin Bashkim Hoxha. Të dy shihen duke biseduar me njëri-tjetrin teksa konsumojmë ka...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka folur për akuzat ndaj vëllait të tij. Në një intervistë për Dosja.al ish-deputeti i PD-së i ka mohuar akuz...
Ministrja e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini dhe deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj kurorëzuan dashurinë e tyre ditën e martë.Pas ceremonisë në Ko...
DURRËS- Vizita e Kryeministrit Rama javën e kaluar në qytetin e Durrësit, në kuadër të turit “Për bashkinë që duam”, nuk nxori publikisht emra konkretë me ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Myrrizi, i është përgjigjur akuzave të ish-kolegut të tij Oerd Bylykbashi. Në një postim në Facebook, Murriz...
TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organ...