Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Largimi i papritur i zotit Abbate pas një karriere 28 vjeçare në FBI krijon paqëndrueshmëri shtesë për një agjenci të zbatimit të ligjit, që tashmë ishte përgatitur për një periudhë paqëndrueshmërie në rast se zoti Patel do të konfirmohej
SHBA- Paul Abbate, i cili u bë drejtor i FBI-së në detyrë pas dorëheqjes së ish-drejtorit Christopher Wray, në një email dërguar drejtuesve të lartë të hënën, i siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press, njoftoi daljen në pension.
Paul Abbate pritej të drejtonte FBI-në ndërkohë që po zhvillohen procedurat e konfirmimit në Senat për të emëruarin e Presidentit Trump Kash Patel për këtë post. Por pas daljes në pension të drejtorit në detyrë Abbate të hënën, ditën kur Presidenti Trump mori detyrën, nuk ishte menjëherë e qartë se kush do ta zëvendësonte.
“Kur drejtori më kërkoi të qëndroja në detyrë për një kohë të shkurtër, unë e bëra këtë për të siguruar një vazhdimësi dhe tranzicion më të lehtë për FBI-në. Tani, me ardhjen e një udhëheqjeje të re, pas afro katër vitesh në rolin e zëvendësit, unë po largohem nga FBI-ja sot”, thuhet në emailin e zotit Abbate.
Largimi i papritur i zotit Abbate pas një karriere 28 vjeçare në FBI krijon paqëndrueshmëri shtesë për një agjenci të zbatimit të ligjit, që tashmë ishte përgatitur për një periudhë paqëndrueshmërie në rast se zoti Patel do të konfirmohej. Një mbështetës besnik i Presidentit Trump, zoti Patel ka kritikuar vazhdimisht udhëheqjen e FBI-së dhe procesin e saj të vendimmarrjes dhe ka alarmuar demokratët me deklarata që sugjerojnë se ai do të ishte i gatshëm të përdorte FBI-në për të ndëshkuar kundërshtarët politik të zotit Trump.
Megjithëse emaili i zotit Abbate nuk shpjegonte se kush mund ta pasonte atë, FBI-ja ka një plan për zëvendësimin e udhëheqjes në situata të tilla, sipas një personi që foli me kusht që të mbetej anonim.
Dita e fundit e zotit Wray në detyrë ishte e diela, duke e bërë zotin Abbate drejtor në detyrë për vetëm një ditë.
Paul Abbate ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në karrierën e tij gati tre dekadashe në FBI, duke përfshirë atë të drejtuesit të zyrave të FBI-së në Detroit dhe Uashington dhe atë të ndihmës drejtorit ekzekutiv për degën kriminale kibernetike. Ai u emërua në postin e zëvendësdrejtorit të FBI-së, posti i dytë më i lartë përgjegjës për aktivitetet hetimore të FBI-së, në vitin 2018.
“Në hapat tuaj përpara, vazhdoni të respektoni vlerave tona thelbësore, mbështetni partnerët tanë dhe kujdesuni për ata që shërbejnë përkrah jush. Faleminderit për shërbimin tuaj”, thuhet në emailin e zotit Abbate.
Zoti Wray u emërua nga Presidenti Trump gjatë mandatit të tij të parë dhe shërbeu në postin e drejtorit të FBI-së për më shumë se shtatë vjet. Zoti Wray muajin e kaluar njoftoi daljen në pension, rreth një javë pasi Presidenti Trump deklaroi se për postin e drejtorit të FBI-së do të emëronte zotin Kash Patel./VOA
Ursula von der Leyen, Donald Trump BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpin për mandatin e dytë pr...
Vance SHBA- Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ek...
Donald Trump, Melania SHBA- Donald Trump nuk arriti të puthte në faqe bashkëshorten e tij Melania pak çaste para se të betohet s...
Donald Trump SHBA- Një nga premtimet e fushatës së Presidentit të 47-të të SHBA-së, Donald Trump, ishte tërhe...
Musk dhe Trump SHBA- Pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump, do të ngrihet një padi kundër Departamentit të sapokrijuar t&eum...
Erdogan, Trump TURQI- President turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se është shumë e rëndësishme të ruhet miqësia me&nb...
Donald Trump, Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar sot presidentin e ri të SHBA-së,&...
Donald Trump SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara tha se në Lindjen e Mesme, do t&eum...
pamje nga vendngjarja SHBA- Ish-Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden sapo kanë hipur në helikopterin Marine One për t'u la...
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy uroi Donald Trump për inaugurimin e tij si president i SHBA. Z...