Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Mediat në Rusi: Nesër zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve me Ukrainën
1 Mars 2022, 12:35Nga DOSJA
RUSI – Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet shtetërore të të dyja vendeve, mediat ruse pretendojnë se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës lidhur me luftën mes tyre. “Ria Novosti” mori informacion nga një diplomat ukrainas.
“Bisedimet e ardhshme do të mbahen nesër në 2 mars”, thuhet në median në fjalë.
Shkencëtari bjellorus i studimeve politike Yury Voskresensky konfirmoi gjithashtu të njëjtën gjë.
“Sipas të dhënave të mia paraprake, bisedimet do të mbahen nesër”, përgjigjet Voskresensky, i cili është bashkëpunëtor i organizatorëve të bisedimeve. Ai theksoi se delegacioni i parë do të mbërrijë sonte në mbrëmje në Minsk dhe se negociatat do të zhvillohen në kufirin bjelloruso-ukrainas.
Rusia dhe Ukraina zhvilluan dje raundin e parë të bisedimeve për çështjen e luftës në Ukrainë. Negociatat zgjatën 6 orë, por palët nuk dhanë informacione zyrtare pas takimit. Kievi kërkon armëpushim dhe tërheqje të menjëhershme të forcave ruse nga territori i saj, ndërsa Moska kërkon marrëveshje afatgjatë me fqinjin ukrainas dhe moscënim të integritetit të saj territorial. Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenskyy ende nuk kanë rënë dakord për t’u takuar.
UKRIANë – Kjo është harta e goditjes me raketë të ndërtesës së bashkisë së Kharkivit mëngjesin e sotëm. Nga burimet ukrainase mësohet se janë shkatërruar ...
UKRAINË – Mijëra ushtarë rusë dhe separatistë Rusisë janë përpjekur të kapin qytetin e Mariupolit në juglindje të Ukraiëns prej gati 1 jave.Forcat ru...
UKRAINË– Më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Ukraina po strehohen në vendet fqinje. Njerëzit e dëshpëruar po shkojnë drejt perëndimit pas pushti...
UKRAINË– Në rrugët brenda dhe jashtë Dnipros, qytet në Ukrainë burrat kanë nisur të ndërtojnë postblloqe, duke fortifikuar vendin e tyre. BBC shkruan...
NJU JORK – Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoi sot se më shumë se 500 mijë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që prej nisjes së luftës në vend...
STRASBURG– Një mesazh i fortë ka rrëqethur sallën e Parlamentit Evropian. Një prej të pranishmëve është shprehur se ndjen se zemra i pikon gjak kur flet p...
MOSKë – Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëri me dije sot se do të nisë një operacion të goditjes së shënjestrave të rëndësishme në Kiev. Në njoftimin e sa...
UKRAINË– Ministri i mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov ka hedhur poshtë lajmet se Rusia ka bllokuar forcat ukrainase nga deti Azov. BBC shkruan se...