LIVE UPDATES
Aktualitet

Megaoperacioni në Tiranë, Veliu jep detaje: Ishin në hetim për më shumë se një vit, kemi bashkëpunuar me SHBA (EMRAT)

19 Maj 2020, 11:58 Nga DOSJA
Megaoperacioni në Tiranë, Veliu jep detaje: Ishin në hetim

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka treguar detaje në lidhje me operacion e gjerë të zhvilluar mbrëmë në Tiranë, ku janë arrestuar 15 persona për falsifikim të dokumenteve dhe trafikimin e qytetarëve drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Veliu në një deklaratë për shtyp u shpreh se është goditur një grup kriminal që për më shumë se një vit ka qenë në hetim dhe është bërë një operacion në bashkëpunim me ambasadën e SHBA në Tiranë. 

Sipas tij ky grup kriminal u ka shitur dokumente mbështetëse false për shtetasit shqiptarë që donin të merrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. “Për te ndjekur dhe hetuar ketë rast u krijua Task Forca hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”. Kjo Njësi Hetimore e njohur nga amerikanët si “Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët”, e përbërë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (ASP-DSS), ka qenë përgjegjëse për të gjithë punën hetimore dhe rezultatet e deritanishme”, shtoi Veliu .

REAGIMI I PLOTË

Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA, procedim ky i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbulluara u finalizua me sukses operacioni i koduar “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë). Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie “Arrest në burg”, 7 me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe 2 me masë shtrëngimi “Detyrim paraqitjeje” në Policinë Gjyqësore, konkretisht:

1.Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 2. Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 3. Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 4. Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 6. Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;  7. Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 8.Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 9. Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

10. Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 11. Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 12. Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 13. Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 14. Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; 15. Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit G. B., A. K., B. T., B. I., B. M., A. M., E. B., si dhe masat e sigurimit “Detyrim paraqitjeje” për shtetasit D. S dhe A. C. Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë. Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj.

Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj. Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

Nga hetimet e kryera ndaj këtij grupi kriminal, gjatë një viti, janë arritur të dokumentohen disa raste të personave të kapur dhe të arrestuar në vendet si Itali, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, konkretisht: • Në aeroportin e Romës, Itali është kapur me pasaportë të falsifikuar 1 shtetas; • Në aeroportin e Londrës janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara sllovake (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi), 2 shtetas; •Në Gjibraltar është kapur me kartë identiteti italiane të falsifikuar 1 shtetas;

•Në aeroportin e Bilbaos, Spanjë është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara rumune 1 shtetas; •Në Madrid janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 2 shtetas; • Në aeroportin e Berlinit, Gjermani, është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 1 shtetas; • Në aeroportin e Barcelonës është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara greke 1 shtetas; Nga hetimet, këtij grupi kriminal i është dokumentuar veprimtaria kriminale në lidhje me kapjet dhe arrestimet e personave që kanë tentuar të udhëtojnë nga Shqipëria për në Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar, ku dokumentet e dyshuara të falsifikuara dërgoheshin me autobusët e agjencive turistike, më konkretisht: • Më datë 15.01.2020 është finalizuar operacioni “Start”, ku shoferit të një agjencie turistike iu gjetën dhe u sekuestruan në Portin e Durrësit, 12 dokumente çeke të dyshuara të falsifikuara (pasaportë, karta identiteti, leje drejtimi); • Më datë 23.01.2020 në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë është kapur shtetasi M. F. me dokumente të dyshuara çeke (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi); • Më datë 26.01.2020 në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas është kapur shtetasja E. B. me dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë) sllovene;

Kjo organizatë gjithashtu ka shitur dokumente mbështetëse false për shtetasit shqiptarë që donin të merrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Për te ndjekur dhe hetuar ketë rast u krijua Task Forca hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”. Kjo Njësi Hetimore e njohur nga amerikanët si “Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët”, e përbërë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (ASP-DSS), ka qenë përgjegjëse për të gjithë punën hetimore dhe rezultatet e deritanishme. Dje, kjo Njësi e Përbashkët Hetimore, me mbështetjen e rreth 300 forcave policore në të gjithë vendin, finalizoi me sukses në kohë rekord prej 17 minutash operacionin për goditjen e gjithë grupit kriminal. Ky operacion i radhës tregon edhe njëherë besueshmërinë e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit që kanë tek Policia e Shtetit, për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe terrorizim. Policia e Shtetit gjen sërish rastin të falënderojë për suportin, bashkëpunimin dhe besimin ambasadën amerikane në Tiranë dhe veçanërisht Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.

Operacioni “Crystal Eagle” është finalizuar ditën e djeshme. Dosja.al raportoi e para, se operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tiranë është kryer në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit. 15 anëtarët e grupit janë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, 7 të tjerë në “arrest në shtëpi” dhe 2 “detyrim paraqitje”. Këto janë masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir spahia altin memaj ardi veliu azem tanushi blerim coka bukurie ahmetaj eduart haxhiu elvis ahmetaj elvis qemaj gëzim gjonaj ilir ferati juxhin tirana klajdi llika mark gjinaj megaoperacion ne rinas shkëlzen avduli xhelil dauti admir spahia altin memaj ardi veliu azem tanushi blerim coka bukurie ahmetaj eduart haxhiu elvis ahmetaj elvis qemaj gëzim gjonaj ilir ferati juxhin tirana klajdi llika mark gjinaj megaoperacion ne rinas shkëlzen avduli xhelil dauti

Sondazh

Poll

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar