Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me rreth 93% të votave të numëruara, kandidati i pavarur Calin Georgescu ishte në krye me rreth 22% të votave, ndërsa Ciolacu i Partisë Social Demokratike (PSD), pasoi me 20%.
RUMANI- Një populist pak i njohur, kandidati prorus i ekstremit të djathtë ka marrë drejtimin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë dhe ka të ngjarë të përballet me kryeministrin e majtë Marcel Ciolacu në një balotazh pas dy javësh, një rezultat që ka tronditur peizazhin politik të vendit.
Me rreth 93% të votave të numëruara, kandidati i pavarur Calin Georgescu ishte në krye me rreth 22% të votave, ndërsa Ciolacu i Partisë Social Demokratike (PSD), pasoi me 20%.
Elena Lasconi e partisë Save Romania Union (USR) ishte rreth 18%, dhe George Simion, kreu i Aleancës për Unitetin e Rumanëve (AUR) të ekstremit të djathtë mori 14.1%.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, 9.4 milionë njerëz - pak më shumë se 52% e votuesve me të drejtë vote - kishin hedhur votën e tyre, sipas të dhënave nga Autoriteti i Përhershëm Zgjedhor.
Georgescu kandidoi në mënyrë të pavarur dhe nuk ishte i njohur gjerësisht. Ai ia kaloi shumicës së sondazheve lokale, duke shkaktuar tronditje në establishmentin politik të Rumanisë ndërsa u ngjit në pozicionin e votimit.
Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ekstremi i djathtë duket se është fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve.
Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton mbi 50 për qind të votave, atëherë më 8 dhjetor do të mbahet rundi i balotazhit ndërmjet dy kandidatëve më shumë vota. Ky raund balotazhi do të mbahej vetëm një javë pasi Rumania më 1 dhjetor të mbajë zgjedhjet parlamentare.
Ciolacu ishte kandidati favorit para mbajtjes së zgjedhjeve dhe sondazhet para votimeve thanë se pesë kandidatë kanë gjasa të avancojnë në raundin e balotazhit për të zëvendësuar presidentin në largim të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe të fundit si president.
Georgescu, 62-vjeçar, është kritikuar nga mediat në Rumani për shprehjen e qëndrimeve proruse. Ai tha se votat e fituara nga ai paraqesin fitore të vërtetë për Rumaninë.
foto ilustruese IZRAEL- Ambasadori izraelit në Uashington tha se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund lu...
Ayatollah Ali Khamenei IZREAL- Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të hënën se duhet të jepen dënime ...
permbytje ne Uells BRITANI- Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi stuhia Bert përfshiu Mbretërinë e Bashkuar, duke shk...
Donald Trump SHBA- Donald Trump planifikon të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv menjëherë pas marrjes s&eu...
Lajçak BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes k...
foto ilustruese UKRAINË- Një burim për CNN ka thënë se një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe gru...
Foto ilustruese ITALIA- Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime d...
James Scott Rhys Anderson UKRAINË- Forcat ruse thuhet se kanë kapur një britanik ndërsa ai po luftonte për Ukrainën. Në ...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Prej ardhjes së talebanëve në pushtet në gusht 2021, Afganistani ka qenë në nj&eum...
foto ilustruese GJERMANI- CDU kryeson sondazhet për të udhëhequr qeverinë e ardhshme gjermane, Por a do t’i shkurtojë ajo p&...