LIVE UPDATES
Bota

Merkel dhe dridhja: Himni ulur

12 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe kancelarja e i ftuari i saj qëndrojnë ulur në karrike. Fare të qetë dhe pa asnjë dridhje Merkel dëgjonte himnet e të dyja vendeve. 

Të mërkurën sërish një atak dridhjesh 

Të mërkurën (10.07) kancelarja 64 vjeçare pësoi një atak të tretë me dridhje brenda pak javëve, në kohën që qëndronte në hollin e nderit të kancelarisë. Por pak pas kësaj Merkel u paraqit ashtu siç e njohin atë të gjithë prej shumë vitesh. E qetë, e saktë, pa emocione të mëdha, me një buzëqeshje të lehtë: “Jam mirë. E kam thënë edhe një herë, që ndodhem në një fazë për ta kapërcyer atë që ndodhi gjatë nderimeve ushtarake së fundi me presidentin Selenskyj. Kjo fazë duket ende nuk ka kaluar, por ka përparime. Më duhet të jetoj një farë kohe më këtë. Unë jam mirë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar.” Këtë deklaratë ajo e bëri vetëm një orë pasi kishte pasur dridhje të forta për herë të dytë.

Shëndeti i Merkelit: Temë kryesore e gazetave bulevardeske 

A është e sëmurë kancelarja? Mos vallë ajo është në forcat e fundit? Një ditë pas atakut të fundit gazeta më e madhe bulevardeske e Gjermanisë shkruan: “Nuk ka të ndalur.” Në mes të qershorit Merkel priti presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Selenskyj. Në hollin e kancelarisë ajo pati dridhje të forta. Nëntë ditë më vonë ndodhi e njëjta gjë. Në selinë presidenciale kështjellën Bellevue bëri betimin ministrja e re e Drejtësisë dhe kancelarja qendronte e sforcuar me duart para trupit, por shumë shpejt sërish ajo mundi të lëvizë. 

Thjesht sepse nuk kishte pirë sa duhet lëngje?

Në rastin e parë të atakut gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit ukrainas, Merkel tha se nuk kishte pirë ujë mjaftueshëm. Faktikisht atë ditë në Berlin bënte shumë nxehtë. Pas atakut të dytë gazetarët nga kancelaria deklaruan, se kemi të bëjmë me sa duket me një lloj reagimi psikologjik, që Merkel tashmë e ka konfirmuar zyrtarisht. 

Ajo që duket qartë dhe e kuptueshme, u trajtua nga zyra e shtypit të qeverisë si një çështje sekrete shtetërore. Pak minuta përpara se kancelarja të fliste hapur, se i duhej tani të jetonte me dridhjen e herë pas hershme, zëdhënësja Ulrike Demmer relativizoi. Gjithçka është mirë, kancelarja nuk ka gjë: “Ajo i ka përballuar shumë mirë të gjitha takimet javën e kaluar.” Kjo është e vërtetë. Merkel nuk i ka anuluar takimet, ka negociuar në samitin e G20 në Japoni deri natën. E këtë e ka theksuar Merkeli: “Jam mirë!”

Politikanë të sëmurë? Një risi në Gjermani

Fakti që në Gjermani po flitet relativisht hapur për gjendjen shëndetësore të kancelares dhe se si pozicionohet ajo ndaj kësaj, është një zhvillim i ri në Gjermani. Informacionet për gjendjen shëndetësore të kancelarëve në të shkuarën kanë qenë përjashtim. 

Willy Brandt, kancelari socialdemokrat në fillim të viteve shtatëdhjetë, ka pasur për kohë të gjatë faza depresioni, por gjermanët nuk kanë ditur gjë për këtë. Helmut Kohl e ka përballuar si kancelar më 1989 ribashkimin, e po ashtu edhe tentativat e kritikëve brenda partisë krisitandemokratë (CDU) për ta rrëzuar atë, ndonëse ai vuante prej dhimbjeve të tmerrshme nga prostati. Askush nuk mësoi gjë për këtë. 

Kancelarët e dinin se çfarë bënin. Gjermanët, të cilët e çmojnë besimin tek politika, nuk duan, që udhëheqësit e tyre të kenë dobësi dhe në të shumtën e rasteve as nuk duan ta dinë këtë. Edhe politikanëve në Gjermani më shume se në demokracitë e tjera u lejohet ruajtja e sferës private. Në vende të tjera kjo diferencohet. Sot në SHBA flitet hapur për vlerat e gjakut të presidentit, edhe në Francë nuk është e padëgjuar të flitet për shëndetin e presidentit. Por shembulli i SHBA-së tregon edhe se nuk ka qenë gjithmonë kështu: Presidentët Franklin D. Roosevelt dhe John F. Kennedy gjatë mandatit të tyre kanë qenë të sëmurë rëndë, por opinioni nuk e mësoi kurrë këtë. 

Orar i plotë pavarësisht “Multipler Sklerose”

Komportimi mes daljes në publik dhe sëmundjes po ndryshon edhe në Gjermani. Kanë qenë disa raste të veçanta që kanë kontribuar në këtë drejtim. Kryeministrja mjaft popullore e landit  Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer nga partia socialdemokrate (SPD) ka folur gjithmonë hapur për sëmundjen e saj nga Multipler Sklerose. Diktaturat dhe demokracitë e menaxhuara e kanë të vështirë këtë. Qoftë në Europën Lindore apo në Azi, në Afrikë e në Amerikën Latine: diktatorët dhe autokratët nuk sëmuren, të paktën jo zyrtarisht. Për ta mbuluar këtë imazh Vladimir Putini kalëron me torsin e zhveshur në natyrë. Në Gjermani Angela Merkel gjatë pritjes me nderime ushtarake e ka zhveshur nga dramaciteti debatin për gjendjen e saj shëndetësore, duke deklaruar, se: “më duhet të jetoj tani për tani me dridhjen.” Ajo ka nisur të thyejë një tabu tashmë.

Marrë nga VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel dridhjet e merkel zeri i amerikes angela merkel dridhjet e merkel zeri i amerikes

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën