Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme ngjarjen historike të Besëlidhjes së Lezhës. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta ka publikuar një foto nga nënshkrimi historic dhe krahas saj shkruan se ky është një mesazh për të reflektuar. Presidenti e lidh këtë ngjarje me manifestimin qëk a thirrur pasditen e sotme në orën 17:00 dhe shkruan se është koha për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, ‘në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!’
Statusi i plotë i Metës
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë. Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!
Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!
Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Për gati 2 orë është zhvilluar në paqe manifestimi i thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për të mbrojtur “Kushtetutën”. Me firmosjen e një d...
Tiranë- Deputeti Mysim Murrizi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta, në peri...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta prej ditësh u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me të në mbrojtje të Kushtetutës në manifestimin e thirir të 2 mars...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video ku shihet humoristi Bes Kallaku që flet me gjyshen e tij, Ijen dhe e pyet nësr do të shkojë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të dërgojë në SPAK Kuvendin, të cilin ai e quajti ‘kuvendi mavri’ për ligjin për dividendin, me argumen...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë një takim miqësor me disa prej deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste. Në foton që po shiko...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos e provokojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj pasi mund ta marrë përgjigjen...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar arrestimin e botuesit Henri Çili. Gjatë konferencës së mbajtur për shtyp pasditen e sotme, Meta tha se &Cc...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta që pritet të mbahet nesë...
TIRANË- Ish- deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një VKM, ku thuhet se shteti shqiptar mbështet financiarisht studentët ekselentë, të...