Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SPANJË- Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian, mund të kthehet si boomerang edhe për futbollistët në Europë. Lionel Messit mund t’i ndalohet hyrja në Angli për një arsye të fortë. Argjentinasi ka qenë i akuzuar për evazion fiskal dhe është dënuar me 21 muaj burgim të suspenduar nga gjykata spanjolle, pasi arriti marrëveshje jashtë gjykatës me ta.
Pesë-herë fituesi i Topit të Artë për momentin është qytetar i Bashkimit Europian, pasi ai posedon nënshtetësi të dyfishtë, spanjolle dhe argjentinase, duke e pasur kështu mundësinë për të udhëtuar në Britani të Madhe për krimin e tij jo të dhunshëm. Por, avokati i emigracionit, Andreë Osbourne, kishte paralajmëruar se futbollistët mund të përballen me probleme në udhëtime tani që Britania e Madhe është larguar nga Bashkimi Europian.
“Është një pikë specifike për ndeshjen europiane. Nëse je qytetar i BE-së dhe ke kryer një krim, ti mund të udhëtosh në Britani të Madhe, për aq kohë sa nuk vlerësohet se je rrezik për të tjerët”, kishte thënë Osbourne për The Athletic. “Nëse nuk je qytetar i Bashkimit Evropian dhe je i dënuar për ndonjë krim – edhe nëse është me burgim të suspenduar – ty mund të të ndalohet ardhja në Britani të Madhe”.“Ka një numër të futbollistëve shumë të famshëm që janë dënuar për evazion fiskal. Deri më tani, ata s’kanë pasur probleme sepse kanë pasur pasaportë të BE-së.
Por, pas Brexit-it (daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian), ata mund të mos kenë mundësi të hynë në vend”. “Kushdo që ka ndonjë dënim me burg të çfarëdo lloji, pika fillestare është se nuk do të lejohet të hyjë në vend. Kjo mund të shkaktojë probleme për skuadrat e Ligës së Kampionëve. Klubet dhe UEFA duhet të ndërmarrin diçka”.
Barcelona nuk u përball me asnjë klub në fazën e grupeve dhe 1/8 e finales të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, mirëpo ata mund të mbeten pa kapitenin Messi nëse u bie shorti me ndonjë klub anglez në fazat e mëvonshme të kësaj gare.
(E.Ç. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË– Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares, është stërvitur sërish me skuadrën e parë të Barcelonës. Ditën e sotme, ai ka zbritur në fushë, krah Mesit,...
SPANJË- Derbi i mungesave, kështu mund të konsiderohet ndeshja mes Real Madrid dhe Atleticos në ndeshjen që do të luajnë në “Santiago Bernabeu”.Zinedin Zid...
Në Itali, policia italiane ka sekuestruar në Milano një sasi droge, e cila kishte një të veçantë. Ajo ishte paketuar me simbolin e klubit të Juventusit.S...
SPANJË-Ekipi i qytetit që është “epiqëndra” e koronavirusit ka shkuar në Spanjë për fazën përgatitore. Kishin planifikuar një miqësore me Krasnodarin, por ...
TIRANË– Transferimi i sulmuesit më të ri të përfaqësueses shqiptare, është finalizuar vetëm në orët e fundit të merkatos së janarit.Pasi kaloi vizitën mjek...
Tashmë është zyrtare: Frederic Veseli ka ndërruar skuadër. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është larguar nga Empoli dhe do të provojë një përvojë të re në Fran...
Lucas Paqueta nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Milani. Në fillim u përfol për një rënie në depresion të tij, teksa ka patur vazhdimisht spekulime për largimi...
Sassuolo sot i ka befasuar të gjithë me një transferim fantastik duke përforcuar mbrojtjen. Klubi italian ka blerë adoleshentin Noor Arabat, i cili aktivizohet ...
Dilaver Duka ka 6 muaj pa luajtur, por tashmë ka gjetur një skuadër të re dhe do të rikthehet në kampionatin amerikan të futbollit. Bëhet fjalë për një rikthim,...
Anderlecht e ka mbyllur merkaton e janarit me një transferim mjaft interesant. Klubi belg ka bindur Juventusin për të siguruar shërbimet e Marko Pjacas.Edhe Cag...