LIVE UPDATES
Bota

Media italiane: Nga platforma e Gazpromit, tek marrëveshjet ndërmjet partive që kanë lidhje me Moskën

13 Korrik 2019, 08:20 Nga DOSJA
Media italiane: Nga platforma e Gazpromit, tek marrëveshjet ndërmjet

ITALI- Prej pak më shumë se dy vite lidhjet mes Legës dhe Rusisë së Bashkuar, partisë së presidentit Vladimir Putin janë të një natyre të rregullt. Ndërmjet dy forcave ekziston një “marrëveshje bashkërenditjeje dhe bashkëpunimi” e firmosur më 2017. Teksti i atij dokumenti pasqyron atë të së vetmes marrëveshje tjetër të rregullt që Rusia e Bashkuar ka përfunduar ndonjëherë me një forcë politike perëndimore: atë të pak muajve më parë me partinë e Lirisë austriake (Fpö), të skajit të djathtë.

Politologu ukrainas Anton Shevkovcov vë re se marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit austriakë dhe italianë janë pothuajse të njëjta fjalë për fjalë, aq sa bëjnë të mendohet se nuk janë diskutuar por detyruar nga Rusia e Bashkuar. Ndërmjet Legës dhe Fpö-së ka edhe një tjetër ngjashmëri në lidhjet me Moskën: të vetmet këto dy forca që kanë vendosur marrëdhënie të rregullta me rusët, janë edhe të vetmet që kanë pësuar dalje në shesh lajmesh dhe regjistrime të fshehta që paraqesin lidhjet në një dritë (së paku) të diskutueshme. Duket e pranueshme që ai që ka regjistruar bisedën e 18 tetorit ndërmjet Gianluca Savoinit dhe bashkëbiseduesve moskovitë të jetë njëri nga italianët e pranishëm së bashku me legistin. Për këtë mungojnë vërtetimet, por në mjediset diplomatike ka prirje për të menduar se regjia e operacionit mbi Savoinin ka qenë e sigurisë amerikane.

Sigurisht, disa pyetje që i ka drejtuar zëvendës kryeministrit legist, Matteo Salvinit, Buzzfeed-i, autori i sensacionit gazetaresk, kanë mbetur pa përgjigje. E para: “Cila është marrëdhënia e tij me Savoinin? Për çfarë arsye një njeri që nuk mban asnjë rol zyrtar në qeveri merr pjesë në udhëtime zyrtare në Moskë me ministrin, duke u ulur në mbledhje me ministrat rusë e duke marrë pjesë në darkat me presidentin Vladimir Putin? Në çfarë roli e bën gjithë këtë?” Në fakt Salvini gjendej në Moskë ditën e takimit të Savoinit me afaristër rusë.

Në kronikat e atij udhëtimi ka një zbrazësirë prej dhjetë orësh në të cilën Salvini ishte i pagjindshëm. “Çfarë ka bërë Salvini mbrëmjen e 17 tetorit në Moskë? E përse funksionarët rusë që do të kishte takuar atë mbrëmje përmenden të nesërmen gjatë takimit (të Savoinit) në Metropol Hotel?.”. Së fundi Buzzfeed don të dijë se çfarë din Salvini mbi takimin n’atë hotel. Deri tani nuk ka përgjigje. Sigurisht njëri nga funksionarët rusë të përmendur në bisedat e regjistruara është Vladimir Pligin, që ka lidhje të hershme e të ngushta me vetë Putinin dhe është përgjegjës i çështjeve ndërkombëtare të partisë Rusia e Bashkuar.

Nga ana tjetër lidhjet e Savoinit e ato të Legës me eksponentë afër Putinit ose partisë së tij janë mjaft të strukturuara. Siç kujton Giovanna de Maio për German Marshall fund, Shoqata Lombardi – Rusi e Savoinit ka mirëpritur disa herë ideologun putinian Aleksandër Dugin; sa i takon Legës ka ftuar të flasë në kongresin ultrakonservator të Familjes në Verona, shumë putinianin kryetar nderi të “Lëvizjes së të rinjve rusë e italianë”.

Ka pastaj aspekte më praktike. Siti kundër euro “scenarieconomici.it” për shembull është rritur shumë për trafik ndikimesh në këta vite. Në rrethin e tij bëjnë pjesë ose janë të afërt dy eurodeputetë legistë (Francesca Donato e Antonio Rinaldi), një zëvendës ministër i Çështjeve evropiane (Luciano Barra Caracciolo) dhe presidenti i Rai-t, Marcello Foa ndërmjet të tjerëve. “Scenari” nuk është një testatë e regjistruar dhe emri i organizatës që e ka regjistruar dhe e mbarështon  siton është e “fshehtë” dhe kontakti “teknik” është jashtë Italisë, në San Marino. Por kur riboton në siton ndërhyrjet në televizion  të politikanëve t’asaj pjese si Rinaldi vetë apo legisti tjetër Claudio Borghi, “Scenari” mbështetet shpesh në një kanal të veçantë: rutube.ru, platforma video në pronësi të gjigantit publik rus Gazprom.

Marrë nga VOAL.CH

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota media italiane partia lega rusia e bashkuar vladimir putin media italiane partia lega rusia e bashkuar vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 12 Korrik 2019, 11:38

Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe k...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!