Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
Goditet mafia shqiptare në Belgjikë! Mbi 1 mijë efektivë arrestojnë 64 persona
27 Tetor 2021, 10:40Nga DOSJA
BELGJIKË– Një megaoperacion i zhvilluar në Belgjikë ka zbuluar një mafia shqiptare e cila prodhonte kokainë. Në pranga janë vënë 64 persona, pjestarë të grupit që kishin në zotërim gjashtë laboratore droge, ku prodhonin kokainë e më pas e shpërndanin për shitje me shumicë. Autoritetet belge kanë zbuluar se më shumë se një ton kokainë dilte nga laboratorët çdo javë.
Lënda narkotike transportohej në një numër të madh vendesh evropiane përmes korrierëve. Vendet në të cilat shpërndahej lënda narkotike janë: Itali, Gjermani Suedi, Angli, Francë, Holandë dhe Portugali.
Policia ka mundur të sekuestrojë, armë zjarri, pajisje që përdoreshin për prodhim, më shumë se një milion euro cash, një sasi të madhe me shufra ari, mbi 50 makina luksoze, ora dhe dronë.
Në operacion morën pjesë më shumë se 1,100 njësi speciale dhe forca policie të armatosura. Ky operacion ishte mbajtur sekret për një kohë të gjatë, dhe më parë kontrollet janë kryer në 120 banesa për të zbuluar se ku vepronin kriminelët.
“Nuk ka dyshim: krimi ndërkombëtar ka zënë rrënjë shumë thellë tek ne,” tha në një konferencë për shtyp Eric Snoeck, drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale Federale.
Sipas tyre është mafia shqiptare, që po kontrollon tregtinë evropiane të kokainës nga Belgjika në një aleancë me Ndrangheta të Italisë së Jugut.
TIRANË– Detektivja private Shkënda Lili zbuloi në emisionin “Opinion” se në zyrën e saj drejtohen burra dhe gra të cilët kërkojnë të përgjojnë apo ko...
TIRANË– Aktori i mirënjohur shqiptar Reshat Arbana ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ai kërkon që secili prej nesh të mbrohe...
KRUJË– Numri i qytetarëve me gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të ujit ka arritur deri në 500. Mëngjesin e sotëm janë paraqitur në urgjencën ...
KRUJË– Prokuroria e Krujës ka dalë me një komunikatë për mediat lidhur me helmimin masiv në zonë, ku më shumë se 500 qytetarë kanë përfunduar në spit...
TIRANË– Salillari tashmë e ka kthyer në një kosh të madh plehrash Tiranën. Nga filmimet e ardhura në redaksi rezulton, se Salillari ka hedhur në Vorë...
KRUJË– Uji në Krujë ka disa ditë që mungon pasi ujësjellësi i zonës ka pikasur se përmban amoniak. Kjo besohet se është dhe arsyeja e helmimit të më ...
KRUJË– Ditën e sotme ka pasur një përmirësim të situatës së helmimit në Krujë. Megjithatë bilanci i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka arr...
SHKODËR– Kristian Sheri dhe Armando Marku dy miqtë e Aldi Ramës, me të cilin ishin në makinë në momentin kur ai qëlloi me armë zjarri nënkomisarin Sa...
TIRANË– Babë e bir të cilët akuzohen se kanë vrarë Alekt Muhajn më 6 shtator të vitit 2018, janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër...