LIVE UPDATES
Politike

Nis ringritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta dekreton anëtarin e parë, Besnik Muçin

16 Tetor 2019, 08:33 Nga DOSJA
Nis ringritja e Gjykatës Kushtetuese, Meta dekreton anëtarin e

TIRANË- Gjykata Kushtetuese nis të ringrihet. Presidenti i Republikës që kishte radhën i pari për të zgjedhur një gjyqtar në Gjykatën Kushteutese. Ilir Meta sot me anë të një dekreti ka emëruar Besnik Muçin si anëtar të gjykatës kushtetuese.

“Zoti Besnik MUÇI emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në dekretin e Presidentit. Besnik Muçi, që ka qenë dhe kandidat për SPAK, tashmë do të jetë gjyqtari i dytë në Gjykatën Kushtetuese, duke iu bashkuar Vitore Tushës, e cila ishte e vetmja që kaloi me sukses vettingun.

Anëtarët e tjerë u shkarkuan nga KPK ose dhanë dorëheqjen pas nisjes së procesit të Reformës në Drejtësi. Ringritja e Gjykatës Kushtetuese nga ana tjetër ka qenë gjithmonë në sytë e ndërkombëtarëve të cilët kanë këkruar gjithmonë funksionimin e saj. Nga Gjermania funksionimi i kësaj gjykate është dhe një ndër kushtet për nisjen e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

DEKRETI I PLOTË

DEKRET “PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të nenit 93, 125 pikat 1 dhe 3, 129, 179 pikat 2 dhe 12, të Kushtetutës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, germa “a” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova në datë 08.10.2019 “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me Vendimin nr. 128, datë 21.09.2019 dhe Vendimin nr. 129, datë 21.09.2019, si dhe pasi u njoha me përmbajtjen e praktikës dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance dhe të renditur në tri vendet e para të listës, përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresë nr. 552 prot., datë 08.10.2019, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;

Neni 1

Zoti Besnik MUÇI emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nga Presidenca është bërë publik dhe një shpjegim i gjatë për arsyet e dekretit për këtë emërim

ARSYET “PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATURËS TË ZOTIT BESNIK MUÇI, PËR T’U EMËRUAR GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE”

Presidenti i Repubikës nëpërmjet Dekretit nr.10722, datë 07.02.2018, ka vendosur, “Shpalljen e procedurës së thirrjes për aplikim për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vakancë kjo e cila ishte krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit zotit Sokol Berberi.

Kjo shpallje për aplikim u publikua sipas kërkesave të ligjit, që prej datës 08.02.2018 në mjetet e informimit public, si në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në Qendrën e Botimeve Zyrtare (QBZ), në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe u shpërnda në gjithë median e shkruar dhe vizive.

Gjithashtu, njoftimi ka qenë i publikuar në shtypin e shkruar nga data 9 deri në datën 13 shkurt 2018, në gazetat “Panorama”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Koha Jonë”.

Në përfundim të afatit ligjor të shpalljes dhe administrimit të aplikimeve për plotësimin e kësaj vakance, aplikuan gjithsej 22 shtetas, ku për secilin prej tyre është mbajtur një procesverbal për inventarizimin e të gjithë dokumentacionit që përmbante dosja e aplikimit, të dorëzuar në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Menjëherë pas përfundimit të afatit të aplikimit, në përputhje me përcaktimet e nenit 234 pika 1 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës është publikuar lista e të 22 aplikantëve, të cilët kishin shprehur interesit për të konkuruar për plotësimin e kësaj vakance.

Institucioni i Presidentit të Republikës, me shkresën nr. 2668/2 prot., datë 28.02.2018 “Njoftim për dorëzimin e aplikimeve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese” dhe shkresën nr.2668/4 prot., 01.03.2018 “Mbi dorëzimin e listës së aplikimeve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listat e aplikantëve për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Repubikës me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018.

Gjithashtu, nëpërmjet këtyre shkresave, Institucioni i Presidentit të Republikës i ka kërkuar Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të thërrasë mbledhjen e Këshillit për fillimin e shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar për verifikimin, vlerësimin, listimin dhe miratimin e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese me qëllim plotësimin e vakancave të krijuara.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur për të funksinuar përgjatë vitit 2018, u mblodh në datë 19 mars 2018, mbledhje kjo, ku ky organ është konstituuar. Më pas, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk është mbledhur më asnjëherë përgjatë gjithë periudhës deri më 31 dhjetor 2018, kohë kjo që përkonte edhe me përfundimin e mandatit të tij.

Presidenti i Republikës, ka mbajtur qëndrim publik mbi faktin e bllokimit të veprimtarisë së të dy Këshillave të Emërimeve në Drejtësi të zgjedhur me short nga Kuvendi i Shqipërisë për të funksionuar përgjatë viteve 2017-2018, gjë e cila solli si rezultat mosshqyrtimin e kandidaturave dhe mosplotësimin e vendeve vakante të krijuara në Gjykatën Kushtetuese dhe daljen jashtë funksionit të kësaj gjykate, për shkak të humbjes së kuorumit vendimmarrës të saj, në muajin mars 2018.

Pikërisht mosfunksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për dy vite radhazi (2017-2018) bëri që edhe pse kanë kaluar 19 muaj nga publikimi dhe hapja e thirrjes për aplikim (shkurt 2018) për këtë vakancë dhe vakanca të tjera të shpallura për aplikim nga Presidenti i Republikës, deri më datë 8 tetor 2019, nuk u paraqitën lista me kandidatë për plotësimin e vakancave të krijuara.

Në këto kushte, vendi aktualisht ndodhet në një situatë emergjence të krijuar subjektivisht për shkak të bllokimit dhe mosfunksionimit të Këshillit përgjatë viteve 2017-2018.

Ndërkohë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur për ushtrimin e mandatit për vitin 2019 ka filluar veprimtarinë në datë 15 janar 2019.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka kryer verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për vendin vaktant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presindeti i Repubikës me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018.

Në përfundim të këtij procesi, rezulton se janë lejuar për kandidim dhe kanë ngelur në garë vetëm 4 (katër) kandidatë, nga 22 aplikantë që shprehën interesin.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me shkresën nr. 552 prot., datë 08.10.2019, administruar me nr. 3534, datë 08.10.2019, ka përcjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018”.

Nga shqyrtimi i praktikës rezulton se:

1. Këshilli i Emërimeve në Drëjtësi me Vendimin nr. 128, datë 21.09.2019, ka miratuar “Listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018”;

2. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me Vendimin nr. 129, datë 21.09.2019, ka miratuar “Raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018”.

Bashkëlidhur praktikës së dërguar janë përcjellë nga KED të gjitha vendimet e tjera të marra nga ky organ për lejimin e kandidimit, vlerësimin dhe pikëzimin e katër kandidaturave të ngelur në garë. Ndërkohë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë gjithashtu edhe vendimet e tij për ndalimin nga kandidimi të 14 aplikantëve, si dhe vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit për shkak të dorëheqjes nga kandidimi të 4 (katër) kandidatëve.

Me Vendimin nr. 128, datë 21.09.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar “Listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018” me këtë renditje;

1. Arta Vorpsi 89.642 pikë
2. Elsa Toska 85.428 pikë
3. Besnik Muçi 81.928 pikë
4. Regleta Panajoti 80.285 pikë

Presidenti i Republikës, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim ka vendosur të përzgjedhë kandidatin Besnik Muçi për t’u emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kryesisht mbështetur në këto arsye të cilat evidentohen dhe janë vlerësuar edhe më hollësisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në vendimet e tij.

Zoti Besnik Muçi është diplomuar në vitin 1995 “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, me rezultate të shkëlqyeshme.

Në vitin 2001 zoti Muçi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe është diplomuar “Magjistrat Prokuror” me rezultat “Shumë mirë”.

Zoti Besnik Muçi ka ndjekur studime pasuniversitare për Master të Nivelit të Dytë në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe aktualisht është Kandidat Doktorant pranë këtij Fakulteti. Ai është botues i disa artikujve shkencor në fushën e së drejtës, si dhe botues i një libri në fushën e veprave penale të narkotikëve.

Zoti Muçi ka një eksperiencë pune prej më shumë se 20 vitesh (20 vite e 8 muaj), si Prokuror, Avokat dhe Lektor i së Drejtës. Ai ka një veprimtari profesionale si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar, në Departamentin e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekspert i programit për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës, Petagog i Jashtëm i lëndës “E Drejta Penale”, në një nga Universitetet e vendit.

Zoti Besnik Muçi në karrierën e tij si Prokuror ka përvojë të konsoliduar në hetimin e krimit të organizuar dhe organizatave krimimale, fakt ky që përbën një vlerë të shtuar për trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e cila në praktikën e saj përballet me shqyrtimin e çështjeve të nivelit kushtetues që lidhen me fushën e drejtësisë penale.

Përgjatë periudhës së punës së tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda janar 2014 – gusht 2019 ai ka hetuar gjithsej 275 procedime penale objekt i hetimit dhe veprimtarisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një tregues i lartë ky i angazhimit dhe vendimmarrjes profesionale.

Për shkak të karrierës së tij si Prokuror, zoti Besnik Muçi ka përfituar një përvojë të vlerësueshme në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja gjyqësore në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore proaktive dhe të përbashkëta, të cilat kanë perfeksionuar aftësitë e tij profesionale në fushën e drejtësisë penale, respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në procesin penal.

Zoti Besnik Muçi ka qenë ekspert i Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Europës, si përfaqësues i Ministrit të Brendshëm. Gjithashtu, prej vitit 2014, ai është Ekspert i Konferencës së Palëve të Këshillit të Europës për zbatimin Konventës së Varshavës, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu zoti Muçi përgjatë viteve 2015-2018 ka qenë dhe Anëtar i Bordit të Konferencës së Palëve të Këshillit të Europës për zbatimin e Konventës së Varshavës, si përfaqësues i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Zoti Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai, përgjatë karrierës së tij ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi. Në lidhje me këto kushte dhe kritere që duhet të plotësojë një kandidat për të qenë aanëtar i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për kandidaturën e zotit Besnik Muçi është shprehur qartë dhe ka bërë vlerësimet përkatëse në Vendimin nr. 72, datë 24.07.2019 për “Lejimin e kandidimit të zotit Besnik Muçi në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018” dhe në Vendimin nr. 123, datë 10.09.2019, për “Vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës së zotit Besnik Muçi për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese..”.

Një arsye me rëndësi të veçantë dhe delikate në përzgjedhjen e kësaj kandidature është respektimi i frymës dhe përcaktimeve të nenit 7/a, pika 4 dhe nenit 7/b, pika 3 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ku përcaktohet se: “Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore”.

Vullneti i ligjvënësit për të garantuar balancën e përvojave profesionale në trupën gjyqësore kushtetuese evidentohet edhe në nenin 7/b, pika 3 të ligjit nr.8577/2000, ku citohet se: “3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e Gjyqësorit.”

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur të përmbushë këtë kërkesë të ligjit, edhe pse dispozita e mësipërme dikton ndjekjen e kësaj procedure me qëllim që përbërja e Gjykatës Kushtetuese të pasqyrojë një trupë të kombinuar gjyqësore ku duhet të gjejnë vend kandidatë që vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë, magjistrat (gjyqtar/prokuror).

Edhe pse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur të përmbushë këtë kërkesë të ligjit Presidenti i Republikës, ka vlerësuar me shumë vëmendje plotësimin edhe të këtij vullneti të ligjvënësit të shprehur në ndryshimet që pësoi ligji nr.8577/2000, në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë në vitin 2016.

Në kushtet kur zoti Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat (Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullore, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore dhe objektive për përzgjedhjen e kësaj kandidature duke plotësuar njëkohësisht dhe kërkesat dhe frymën që dikton ligji nr.8577/2000.

Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin dhe rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, Presidenti i Republikës ka vendosur që të shprehet pa vonesë për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që kjo vendimmarrje të pasohet me një vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale e aftë për të marrë vendime dhe për t’u dhënë zgjidhje kushtetuese një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend.

Për gjithë sa u parashtrua më sipër, në mbështetje të nenit 93, 125 pikat 1 dhe 3, 129, 179 pikat 2 dhe 12, të Kushtetutës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, germa “a” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Presidenti i Republikës në cilësinë e organit të emërtesës ka vendosur që nga lista përfundimtare e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nga kandidatët e renditur në tri vendet e para të listës të përzgjedhë dhe të emërojë zotin Besnik MUÇI, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bensik muçi gjykata kushtetuese meta emëron besnik muçin në gjykatën kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese reforma ne drejtesi bensik muçi gjykata kushtetuese meta emëron besnik muçin në gjykatën kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet