LIVE UPDATES
Insights

Media belge: Shqipëria, një narko-shtet nën influencë të trafikantëve

29 Qershor 2019, 15:11 Nga DOSJA
Media belge: Shqipëria, një narko-shtet nën influencë

TIRANË- Kjo e dielë, 30 qershor do të jetë një ditë vendimtare për Shqipërinë. Në zemër të “barutit” ballkanik, banorët ftohen të votojnë për të zgjedhur Kryetarët e rinj të Bashkive. Por Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe opozita e djathtë bojkotojnë këto zgjedhje të kërkuara nga Kryeministri socialist, Edi Rama. Motivi i bojkotit : përgjime telefonike në të cilat Kryeministri bisedon me një trafikant të njohur droge dhe që konfirmojnë akuzat për korrupsion që i adresohen prej muajsh.

Një konflikt institucional në zemër të Europës – vendi i “shqiponjave” ka paraqitur kandidaturën e saj në BE – që rikujton atë në Venezuela. Ndërkohë që incidentet e dhunshme shtohen gjatë javëve të fundit, kancelaritë druajnë që dita e votimit të kthehet në një luftë civile.

“Kanabistan” europian.

Droga dhe politika shkojnë së bashku në Shqipëri prej kohësh. Diktatori Enver Hoxha kishte të mbjellat e tij me kanabis që i çonte drejt Italisë. Me vdekjen e tij në 1985, Sigurimi, Stasi shqiptar, morri radhën. Por është duke filluar 2005, në një kohë që partia demokratike (e djathta) është në pushtet, që shërbimet anti-drogë europiane zbulojnë fshatin e Lazaratit, në jug të vendit. Fshatarët atje mbillnin 5.000 hektarë kanabis që prodhonin 900 ton drogë. Një skandal i denoncuar nga socialistët që morrën pushtetin në vitin 2013. Një vit më pas, 800 ushtarë të trupës së elitës rrethojnë këtë zonë të lirë dhe lufta zgjat dy ditë. Një qind ton kanabis sekuestrohen.

Shkelmimi i folesë në fakt veçse i shtriu më tej të mbjellat, këtë rradhë me bekimin e socialistëve të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Sekuestrimet rriten. Në 2016, “Guarda di financa” italiane që realizon fluturime të vendit, vlerëson që 15.8% të territorit shqiptar i dedikohet kulturës së kanabisit, dhe që vendi prodhon 9.300 ton hashash, që importohen në të gjithë Europën, çka përfaqëson mbi 10% të PBB së vendit. Turistët përfundojnë pa dashje në të mbjella me drogë që nuk kanë fund. Shqipëria është bërë një narko-shtet, “kanabistan-i” i Europës.

Banane dhe kokaine kolumbiane

Duke filluar 2017, fotot ajrore detektojnë më pak të mbjella. “Por sekuestrimet rriten”, deklaron komisar Leggeri, komandat i forcave të policisë në jug të Italisë. “Gjeni gabimin.” Gabimi është përparimi teknologjik. Trafikantët kanë mësuar të kultivojnë së brendshmi, në uzina të braktisura osë në tunele ushtarake. Ata kanë bërë një kërcim në cilësi gjithashtu duke investuar paratë e kanabisit në kokainën kolumbiane.

Në 28 shkurt 2018, 613 kg pluhur i bardhë zbulohen në një ngarkesë bananesh. Trafikanti, Arbër Cekaj, kishte sjellë 97 kargo me banane gjatë dy viteve të fundit, duke rritur me 10 herë importin e këtij fruti nga Kolumbi. Tashmë rrjetet shqiptare të vendosura në Amerikën e jugut bëjnë grosistin dhe negociojnë ngarkesat e kokainës që po përmbytin Europën.

Përfshirja e socialistëve në pushtet është i qartë. Ish-ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, do të gjykohet në korrik për trafik droge. Vëllai i pasuesit të tij, Fatmir Xhafaj, është dënuar në Itali për trafik kokaine. Qindra përgjegjës policie, të ushtrisë apo dhe gjyqtarë, janë të kompromentuar. Deri në Kryeministrin personalisht.

“Ky votim nuk është kushtetues”

Lulzim Basha është lideri i Partisë Demokratike, grupimi i opozitës ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës.

Përse i bojkotoni ju zgjedhjet e të dielës?

Nuk ka zgjedhje të dielën. Ky votim nuk është kushtetues, Presidenti i Republikës e ka deklaruar ilegal dhe vetëm ai mund t’i thërrasë ato. Në 31 bashki nga 61, nuk do të ketë kandidat të opozitës, dhe në 30 bashkitë e tjera, opozita përfaqësohet nga një parti fasadë që qeveria e themeloi në një natë. Socialistët i manipuluan votimet e 2015 dhe të 2017 me bashkëpunimin e krimit të organizuar dhe të narko-trafikantëve. Ne e dimë këtë gjë dhe ne kemi provat.

Në të shkuarën dhe partia juaj është akuzuar për kompromis me trafikantët e drogës dhe, ju gjithashtu, jeni nën hetim për pastrim parash. E gjithë politika shqiptare është e korruptuar?

Për të më kompromentuar, kanë fabrikuar prej dy vitesh akuza të rreme. Kam bashkëpunuar plotësisht me drejtësinë. Ata nuk kanë asgjë. Lufta kundër drogës është një prioritet për Partinë Demokratike. Kur ne ishim në pushtet, policia italiane, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Komuniteti europian e kanë konfirmuar këtë gjë. Ndërkohë që sot, Shqipëria është eksportuesi i parë i kanabisit në Europë. Krimi i organizuar i përdor këto fitime për të paguar politikanë dhe për të investuar në kokainë dhe në heroinë. Në Londër, Roterdam, Hamburg, trafikantët shqiptarë drejtojnë trafikun. Kryeministri është një delinkuent politik, një gënjeshtar i përfshirë në trafikun e drogës.

A ka një zgjidhje paqësoje për të dalë nga kriza politike?

Duhet të respektohen vlerat evropiane dhe të zhvillohen zgjedhje të lira (shënim i gazetës : Shqipëria është kandidate për të hyrë në BE). Këto zgjedhje nuk mund të zhvillohen me një Kryeministër që ka manipuluar zgjedhjet në 2015 dhe në 2017. Largimi i Edi Ramës është një kusht sine qua non. Dhe të gjithë kriminelët dhe politikanët e korruptuar të denoncuar nga antimafia duhet të gjykohen. Këto janë dy kushtet e opozitës. Por ne jemi kundër dhunës.

Marrë nga LE SOIR

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione media belge zgjedhjet lokale 30 qershror 2019 media belge zgjedhjet lokale 30 qershror 2019

Sondazh

Poll
Insights 28 Qershor 2019, 05:23

Tre interpretime për datën e re të Metës

Shpallja e një dekreti tjetër presidencial për 13 tetorin, si data e re e zgjedhjeve lokale, megjithëse faktikisht do të injorohet nga shumica parlamentare, ka ...

Insights 23 Qershor 2019, 06:27

Historia e rrogës time të parë

Në fakt nuk e mbaj mend rrogën e parë. Për këtë që do të shkruaj mund të ketë qënë e pesta a e gjashta. Por ngaqë më kujtohet mirë, them se nuk do bezdiseni nga...

Insights 22 Qershor 2019, 09:38

Vettingu i Ulsiut

Vettingu i Ulsiut1. Gjyqtari Idriz Mulkurti, dënoi me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin (edhe pse u kërcënua në sallë të gjyqit me foton e vajzës). Vendimi i t...

Insights 20 Qershor 2019, 16:55

Edi Rama shtyn Shqipërinë drejt konfliktit civil

GREQI- Refuzimi i tij për të hequr dorë nga pushteti ka çuar në përndjekjen e kundërshtarëve të tij politikë. Shqipëria është në një konflikt të thellë d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet