LIVE UPDATES
Politike

Mesila Doda: Edi Rama ka mbjellë vdekje e faliment me menaxhimin e pandemisë

2 Prill 2021, 20:11 Nga DOSJA
Mesila Doda: Edi Rama ka mbjellë vdekje e faliment me menaxhimin e

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e 12-të në qarkun e Tiranës për deputete në listat e PD-Aleanca për Ndryshim, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin Top Talk të drejtuar nga Denis Dyrnjaja. Në këtë kohë të nxehtë fushate, ajo ka kritikuar kryeministrin Edi Rama duke theksuar se ai ka mbjellë vdekje e falimentim me menaxhimin e pandemisë së COVID-19. Ajo theksoi se në periudhën e karantinës, ku shumica e bizneseve u mbyllën, kryeministri kërkoi pagimin e taksave nga pronarët.

Doda nuk la pa përmendur edhe menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë Rama, duke theksuar se vaksinat i mori në periudhë fushate dhe se deri tani nuk është vaksinuar as edhe 1% e popullsisë.

“Ai është një kryeministër që nuk del me bilancin e punës së tij por del duke fyer këdo që i del përpara”, tha Doda.

Denis Dyrnjaja: Më lejo të bëj një ndërhyrje rindërtimi, vaksinimi reforma në drejtësi.

Mesila Doda: Në të tre këto fusha është një dështim i madh megjithëse shumë herë përpiqet që ta sjellë para shqiptarëve sikur është një fitore e madhe. Është një deklaratë kriminale, pa mua nuk do të ketë vaksina, po i kërcënon shqiptarët me jetë. Ose më jepni votën ose do të gjeni vdekjen, s’kam parë ndonjëherë më deklaratë skandaloze të një kryeministri. Nuk ka asnjë që mund të lëshojë një deklaratë të tillë. Në momentin që opozita shqiptare fillon qeverisjen të jeni të sigurt që do të jenë të gjitha fazat në përballimin e pandemisë, vaksinimin,  investime në shëndetësi, reformë shëndetësore, spitale që funksionojnë dhe barnat që nevojiten.

Denis Dyrnjaja: Juve po thoni që do të keni këto, ndërkohë Rama thotë që kur e morëm pushtetin nuk gjetëm asgjë në spitale.

Mesila Doda: Në mesin e pandemisë jemi të gjithë dëshmitarë se si fillonin tenderat sekretë,  se si u mbyllëm kur ishim me 5 raste në ditë e u hapëm me 1 mijë raste në ditë. Nëse e mbani mend u mbyllën zyrat me 2 3 persona e u mbajtën hapur fasoneritë. Ndihma që u dha ishte pothuajse 0. Gjatë fushatës jemi takuar me shumë biznesmenë. Ata më tregonin që ishin të mbyllur e tatimet u kërkonin të paguanin. Më trego njërin që nuk ka thënë që tatimet nuk u kanë për të paguar. Edhe kryeministri ka thënë që taksat do t’i paguajnë. Nuk ka nevojë që të vijë njeri tek dera se e ke detyrimin të shkruar.

Denis Dyrnjaja: Juve ia njihni këtë vlerë e kontribut kryeministrit që siguroi vaksinat?

Mesila Doda: Unë nuk i njoh asnjë kontribut kryeministrit. Shikoni Serbinë, ne nuk kemi mbërritur asnjë 1% të popullatës, shiko në çfarë kushtesh bëhen në sheshin “Skënderbej”. Ka lidhje me një mirë organizim dhe për të hequr këtë organizim të çorganizuar. Atë që vazhdoj të mendoj është që për ta futur vaksinën brenda fushatës mori vaksinat kineze si edhe ato ruse, duhej të ishin marrë më përpara, duhej të ishte bërë me kohë kjo punë. Por që kemi nevojë për vaksina, kemi një nevojë urgjente.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama mesila doda zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama mesila doda zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet