Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi të mërkurën rëndësinë e marrëdhënies transatlantike, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë partneri më i rëndësishëm i Evropës.
Duke folur gjatë një konference dixhitale për marrëdhëniet me jashtë, sponsorizuar nga koalicioni i saj parlamentar, zonja Merkel tha se bashkëpunimi transatlantik “po funksionon sërish, nëse doni ta shprehni kështu”, duke iu referuar zgjedhjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Zonja Merkel pohoi se marrëdhëniet me administratën e ish-Presidentit Trump nuk ishin aq të mira sa mund të kishin qenë.
Marrëdhëniet midis Kancelares Merkel dhe Presidentit Donald Trump ishin tensionuar për çështje të tilla si Rusia dhe fondet për NATO-n.
Ajo shtoi se rikthimi i funksionalitetit të marrëdhënies nuk do të thoshte domosdoshmërisht se gjërat po zhvillohen si më parë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar në vitet e fundit. Por zonja Merkel tha se u bë e qartë për të gjatë viteve “të vështira” se “ne mund të gjejmë përgjigje për detyrat e përbashkëta dhe pikëpyetjet e së ardhmes vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë”.
Kancelarja Merkel tha se ndërsa Gjermania nuk kishte interes për një botë të ndarë në kampe siç ishte gjatë Luftës së Ftohtë, do të ishte mirë që Shtetet e Bashkuara, “aleati më i rëndësishëm i Evropës”, të qëndronin përkrah kontinentit në rivalitetet me Kinën dhe Rusinë.
Kancelarja gjithashtu tha se çështjet globale, si tregtia dhe ndryshimi i klimës, nuk mund të zgjidhen pa marrëdhënie të mira edhe me Kinën.
Kancelarja Merkel tha se ajo gjithashtu mbështeste një marrëveshje dypalëshe tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. “Ne kemi marrëveshje tregtare me kaq shumë rajone të botës,” tha ajo. “Do të kishte shumë kuptim të zhvillonim një marrëveshje të tillë tregtare, të ngjashme me atë që kemi bërë me Kanadanë.”
Pas 13 vitesh në detyrë, zonja Merkel ka njoftuar se nuk do të kërkojë rizgjedhjen në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen më vonë këtë vit.
VOA
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Përpjekjet e Presidentit Biden për të rigjallëruar dhe reformuar ekonominë amerikane kanë tërhequr vëmendje të madhe, por administrata ndërkaq po punon edhe në ...
“Të gjithë ata që vaksinohen deri më 31 maj, do të marrin 3000 (25 Euro) dinarë”, deklaroi presidenti Aleksandar Vuçiç. Do të shpërble...
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbështesin një inciativë të Organizatës Botërore të Tregtisë për të hequr mbrojtjen ndaj pronës intelektuale për vaksinat kund...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e vazhdon turneun në Evropë me një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku të enjten ai pritet të takohet me Pres...
Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga lig...
FRANCË- Qeveria franceze ka paralajmëruar Anglinë me ndërprerjen e energjisë elektrike në Jersey. BBC shkruan se kjo gjë ka ardhur për shkak të një mosmarr...
KOLUMBI- Protesta të shumta anti-qeveritare kanë shpërthyer në Kolumbi. Geo.tv shkruan se protestat në Kolumbi kanë filluar për shkak të një reforme të propozua...
KOSOVË-Apple Maps pasi ka shtuar Kosovën në hartë, pas një peticioni, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, që bëri të mund...
SHBA-Mark Zuckerbeg dhe bordi mbikëqyrës i Facebook ditën e sotme mbështeti pezullimin e ish-Presidentit të SHBA Donald Trump nga kompania, por tha se kompania ...
BRUKSEL-Ekspertët e OBSH konfirmojnë se vaksina kineze kundër koronavirusit Sinovac është efikase te të rriturit nën 60 vjeç, por disa të dhëna për rrezi...