LIVE UPDATES
Politike

“Mesazhi dhe vepra e saj duhet vënë në veprim në çdo kohë”/ Presidenti Meta përkujton 5-vjetorin e shenjtëri

7 Shtator 2021, 12:16 Nga DOSJA
“Mesazhi dhe vepra e saj duhet vënë në veprim në

TIRANË- Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në Institucionin e Kreut të Shtetit u organizua sot një veprimtari përkujtimore dhe kulturore, me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të bamirëses shqiptare të vlerësuar nga mbarë bota për jetën dhe veprën e saj frymëzuese e të pashembullt, Shën Nënë Tereza.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të udhëheqësve të komuniteteve fetare në vendin tonë, ambasadorëve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik, motrave të Urdhrit të Nënë Terezës, studiuesve, historianëve, diplomatëve dhe artistëve të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Pesëvjetori i kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë e shënuar për mbarë njerëzimin dhe për kombin tonë.

Është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së paharruar dhe të ndritur, njerëzore dhe hyjnore, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë, që u shpalos në shërbimin e vazhdueshëm të Shën Nënë Terezës ndaj njerëzve më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim feje, race, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Shën Nënë Tereza është dhe do mbetet gjithmonë një shembull i jashtëzakonshëm i misionit të bamirësisë, simbol i nënës dhe i motrës shqiptare, dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj të vuajturve dhe atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.

Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, me dashurinë e madhe që dha pa kursyer, ajo është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Ashtu siç na porositi e Shenjtorja Nënë Terezë: ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë!’

Ndaj mesazhi i saj duhet vënë në veprim në çdo kohë, nga çdo njeri, dhe nga çdo qeverisje, për të hartuar e vënë në zbatim politika më sociale, që sjellin ndihmë reale ndaj shtresave më në nevojë, për të sëmurët, të pastrehët, jetimët, të moshuarit dhe të pambrojturit.

‘Nënë Tereza e kaloi jetën e saj duke u përkulur para atyre që ishin të vuajtur, të braktisur e të lënë të vdisnin në anë të rrugës, duke parë tek ata njerëz dinjitetin e tyre të dhënë nga Zoti,’ – tha Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në ceremoninë e shenjtërimit të Saj, ‘Ajo e ngriti zërin edhe para fuqive të botës, në mënyrë që ata të njohin fajet e tyre, për krimet e varfërisë, që ata vetë krijuan përmes egoizmit.’

Lufta ndaj varfërisë dhe vuajtjes së njerëzve të thjeshtë, dhe beteja për sigurimin e një kujdesi sa më të mirë jetik dhe shëndetësor, duhet të jetë një mision dhe prioritet i çdo qeverisje apo politike. Shën Nënë Tereza na tregoi se çdo gjë është e mundur kur përulesh me dashuri dhe respekt para dinjitetit njerëzor.

Ajo ishte një grua me shtat e fytyrë të imtë, por me një forcë, besim dhe dashuri të madhe, duke prekur zemrën e mbarë botës.

Kongregata e saj ka sot mbi 4 mijë motra Misionare të Dashurisë, të pranishme në 730 misione, të përhapura në 123 vende të ndryshme të botës.

Edhe në Shqipëri ka shumë qendra bamirësie, misione dhe organizata që shërbejnë nën shembullin e Shën Nënë Terezës, të cilat dëshiroj t’i falënderoj për punën dhe shërbimin e tyre të vyer!

Sikurse shpreh mirënjohje të thellë për të gjitha bashkësitë fetare në vendin tonë, të cilat kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në shërbim të shtresave në nevojë.

Falënderoj edhe krerët e besimeve në vendin tonë, të cilët kanë apeluar pa reshtur ndaj qeverisjes, shoqërisë dhe individëve për një përkujdesje më të madhe ndaj të varfërve dhe të pambrojturve!

Shën Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqen, kreu mrekulli duke shëruar të sëmurë, u kremtua në shenjtëri, por mrekullia më e madhe është shembulli i përjetshëm, që ajo iu dha të gjitha brezave dhe mbarë njerëzimit, për t’u kujdesur për më të varfrit, më të vuajturit dhe shtresat më vulnerabël të shoqërisë.

‘Shën Tereza është Nëna e Madhe e Botës, por ne krenohemi edhe më shumë me të, sepse ajo është Nëna e Shqiptarëve.

Ajo ishte e do njihet gjithmonë si Nëna dhe Shenjtorja Shqiptare.”

Me rastin e kësaj ditë të shënuar, kam nderin t’i akordoj dekoratën ‘Nënë Tereza’ një intelektuali dhe personaliteti të shquar të letrave shqipe, Profesorit të nderuar Anton Nikë Berisha.

Prof. Berisha është një prej shkrimtarëve dhe studiuesve më produktiv dhe më cilësor në të gjithë hapësirën shqiptare, në të gjitha vendet ku jetojnë, veprojnë dhe krijojnë shqiptarët, që nga Kosova, Shqipëria, Arbëreshët në Itali, dhe më gjerë.

Përveç kontributit të jashtëzakonshëm në studimet dhe letrat shqipe të mishëruara në dhjetëra vepra, Prof. Dr. Anton Nikë Berisha ka treguar një angazhim të pashoq edhe me shkrimet dhe botimet e tij mbi jetën dhe shërbesën e Shenjtores sonë, Nënë Tereza.

Janë mbi 15 tituj librash studimorë dhe në zhanrin e romanit, poezisë, dramës, dhe të natyrës përshkruese dhe interpretuese, ku pena e tij shpalos shpirtin e madh dhe figurën frymëzuese të shenjtores shqiptare.

Si rrallëkush tjetër, Profesor Berisha, në kompletin e veprave të tij, ngre për Shën Nënë Terezën jo vetëm monumentin njerëzor, por edhe atë letrar dhe artistik.

Me penën e tij ai ka shpalosur respektin njerëzor e shpirtëror ndaj Saj por edhe ndaj kombit të origjinës të cilit i takon.

Në veprën e tij ‘Doracak për Nënën Terezë’ ai na kujton se ‘shenjtorët kanë si detyrë kryesore t’u ofrojnë njerëzve dritën hyjnore dhe t’u hapin shtigjet e mirësisë e të përvuajtjes në jetën reale, e jo të jetojnë për kënaqësinë e tyre vetjake,’ duke dhënë kështu mesazhin, që e gjithë shoqëria jonë të mos jetë egoiste, por të angazhohet të hapë shtigjet e mirësisë ndaj njerëzve të vuajtur dhe në nevojë.

Ndaj vlerësimi i sotëm për Prof. Dr. Anton Nikë Berisha vjen në mirënjohje të punës së tij mbi 50-vjeçare, në fushën e studimeve dhe botimeve të figurave dhe personaliteteve të shquara të shkencës dhe kulturës shqiptare, veçanërisht në studimin dhe publikimin e botës dhe kulturës arbëreshe.

Dhe, për përkushtimin e tij krijues e studimor për figurën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, Shenjtoren Nënë Tereza.

Personalitete të tilla të letrave janë frymëzim edhe për studiuesit e rinj, të cilët i nxis të hulumtojnë sa më shumë mbi figurat e çmuara të kombit tonë. Sa më shumë të mësojmë prej tyre aq më e mirë do bëhet shoqëria jonë.

‘Fryti i dashurisë është shërbimi, që është dhembshuria në veprim,’ tha Shën Nënë Tereza, ndaj të gjithë duhet të shërbejnë në fushën e tyre dhe në profesionin e tyre, e mbi të gjitha të tregojmë respektin individual, për integritetin njerëzor, e kështu do ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe do kemi breza dhe një shoqëri më të dashur, më tolerante dhe më humane.” theksoi Meta.

Kreu i Shtetit shqiptar çmoi veprën e shkrimtarit, profesorit dhe studiuesit nga Kosova, Anton Nikë Berisha me Dekoratën “Nënë Tereza”: “Në shenjë vlerësimi të punës 50-vjeçare në fushën e studimeve dhe botimeve të figurave e të personaliteteve të shquara të shkencës dhe kulturës shqiptare, veçanërisht të atyre të botës e të kulturës arbëreshe. Me mirënjohje për përkushtimin e tij profesional dhe atdhetar si krijues dhe studiues për figurën e madhe të kombit shqiptar e të mbarë njerëzimit: Shën Nënë Terezës. Gjithashtu për njohjen e thellë dhe pasqyrimin realist të jetës dhe veprës së Shenjtores së shtrenjtë shqiptare, duke iu mundësuar studiuesve të tashëm si dhe atyre të ardhshëm, studimin sa më të imtësishëm e të saktë historikisht të figurës së Shën Nënë Terezës, si një prej personaliteteve më të shquara botërore të shekullit të njëzetë.”

Gjatë veprimtarisë, të pranishmit ndoqën një dokumentar mbi Shën Nënë Terezën, fjalimet e ambasadorëve Avni Spahiu dhe Dashnor Dervishi, recitime me thëniet e bamirëses shqiptare nga aktoret e mirënjohura Roza Anagnosti dhe Rozi Kostani si dhe vizituan stendat me libra të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta meta perkujton 5-vjetorin e shenterimit te nene terezes nene tereza ilir meta meta perkujton 5-vjetorin e shenterimit te nene terezes nene tereza


Sondazh

Poll
Politike 7 Shtator 2021, 10:04

TIRANË– Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajon klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së sh...

Politike 7 Shtator 2021, 07:40

TIRANË– Damian Gjiknuri ka folur për herë të parë si numri DY i Partisë Socialiste. Jashtë selisë rozë ku u zhvillua takimi i sekretarëve të rinj me kryeta...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet